Punonjës teknik për gërmime arkeologjike (29)

Ministry of Culture, Youth and Sports
Published
13/08/2021
Location
Prizren
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Sfond për projektin:

Vazhdimi i Projektit Kapital ”Kalaja e Prizrenit” për vitin 2021, projekt me karakter Gërmimi Arkeologjike, Konservim/Restaurim dhe Menaxhim” zbatohet nga Instituti Arkeologjik i Kosovës. Projekti synim primar ka vazhdimin e hulumtimit, konservimit dhe menaxhimin e lokalitetit, si dhe procesimin e rezultateve shkencore arkeologjike. Sezoni i gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Prizrenit është planifikuar të filloj në javën e katërt të muajit gusht, menjëherë pas përgatitjeve që janë bërë si punë kabinetike, projektim dhe pastrim paraprak i tërë hapësirës se kalasë. Projekti është paraparë të zgjas 3 muaj kalendarik me gjithsej maksimum 65 ditë pune.

Shpall
KONKURS

Për rekrutimin e punonjësëve teknik për zbatimin e projektit  “Vazhdim i Projektit Kapital 'Kalaja e Prizrenit  2021, Gërmime Arkeologjike, Hulumtime  dhe  konservime si dhe  rregullime të infrastrukturës së kalas se Prizrenit, me qëllim të promovimit arkeo- turistik”.

  • Arkeolog terreni- Konsulent shkencor – pesë (5);
  • Restaurator - Konservator – tre (3);
  • Fotograf & Arkitekt- Dizajner – dy (2);
  • Gjeodet – një (1);
  • Skicograf – një (1);
  • Student (praktikant) – dy (2);
  • Punëtor fizik – pesëmbëdhjetë (15);

I.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/ Instituti Arkeologjik i Kosovës
Titulli i punës: Arkeolog terreni- Konsulet shkencor
Numri i personave që do të rekrutohen: 5
Ditë angazhimi: 65
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 03-08/2021
Vendi: Kalaja e Prizrenit - Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës/Përgjegjësit të kuadratit
  2. Të zbatojnë procedurat standarde të teknikave, praktikave dhe metodave të gërmimit dhe dokumentimit teknik si dhe të jenë të përgjegjshëm gjatë punimeve/gërmimeve të kuadrateve duke udhëzuar, mbikqyrur, përcjellë dhe punuar ngushtë me punëtorët fizik dhe duke i raportuar verbalisht dhe/ose me shkrim Arkeologut përgjegjës.
  3. Të ndjekin me përpikëri dhe në mënyrë sistematike dokumentimin e detajuar të gjetjeve (në formularët përkatës), të kontekstit të gjetjës me nivel matës, plotësimin e të dhënave, dokumentimin dhe procesimin e fragmenteve të artefakteve, ekofakteve, materialit osteologjik duke i sistemuar dhe etiketuar si dhe të kryejnë dokumentimin teknik të strukturave apo tipareve arkeologjike të zbuluara in situ. Po ashtu duhet të angazhohen në sistemimin e gjetjeve arkeologjike sipas rëndësisë, vlerës arkeologjike apo dhe të materialit kuantitativ.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Njohës me përvojë (teknik) i gërmimit/dokumentimit arkeologjik, me shkollim apo eksperiencë nga fusha e arkeologjisë apo disiplinave relevante.
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në gërmimet arkeologjike.
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

II.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/ Instituti Arkeologjik i Kosovës
Titulli i punës:  Student (praktikant)
Numri i personave që do të rekrutohen:  2
Ditë angazhimi: 55
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 18.00 Euro
Numri i referencës: 03-08/2021
Vendi: Kalaja e Prizrenit - Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës apo të Përgjegjësve të Kuadratëve.
  2. Të asistojnë në punimet gërmuese/dokumentuese së bashku me Teknikët e Gërmimit dhe ti ndjekin procedurat teknike të procesit të regjistrimit të gjetjeve dhe mbledhjës së materialit të zbuluar arkeologjik.
  3. Të pastrojnë dhe regjistrojnë objekte e gjetura dhe ti sistemojnë gjetjet në qeset/arkat e veçanta për procesim të mëtutjeshëm

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Duhet të jenë studentë të nivelit Bachelor apo Master nga fushat përkatëse e të afërta me Arkeologjinë (Arkeologji, Histori, Antropologji, Arkitekturë e Art) me njohuri bazë mbi proceset e gërmimeve arkeologjike.
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në praktikumet apo gërmimet arkeologjike
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën teorike apo praktike në këtë fushë.

III.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/ Instituti Arkeologjik i Kosovës
Titulli i punës: Gjeodet
Numri i personave që do të rekrutohen:  1
Ditët angazhimi: 24
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 03-08/2021
Vendi: Kalaja e Prizrenit - Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Duhet të përcakton pikat referente, kuotave dhe përpunimin e rrjetit kuadratik
  2. Vendosjën e kuotave dhe krijimin e saktë të rrjetit gjeoreferencues sipas sistemit koordinativ KosovoNew Ref. 01
  3. Duhet të përdor Stacionin Total të Gjeoreferencuar e të lidhur me sistemin e GIS-it
  4. Gjeoreferencimin e saktë të gjetjeve me Stacion Total apo EDM

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Ekspert i gjeodezisë me njohuri për përdorimin e total station GPS/GIS me njohuri ne për aplikimin e këtyre teknologjive ne lëminë e arkeologjisë
  2. Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në skicim
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

IV.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/ Instituti Arkeologjik i Kosovës
Titulli i punës:  Skicograf
Numri i personave që do të rekrutohen:  1
Ditët angazhimi: 60
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 04-08/2021
Vendi: Kalaja e Prizrenit - Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjek të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Marrjen e përmasave të kuadrateve dhe paraqitjen grafike të gjetjeve të paraqitur me shkallë zvogëluese përmes vizatimeve teknike skicuar me dorë dhe përpunuar në formë digjitale.
  3. Skicimin me dorë dhe në mënyre digjitale të objekteve të gjetura dhe planimetrive
  4. Kryen dokumentimin teknik përmes vizatimit teknik dhe në formë të digjitalizuar.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Profesionist, të diplomuar apo dhe student të fushave përkatëse e të afërta me Arkeologjinë ( Arkeologji, Arkitekturë a Art) me njohuri për vizatimin e planimetrive dhe materialit te luajtshëm arkeologjik
  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në skicim
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

V.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport/ Instituti Arkeologjik i Kosovës
Titulli i punës: Punëtor fizik
Numri i personave që do të rekrutohen:  15
Ditët angazhimi: 65
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 20.00 Euro
Numri i referencës: 05-08/2021
Vendi: Kalaja e Prizrenit - Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës-Përgjegjësit të kuadratit
  2. Asistojnë në gërmime sipas udhëzimeve te Arkeologut Udhëheqës-Përgjegjësit të kuadratit.
  3. Të jenë në gjendje të mirë shëndetsore që të kryejnë punë fizike me kazmë, lopatë, karrocë, mistri dhe mjete tjera gërmuese
  4. Të bashkëpunojnë ngushtë me Teknikët e Gërmimit dhe studentët

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  1. Punëtor krahu me njohuri për njohuri bazë mbi proceset e gërmimeve arkeologjike
  2. Të dorëzohet një CV me detaje e përvojës, veçanërisht përvojës në gërmim
  3. Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

VI.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit/ Instituti Arkeologjik i Kosovës
Titulli i punës:  Restaurator-Konservator
Numri i personave që do të rekrutohen: 3
Ditët angazhimi: 65
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 06-08/2021
Vendi: Kalaja e Prizrenit - Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Analizojnë përmbajtjen fizike/kimike te materialeve të strukturave dhe objekteve të (luajtshme dhe të paluajtshme) arkeologjike dhe jep rekomandime për teknikat e konservimit/konsolidimit.
  3. Zbaton punët mirëmbajtëse dhe konservuese/konsoliduese në lokalitet.
  4. Njohës me përvojë i konservimit të artefakteve, fragmenteve dhe strukturave arkeologjike qoftë të luajtshme ose të paluajtshme.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Ekspert i konservimit nga fusha të afërta me Arkeologjinë (Konservim-Restaurim/Arkeologji, Konservim-Restaurim/ Arkitekturë, etj)
  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në konservim
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

VII.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/ Instituti Arkeologjik i Kosovës
Titulli i punës:  Fotograf & Arkitekt- Dizaner
Numri i personave që do të rekrutohen: 2
Ditët angazhimi: 65
Kategoria funksionale /Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 07-08/2021
Vendi: Kalaja e Prizrenit - Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Të fotografon me aparat profesional fotografik dhe mundësisht edhe me dron të gjitha paraqitjet e procesit të gërmimit dhe zbulimit si të strukturave ashtu dhe të gjetjeve të luajtshme arkeologjike
  3. Të përpunon me programe speciale softwer-ike dhe sistemon fotografitë sipas kërkesës së Arkeologut Udhëheqës

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Të jetë Fotograf profesionist me përvojë pune në fushën e Trashëgimisë Arkeologjike.
  • Arkitekti-Dizajneri te kete prevoje ne fushen e trashegimis kulturore.
  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, se punes ne monumente të Trashëgimisë Kulturore.
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

Përzgjedhja e kandidateve:

Përzgjedhja e kandidateve do të bëhet nga Komisioni Profesional  përmes intervistimit të secilit kandidat që i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë konkurs.

Procedurat e konkurrimit:

Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs.

Shënimː Transportimi i kandidatëve të përzgjedhur në Kalanë e Prizrenit mbetët përgjegjësi individuale për organizimin e shkuarjes dhe kthimit në Prizren apo vendbanime tjera.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Data e aplikimit është nga 13.08.2021

Dokumentacioni i kandidatëve aplikant duhet të dërgohet deri me 19.08.2021 në ora 14:00 adresën:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit /Departamenti Trashëgimisë Kulturore për Projektin “Vazhdim i Projektit Kapital Kalaja e Prizrenit – Prizren ”

Full announcement

Related Listings