Programi për Shkëmbime Rinore II

64x64 YIHR
YIHR Kosovo
Published
29/07/2020
Location
Kosovo
Category
Listing Type

Description

Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS) fton të gjithë të rinjtë/rejat nga komuniteti serb dhe shqiptar në Kosovë të moshës 16 - 30 vjeç të bëhen pjesë e Programit për Shkëmbime Rinore II në kuadër të projektit “Kosovo Youth Dialogue Activity” që mbështetet nga USAID.

Rreth programit:

YIHR KS do të organizoj shkëmbimin e dytë një - javor me të rinj nga komuniteti shqiptar dhe serb, me qëllim që të rinjtë/rejat të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja, ide dhe opinione, si dhe të mësojnë për drejtësinë tranzicionale, ballafaqimin me të kaluarën, dialogun ndërkulturor dhe aftësi tjera komunikimi. Në total, 30 persona do të marrin pjesë në shkëmbimin e dytë.

Ecuria e programit:

Gjatë shkëmbimit, të rinjtë do të mësojnë mbi bazat e prodhimit të videos, fotografisë, storytelling dhe teatrit. Secili grup do të ketë një mentor profesional për të udhëhequr dhe ndihmuar studentët në projektet e tyre. Detyra e tyre do të jetë përdorimi i këtyre formave të arteve si një medium për dialog dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin, si dhe një mënyrë për të kundërshtuar së bashku narrativat nacionaliste që ekzistojnë në shoqëritë tona dhe në të njejtën kohë duke promovuar pajtimin. Pas përfundimit të shkëmbimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që punën e tyre ta ekspozojnë para publikut të gjerë.

Të gjithë pjesëmarresit do të certifikohen.

Gjithashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitetet tjera të YIHR KS që do të organizohen përgjatë vitit.

Data dhe vendi:

Shkëmbimi do të organizohet përgjatë datave 24 - 29 gusht 2020, do të mbahet në gjuhën angleze dhe pjesëmarrja është pa pagesë. Të gjitha shpenzimet do të mbulohen.

* Shkëmbimi do të organizohet konform situatës me pandemi.

Ju lutem plotësoni këtë Google Form deri më 7 gusht 2020. Vetëm pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kontaktohen.

Për pyetje ju lutem na kontaktoni në apply@yihr.org

Rreth projektit:

Kosovo Youth Dialogue Activity është një projekt tridhjetë (30) mujor me qëllimin kryesor të fuqizimit të të rinjve që të marrin pjesë në ballafaqimin me të kaluarën dhe procesin e pajtimit në Kosovë duke inkurajuar komunikimin ndëretnik, ndërveprimin dhe bashkëpunimin, adresimin e interesave të përbashkëta, ndërtimin e besimit dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe qëndrimeve pozitive.