Punë praktike me pagesë juridik (4)

ncsc kosovo e1562323146488
National Center for State Courts
Published
24/07/2020
Location
Kosovo
Listing Type
Jobs  

Description

NJOFTIM PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E FAKULTETEVE JURIDIKE  – 4 POZITA

Organizata jo-qeveritare “National Center for State Courts (NCSC)” ofron mundësi për punë praktike me pagesë për 4 studentë të fakulteteve juridike të akredituara në Kosovë.

Mundësia për punë praktike është e hapur në kuadër të Programit për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP) dhe puna realizohet në 4 Gjykata Themelore, më konkretisht në: Gjykatën Themelore në Prishtinë, Gjykatën Themelore në Ferizaj, Gjykatën Themelore në Prizren dhe Gjykatën Themelore në Pejë. Kohëzgjatja e punës është tre (3) muaj.

Mbi Programin për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë

JSSP është një program katër vjeçar për sundimin e ligjit, i financuar nga Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar dhe menaxhohet nga  Millennium DPI Partners për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mire në Kosovë duke fuqizuar pavarësinë, profesionalizmin, efikasitetin  dhe llogaridhënien, e sistemit të drejtësisë.  Ndër të tjera, JSSP mbështet Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatat Themelore të Kosovës në përmirësimin e menaxhimit të lëndëve, zvogëlimin e vonesave në trajtimin e lëndëve dhe eliminimin e lëndëve të grumbulluara.

Studentët e përzgjedhur do të mbështesin Gjykatat në rritjen e transparencës së sistemit gjyqësor të Kosovës duke ndihmuar stafin e gjykatave në zbatimin e procedurave standarde të veprimit lidhur me publikimin e vendimeve gjyqësore. Përveç kësaj, studentët e përzgjedhur do të ndihmojnë stafin e JSSP për të planifikuar ngjarje (p.sh. seminare, punëtori) lidhur me publikimin e vendimeve gjyqësore.

Kandidatët duhet të kenë:

  • Shkathtësi të mira në hulumtim dhe shkrim ligjor dhe vëmendje në detaje;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze. 
  • Preferohen aplikacionet nga studentët e vitit të tretë dhe katërt ose student të programit master.

Dokumentet e kërkuara

Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në emailin  jobs@jssp-ks.org

  • CV-ja
  • Letër motivuese dhe
  • Çertifikata e notave dhe ndonjë çertifikatë të punës praktike të mëhershme, apo ndonjë reference.

Për të aplikuar dërgoni me email dokumentet e kërkuara në adresën e e-mailit me subjektin “NCSC JSSP Law Internship” deri më 30.07.2020 në ora 16:00.

Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet lidhur me këtë përzgjedhje dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar USAID ose JSSP do të rezultojë në diskualifikim të menjëhershëm.

Related Listings

Pranues/e Malli   Pristina
08/08/2020
08/08/2020
Shitës/e (6)   Prizren
08/08/2020
Dizajner/e   Pristina
08/08/2020
08/08/2020