Praktikantë vullnetarë (35)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës
Published
09/09/2021
Location
Pristina
Listing Type

Description

Në baze te Rregullores nr.08/2017 , për praktikantë vullnetarë (pa pagesë) për kohë të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti:

Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës shpall :

K O N K U R S
Nr. 03/2021

I. Titulli i vendit të punës: Praktikant/ë vullnetar/e 35 (tridhjetepesë) pozita

  • Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës
  • Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti(pa pagesë)
  • Vendi: Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë

Përshkrimi i detyrave të punës:

Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat kryesore: Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të kryetarit të Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;

Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi ;

Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;

Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, gjykimet etj; Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:

Qualifications:

  • Diploma e Fakultetit Juridik programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Mastër,
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

VEREJTJE:

  • Procedura e konkursit është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin civil 03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikantëve
  • Konkursi është publikuar më dt. 08.09.2021 dhe mbyllet me dt. 22.09.2021

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën e Apelit të Kosovës-Pallati i Drejtësisë , objekti B- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi” pn.

Dorëzimi i aplikacioneve mund te bëhet edhe përmes postes.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni në tel: 038/200-17-540, prej orës 08:00 - 16:00.

Shkarko Aplikacionin

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime etj.

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.

  • Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin

Full announcement

Prano njoftimet me email

Related Listings

29/11/2021