Praktikant/e në Njesinë e Engineering-ut/ Implementim

64x64 ipko
IPKO
Published
12/07/2021
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

Praktikanti/ja në Njesinë e Engineering-ut/ Implementim do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Kryen në mënyrë efektive punet ne platformen JIRA dhe VCCE
  • Ofron shërbimet e kontaktimit te kolegeve dhe kontraktoreve per mbarevejtjen e puneve ditore .
  • Kujdeset që klientët dhe departanmentet tjera ne IPKO të marrin përgjigje në lidhje me pyetjet, kërkesat ose ankesat e tyre, duke siguruar informata të sakta nga koleget e Inxhineringut .
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Duhet te jete student ose te ketë diplome universitare /Drejtimi  inxhineeri/ ndertimtari
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike, njohuri të shkëlqyeshme të platformave dhe softuerëve që përdoren.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
  • Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 17.07.2021

⇒ Apliko online.