Roje Objekti

komuna e podujeves 150x150 1 e1605092554284
Municipality of Podujeva
Published
02/12/2021
Location
Podujeva
Category
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

Bazuar në Nenet 79, 80 dhe 81 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës dhe Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për  Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Podujevës shpall: 

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS 

DREJTORIA E ADMINISTRATËS 

  • POZITA: Roje Objekti, (1) një pozitë 
  • KOEFICIENTI: 5 
  • LLOJI I POZITËS: I karrierës, (Periudhë provuese 6 muaj)  
  • ORARI I PUNËS: 40 orë në javë 
  • MBIKËQYRËSI: Drejtori i Drejtorisë 

Përshkrimi i detyrave të punës : 

  • Gjatë orarit të punës në vazhdimësi kujdeset për mbajtjen e rendit;
  • Përcjell hyrjet dhe daljet në objektet e Komunës, të nëpunësve dhe të personave të tjerë  dhe sipas nevojës merr masa adekuate për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë brenda dhe  përreth objekteve të Komunës; 
  • Pas përfundimit të orarit të punës nuk lejon hyrjen dhe qëndrimin në objektin e Komunës, të personave të panjohur; 
  • Pas përfundimit të orarit të punës dhe gjatë ditëve të vikendit lejon hyrjen në objektin e  Komunës, vetëm të atyre nëpunësve, emrat e të cilëve gjinden në listën e veçantë, të  nënshkruar nga drejtori i Drejtorisë së Administratës; 
  • Nuk lejon bartjen e inventarit dhe sendeve të tjera nga ndërtesa e Komunës, pa leje të  veçantë të Drejtorit; 
  • Gjatë orëve të pasditës/natës bën vrojtimin dhe kontrollimin e ndërtesës. 

Kualifikimi i kërkuar:  

  • Diplomë e shkollës së mesme.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT 

Dokumentet e Kërkuara

  • Diploma e kualifikimit përkatës 
  • Kopja e Letërnjoftimit 
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime 
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor që dëshmon  se gjendja e kandidatit është pa probleme shëndetësore (Kjo dëshmi sillet pas pranimit në  mardhënje pune të kandidatit) 

  • Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen. 

Afati i aplikimit: 

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks gov.net është prej dt. 02.11.2021 deri me dt.01.12.2021. Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 02.12.2021 deri me  datën 16.12.2021. 

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në  web-faqe zyrtare të Komunës.  

Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e  Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe  femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe  proporcional. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta  refuzohen. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.  Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit  të Komunës. 

Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Zyren e Personelit, në këtë numër të  telefonit 038 200 41-014.  

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

 

Related Listings

Roje   Istog
11/01/2022
Roje (4)   Peja
11/01/2022