Punëtor/e Teknik/e

shtime e1608736731496
Komuna Shtime
Published
12/11/2021
Location
Shtime
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 68 dhe 80 të Ligji Nr. 067L - 114 për Zyrtar Publik, neni 8 paragrafi 1 dhe 2 neni
10 nënparagrafi 2.1, I Ligjit të Punës, nr. 037L-212, si dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrativ
(MPMS) Nr.0712017 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e marëdhënjes së punës në
Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpall:

KONKURS PUBLIK

Instisucioni: Komuna Shtimes
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit Shtime
Vendi: ShFMU “Bajram Curri” Petrovë,
Pjetërshticë
Titulli i vendit të punës: Punëtor/e teknik/e, një (1) pozitë
Periudha e kontratës: Me kohë të pa caktuar

Qëllimi i vendit të punës: Angazhimi i drejtpërdrejt në mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e hapësirës dhe objekteve të shkollës.

ShHFMU “ Bajram Curri” Petrovë,
- Një (1) Punëtorre teknike

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Duhet të respektojë orarin e punës në përpikmëri,
  • Kryen pastrimin e korridoreve, klasave, nyjëve sanitare, kabineteve, zyrave dhe lokaleve tjera të shkollës,
  • Bën hedhjen e mbeturinave nga pastrimi i lokaleve të shkollës në vende të caktuara për këtë
  • Kujdeset për zbatimin e masave sanitare dhe higjienike në lokalet e shkollës,
  • Është përgjegjëse për inventar dhe mjete të tjera që i përdor dhe gjenden në lokale ku e mbajnë pastërtinë
  • Kontrollon hyrjet dhe daljet në objektet të shkollës, mban evidencat lidhur me këtë
  • Gjatë orarit të punës së tij i kontrollon të gjitha lokalet e shkollës dhe i evidenton të gjitha parregullësitë në librin e kujdestarisë
  • Gjatë orarit të punës së tij e kontrollon objektin dhe rrethin e shkollës dhe kujdeset që të mos ndodh zjarr, vërshime ose plaçkitje
  • Në rast të fatkeqësive të ndryshme, është i obliguar që t'u jap ndihmë nxënësve
  • Kontrollon hyrjen dhe daljen e automjeteve, punëtorëve dhe nxënësve të shkollës,
  • Kryen dhe punë tjera që i cakton drejtori.

Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë përgaditjen e nevojshme shkollore dhe aftësinë fizike që kërkohet për pozitën përkatëse.

Periudhe provuese: 12 muaj.

Proceduart e Konkurimit: Konkurimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Shkollimi i kërkuar: Kandidatët e interesuar për të aplikuar duhet të kenë të përfunduar shkollimin bazikë.

Dokumentet e nevojshme: Certifikatën e shkollimit bazik (kopja e noterizuar) dhe kopjen
letërnjoftimit.

Aftësitë/përvoja dhe atributet tjera që kërkohen: Shkathtësi të mira komunikimi, të jetë në gjendje të punoj nën presion, të ketë aftësi vendimmarrëse, të ketë vetëiniciativë dhe të jetë i gatshëm për të marrë përgjegjësi.

Informata të përgjithshme:

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara në zyrën DKA-së, Objekti i Komunës së Shtimës rr. “Tahir Sinani” nr. 50. Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen, si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do zë shqyrtohen.

Data e njoftimit në portalin shtetëror konkursi.rks-gov.net është prej datës
13.10.2021 deri më datë 11.11.2021 ndërsa data e aplikimit është nga 12.11.2021 deri më
26.11.2021.

Prano njoftimet me email

Related Listings

08/12/2021
02/12/2021