Roje Pyelli (3)

komuna suhareke 150x150 1 e1605092574198
Municipality of Suhareka
Published
07/06/2021
Location
Suhareka
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 79 dhe 80 të Ligjit NR-061L-114 për zyrtarët publik, nenit 8 alineja 1 dhe 2 të ligjit të punës Nr- 031L-212 , dhe sipas nenit 6 të Udhëzimit Administrativ Nr- 0712017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik , Zyra e Personelit bën përsëritjen e këtij:

KONKURSI
(Përsëritje)

Vendi i punës: Roje Pylli — Tri (3) - Pozita
Përgatitja Profesionale: Kualifikimi Shkolla e Mesme
Drejtoria: Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari
Lloji i pozitës : Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës.
Paga Mujore : Koeficienti 4.5 Poenë
Orari i Punës: I plotë
Periudha e Kontratës: Me kohë të pacaktuar
Kohëzgjatja e punës provuese: Gjashte muaj

Qëllimi i vendit të punes: Angazhimi i drejtëpërdrejtë në mbrotjen e pyjeve dhe resurseve tjera natyrore.

Detyrat dhe përgjegjësit kryesore :

  • Të ruaj pyjet nga prerjet ilegale, dëmtimet, pyllëzimet:
  • Të ruaj nga shkatërrimet e rrugëve pyjore depove etj:
  • Të ruaj shenjat e kufijeve të pyjeve:
  • Të parandalojë gjuetin ilegale si dhe të mbrojë kafshët e egra në pyje :
  • Të kryej procedurat e qarkullimit të masës drusore:
  • Të zbatoje planin për mbrojtje kundër zjarreve:
  • Është i obliguar në shuarjen e zjarrëve në pyje dhe të informoje organet përgjegjëse:
  • Bënë fletëparaqitje për veprimet ilegale në pyje etj
  • Kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të eprorit:

Kushtet:

  • Të ketë përgatitje Shkolla e Mesme
  • Aftësi të komunikoj lishëm me qytetaret dhe stafin menaxhues dhe atë vartës.
  • Preferohen trajnime dhe kualifikime të tjera që ndërlidhen me vendin punës.

Shkathtësitë: Të ketë aftësi Psiko Fizike

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e vërtetuar e Diplomës se Shkollës së Mesme (kopja e noterizuar),
  • Dëshmi lidhur me programet trajnuese
  • Ekstraktin e Lindjes
  • Fotokopjen e Letërnjoftimit
  • Certifikatën që ndaj tijl asaj nuk zbatohen hetimet.

Komuna e Suharekës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe pret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Aplikacionet e pa kompletuara sipas kushteve të konkursit si dhe ato qe arrin pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

Aplikacionet do të merren zyrën e Personelit Nr-11 dhe dorëzohen ne Zyrën Pritëse. Data e
njoftimit në portalin shtetëror konkursi.rks-gov.net është prej datës 07.05.2021 deri me datë
06.06.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 07.06.2021 deri me datë: 21.06.2021.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë pas publikimit në mjetet e informimit.