Praktikë me pagesë në sektorin e energjisë për gratë (11)

milleniumfoundationkosovo
Millennium Foundation Kosovo
Published
28/07/2020
Location
Kosovo
Listing Type
Jobs  

Description

Fondacioni i Mijëvjeçarit i Kosovës ka kënaqësinë të shpall punën praktike me pagesë në sektorin e energjisë për gratë që synojnë të bëhen pjesë e këtij sektori në Kosovë.

Pozitat e hapura

  • Inxhiniere e energjisë
  • Hulumtuese e energjisë
  • Inxhiniere/hulumtuese
  • TI/Zhvillues i webfaqeve dhe softuerit
  • Zyrtare e Projektit
  • Kordinatore e projektit
  • Inxhiniere e energjisë së rinovueshme
  • Inxhiniere e elektroteknikës
  • Inxhiniere per shitje
  • Asistente në teknologji të informacionit
  • Inxhiniere e shitjeve

Shpallja e plote e pozitave.

Programi Gratë në Energji përpiqet të rrisë vetëdijesimin e grave për mundësitë në sektorin e energjisë, të sigurojë trajnim në punë dhe trajnime të tjera të rëndësishme në mënyrë që të rritet numri i grave të aftësuara teknikisht të gatshme për të punuar në vende pune që lidhen me energjinë, dhe të ndërtojnë lidhje ndërmjet punëdhënësve të sektorit të energjisë dhe kandidateve të kualifikuara.

Pse Programi GE/ Gratë në Energji?

Ne kemi krijuar këtë program të punës praktike për të arritur dy qëllime:

(1) për të tejkaluar hendekun ndërmjet nevojave për punëtorë në sektorin e energjisë dhe mungesës së aftësive teknike në industrinë e energjisë në Kosovë;

(2) për të rritur nivelin e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore në këtë sektor.

Kush ka të drejtë të aplikojë?

Të gjitha gratë nga fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), si dhe nga disiplinat e tjera të rëndësishme për sektorin e energjisë, siç janë menaxhimi i projekteve, marketingu dhe financat, ekonomia, juridiku, teknologjia informative dhe fushat e tjera të ndërlidhura kanë të drejtë të aplikojnë.

Ky program përfshin mundësi për punë praktike për rreth 200 gra kosovare që janë:

  • Studente aktuale të niveleve MA/MSc,
  • Studente në vitin e tyre të fundit të studimeve në nivelin BA, dhe
  • Të diplomuara të papunësuara të cilat kanë diplomuar gjatë tri viteve të fundit.

Cila është natyra e kësaj pune praktike?

Kjo është një punë praktike me pagesë dhe pagesa sigurohet nga MFK. Puna praktike do të zgjasë deri në gjashtë muaj.

Ku do të vendosen praktikantet e ardhshme?

Institucionet partnere përfshijnë organet qeveritare qendrore dhe komunale që hartojnë dhe/ose zbatojnë ligjet dhe rregulloret përkatëse; aktorët kryesorë të sektorit të energjisë, përfshirë prodhuesit e energjisë, shpërndarësit dhe kompaninë e transmisionit; subjektet financiare që financojnë projekte ose ndërmarrje energjetike; partnerët/ palët e interesuara në projektet e MFK-së; dhe ndërmarrjet e sektorit privat që shesin shërbime energjetike ose që punojnë në zinxhirin e furnizimit të energjisë efiçente (d.m.th., në planifikim dhe ndërtim të objekteve efiçente, shitje të materialeve të energjisë efiçente, etj.).

Kush e mbështet programin e punës praktike Gratë në Energji?

Women in Energy / Gratë në Energji është aktivitet i planifikuar dhe zbatuar nga Fondacioni i Mijëvjeçarit i Kosovës (MFK). Programi është një komponent i Marrëveshjes së Pragut të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, e mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Shpallja e plote.