Roje Pyelli (6)

prizren
Municipality of Prizren
Published
01/08/2020
Location
Prizren
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Duke u bazuar në nenin 8, dhe nenin 10 paragrafi 6, 7 dhe 8 të ligjit me nr. 03/L-212 të Punës, dispozitave të ligjit me nr. 04/L-077 mbi Marrëdhëniet e  Detyrimeve  dhe  në bazë  të Vendimit me  nr.  01/060-16243 të dt. 06.02.2020 të Kryetarit të Komunës, Komuna e Prizrenit, shpall:

KONKURS
Për angazhimin e punëtorëve sezonal 

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural Sektori i Pylltarisë
Pozita: Roje Pylli
Numri i të angazhuarve:6
Paga bruto 300 euro
Kohëzgjatja: 4 muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Të ruaj nga vjedhja, shkatërrimi, dëmtimi, trungjet e pa prera dhe të prera si dhe pjesëve të trungjeve-drunjëve në pyje, kulturat pyjore, pyllëzime, tokat pyjore dhe  prodhimet  pyjore jodrunore;
  • Ti ruaj nga shkatërrimi rrugët pyjore, depot e përkohshme, objektet pyjore, të informojë për uzurpimet e pyjeve, tokave pyjore dhe objekteve përcjellëse, të pengoj veprimet e tilla  në  kuadër  të mundësisë dhe kompetencave të tija;
  • Të ruaj dhe përkujdeset për mirëmbajtjen e shenjave të kufijve të jashtëm dhe të brendshëm të pyjeve, të ngastrave dhe njësive menaxhuese pyjore;
  • Të parandalojë gjuetinë ilegale, të përkujdeset mbi mbrojtjen e kafshëve  të  egra si dhe  mbrojtjen e objekteve në terrenet e gjuetisë;
  • Të kryej procedurën e qarkullimit të masës drunore dhe kontrollimin e transportit të prodhimeve drunore dhe jodrunore të pyjeve;
  • Në mënyrë të rregullt të përcjellë vëzhgimin hidrologjik dhe fenologjik, frytshmërinë  e  farës pyjore, paraqitjen e sëmundjeve, insekteve, dëmtuesve, fatkeqësive elementare, dëmtimet nga kafshët e egra, brejtësit dhe disa mekanizmave tjera, furtunave dhe vërshimeve, duke evidentuar dhe raportuar lidhur me këtë së paku njëherë në muaj;
  • Të zbatoj planin e masave të përcaktuar në mbrojtjen preventive të pyjeve nga zjarret, mirëmbajtjen e pikave vrojtuese, vendosjen e shenjave paralajmëruese dhe ndalesave;
  • Tek paraqitja e zjarreve pyjore apo ndezja e zjarreve të hapura më afër se 200m nga  kufiri  i  pyjeve menjëherë duhet intervenuar, duke nënkuptuar këtu edhe shuarjen e  zjarrit, dhe  nëse  i duhet ndihma duhet që urgjentisht të informojë Autoritetin pyjor komunal, shërbimet komunale dhe territoriale zjarrëfikse, si organe të emergjencës dhe të sigurisë;
  • Të ndalojë kullotjen ilegale, dëmtimet nga  kullotja,  nxjerrjen  e  gurëve,  zhavorrit,  rërës,  dheut dhe deponimeve mbeturinave në pyje pa lejen e organit përgjegjës;
  • Të informoj me shkrim eprorin e drejtpërdrejtë për veprimtarinë e tij;
  • Është i detyruar që të merrë pjesë në punët e kultivimit të pyjeve sipas urdhërit të udhëheqësit të drejtpërdrejt;
  • Të bёj fletëparaqitje për veprimet ilegale të prerjes, nxjerrjes,  grumbullimit,  përpunimit  të materialit drunor dhe jo drunor dhe të njëjtat të dërgojë në Gjykatat Kompetente;
  • Të konstatoj identitetin e personit të cilin e ka gjetur duke shkaktuar dëme në rajonin e vet të ruajtjes në bazë të dokumentacionit  si letërnjoftimi apo dokumentet tjera  përkatëse, gjësendet me të cilat e ka kryer veprën, përkohsisht ta konfiskoi masën drunore të prerë dhe mjetin transportues derisa tё pёrfundon procedura gjyqёsore me vendim tё formёs sё prerё;
  • Të mbajë personat nëse janë hasur në vendin e kryerjes së veprës, dhe sipas detyrës zyrtare të lajmërojë organin kompetent të policisë;
  • Rregullisht dhe në mënyrë të saktë të mbajë ditarin e punës për dëmet pyjore nga prerjet ilegale, sëmundjet, dhe dëmtuesit pyjor ku konstatohet vendi, koha, sasia dhe lloji i  prerjes,  vlera  e dëmeve pyjore dhe të dhënat tjera;
  • Kopja e ditarit në fund të çdo muajit i dërgohet Autoritetit pyjor komunal përmes përgjegjësit të mbrojtjes së pyjeve;
  • Të kontrolloj shfrytëzimin e pyjeve në ngastrat e lejuara për shfrytëzim në pyjet publike  dhe  të merr masa ndaj shfrytëzimeve jashtë lejes apo veprimeve tjera ilegale;
  • Të bëjë zëvendësimin e rojtarit tjetër gjatë kohës së pushimit vjetor,  pushimit  mjekësor  me urdhërin e Autoritetit pyjor

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Gatishmëri për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe me mbikëqyrje,
  • Aftësi të mira ndër-personale dhe mbajtja e kontakteve me personat vendimmarrës dhe
  • Të ketë aftësi të punoj me të tjerët në mjedis multi-etnik.

Kushtet e kërkuara:

  • Shkolla e mesme
  • Trajnime të ndryshme

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e Letërnjoftimit
  • Ekstrakti i lindjes
  • Diploma e Shkollës së mesme
  • Trajnime të ndryshme

Konkursi ngel i hapur 8 ditë kalendarike nga dt. 30.07.2020 deri më dt. 06.08.2020 që konsiderohet si ditë e fundit  e përmbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen  dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Kërkesa për aplikim mund të merret dhe të dorëzohet në  sportelin e pranimit nr. 2 në  objektin e Administratës Komunale në Komunën e Prizrenit, rr. ‘‘Remzi  Ademaj ’’p.n-Prizren  duke  filluar  prej orës 08:00 deri në orën 16:00.

Shpallja e plote.