Print Manager

studio moderna
Studio Moderna
Published
26/06/2020
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

Behu pjese e jona si: Print Manager

Cfare ne ofrojme:

  • PAGË KONKURUESE BAZUAR NË AFTËSITË DHE PËRVOJËN TUAJ, SI DHE SKEMË TË BONUSEVE NË BAZË TË PERFORMANCËS
  • ZHVILLIM TË SHKËLQYER PERSONAL NË FUSHAT E MENAXHMENTIT, SHITJES DHE MARKETINGUT. AMBIENT PUNE TË HAPUR, ENTUZIAST DHE FRYMËZUES
  • TRAJNIME DHE KONFERENCA JASHTË VENDIT, SI DHE PROGRAME PËR ZHVILLIM PERSONAL

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillon dhe implementon strategjinë e kanalit të shitjes, si dhe udhëheqë projekte specifike
  • Menaxhon dhe përshtatë kampanjat & databazat përmes testimit të kreativës, komunikimit dhe përmbajtjes së katalogjeve & SMS-ave
  • Planifikon, menaxhon dhe kontrollon buxhetet mujore & vjetore
  • Ndihmon në menaxhimin dhe motivimin e ekipit të qendrës së thirrjeve, duke ndikuar në rritjen e shitjeve dhe efikasitetit
  • Monitoron dhe punon në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e indikatorëve të performancës
  • Koordinohet/bashkëpunon me dizajnerët grafikë dhe kompanitë e shtypit për krijimin e përmbajtjeve kreative për katalogje & fletushka, të cilat do të rezultonin në një kampanjë të suksesshme
  • Menaxhon stokun për kanalin e shitjes
  • Bashkëpunon me kanalet tjera të shitjes, si dhe marketingun, për implementimin e suksesshëm të kampanjave dhe aktiviteteve
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme trendet e tregut dhe përcjellë konkurrencën

Kërkesat kryesore

  • Diplomë në fushën e Biznesit, Marketingut ose kualifikime të tjera që lidhen me këtë pozitë
    Aftësi analitike
  • Aftësi të krijojë ide të reja
  • Të jetë kreativ/e në të shkruar dhe vizualisht
  • Aftësi për t’u përballur me detyra të shumëfishta, për t’i dhënë prioritet detyrave dhe për t’i përmbushur në afatet e dhëna
  • Shkathtësi të mira në të folur dhe shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze
  • Njohuri të gjera të teknikave dhe koncepteve të shitjes aktive
  • Fleksibilitet & qëndrueshmëri për t’u përballuar me ndryshime të shpeshta dhe dinamizëm
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe planifikuese

Lokacioni: Pristina

Dergo CV tuaj në apliko@studio-moderna.com me subjektin e pozitës Print Manager deri me 05.07.2020.

Related Listings