Praktikantë (2)

democracy plus e1624633262603
Democracy Plus
Published
21/10/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type

Description

Konkurs për praktikë

Demokraci Plus kërkon dy (2) praktikantë të cilët do të angazhohen në projekte të ndryshme në kuadër të programeve të organizatës. D+ është e përkushtuar për krijimin e një shoqërie demokratike përmes rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në procese politike, rritjes së llogaridhënies dhe ndikimi në proceset e vendimmarrjes. D+ synon që të kontribuojë në krijimin e praktikave të mira për qeverisje të mirë nga institucionet publike në nivel qendror dhe lokal, fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e partive politike, si dhe përkrahjen e proceseve të lira dhe të drejta zgjedhore.

Programi i praktikës zgjat 3 muaj (me gjysmë orari), me pagesë dhe përfshin:

Asistencë në hulumtime për projekte të ndryshme, organizim të tryezave dhe konferencave, mbajte të shënimeve në takime dhe ngjarje të ndërlidhura me punën e organizatës, përpilim të raporteve, përditësim të databazave të të dhënave, monitorim të medieve dhe punë të ndryshme në zyrë.

Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  1. I/e diplomuar apo në vitin e fundit të studimeve në Shkenca Politike, Administratë/Politika Publike, Filozofi, Sociologji, apo Juridik;
  2. Njohje e mirë e gjuhës angleze (përfshirë shkrimin);
  3. Njohje e mirë punës me Microsoft Word dhe Excel, njohja e programeve tjera p.sh SPSS konsiderohet përparësi;
  4. Aftësi të larta komunikimi verbal dhe me shkrim.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1. CV dhe;
  2. Letër motivimi.

Të interesuarit mund t’i dërgojnë aplikacionet në e-mail adresën: rekrutimi@dplus-ks.org. Emaili në subjekt duhet të shkruaj: “Aplikim për programin e praktikës”.

Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 31.10.2021. Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Prano njoftimet me email

Related Listings

01/12/2021