Plani i gatishmërisë Emergjente dhe analiza Hidrologjike

ARDP logo 01 150x150 1 e1624633914473
Projekti për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (PBZHR)
Published
17/08/2021
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Tenders  
Eligibility
Bizneset

Description

[The Emergency Preparedness Plan and Hydrologic analysis. For notice in English klick here.]

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë
Titulli i Projektit: Projekti për  Bujqësi  dhe Zhvillim  Rural (PBZHR)
IDA, Nr. I Kredisë 60170 XK

Titulli i Detyrës: Plani i gatishmërisë Emergjente dhe analiza Hidrologjike
Referenca Nr.: KARP-CS-19

Projekti për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (PBZHR) që zbatohet nga Marrëveshja shtesë e financimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar të Zhvillimit (Numri i kredisë 6017-XK). Objektiva zhvillimore e projektit është të përmirësojë produktivitetin dhe qasjen në tregje nga përfituesve të projektit në nënsektorët e hortikulturës dhe blegtorisë së Kosovës dhe të forcojë kapacitetin institucional të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Aktivitetet e projektit kontribuojnë në rritjen e: (i) produktivitetit dhe përfitimin e fermave dhe agro-ndërmarrjeve; (ii) eksporteve bujqësore, veçanërisht në produktet me vlerë të lartë; (iii) punësimit në zonat rurale – si në aspektin afatgjatë ashtu edhe në atë sezonal; (iv) të ardhurave rurale; dhe (v) mundësive ekonomike për gratë dhe të rinjtë në sektorin e bujqësisë. Përveç kësaj, projekti kontribuon në tejkalimin e sfidave serioze në sektorin e ujitjes, duke mbështetur rivitalizimin dhe rehabilitimin e skemës së ujitjes Radoniqi-Dukagjini, si dhe zhvillimin e një strategjie me bazë të gjerë dhe kornizë investimesh për sektorin e ujitjes në Kosovë për të udhëhequr masat e ardhshme të sektorit dhe investimet.  Në kuadër të mbështetjes për skemen e ujitjes Radoniqi-Dukagjini, projekti ka kontraktuar një Panel të Ekspertëve për Sigurinë e Digave (PESD) për të shqyrtuar dhe vlerësuar gjendjen e sigurisë së digës së Radoniqit dhe për të bërë rekomandime për çdo punë përmirësuese ose masa të lidhura me sigurinë sipas nevojës deri te një standard i pranueshëm i sigurisë.

Projekti sygjeron konfirmimin dhe miratimin  e një sërë rekomandimesh të viteve 2005 dhe 2012 nga paneli i krijuar i sigurisë së digave dhe për t’u financuar nga projekti. Aktivitetet e mëposhtme janë parashikuar të përfshihen për mbështetje: (a) një analizë e përditësuar për sigurinë e digës, përfshirë një inqizim(rilevim) të plotë gjeodezik;(b) rehabilitimin e instrumenteve të sigurisë së digave; dhe (c) përgatitjen e planit të gatishmërisë emergjente. 

Duke ju referuer neneve N. 4/5/6 të Manualit të Operimit për sigurinë e digave të BANKËS BOTËRORE, OP 4.37, një Panel i Ekspertëve për Sigurinë e Digave (PESD) u themelua dhe u kontraktua një panel i plotë  në qershor 2019. Pas misionit të parë midis rekomandimeve të tjera PESD si veprime prioritare fuqimisht rekomandon: (i) një analizë hidrologjike të përditësuar duke marrë parasysh rreziqet e pritshme nga ndryshimet e klimës si dhe rrezikun sizmik gjithashtu; (ii) Vazhdimi i inqizimeve  gjeodezike për monitorimin e pjerrësisë dhe kurorës së digës  dhe strukturat mbajtëse nga çdo deformim dhe zhvendosje në një model 3D(iii)Instalimi i instrumenteve fikse të monitorimit në vendet ekzistuese dhe zbatimi i një sistemi të kontrollit nga distanca të këtyre instrumentevedhe (iv) Përgatitja e Planit të Gatishmërisë Emergjente sipas nenit 44 të Ligjit për Ujërat 2013, dhe standardeve ndërkombëtare.

Objektivat e kësaj detyre

Objektiva e përgjithshme është përgatitja e Planit të Gatishmërisë Emergjente (PGE) për digën e Radoniqit, duke përfshirë analizën e Thyerjes së Digës nga:

  • Rivlerësimi i PMM (përmbytja maksimale e mundshme) duke marrë parasysh pasojat e vazhdueshme të efekteve nga Ndryshimet Klimatike dhe vlerësimin e kapacitetit të kapërderdhësit; dhe
  • Rivlerësimi i Planit ekzistues të Gatishmërisë Emergjente (PGE) për digën e Radoniqit, duke përfshirë edhe analizën e thyerjes së digave.

DETYRA 1: Plani i gatishmërisë emergjente dhe Harta e Përmbytjes (inondimit)

Kjo përfshin lirimin e rrjedhës që mund të kërcënojë jetën, pronën apo veprimtarit ekonomike në rrjedhën e poshtme të ujit (poshtë digës) që varen nga nivelet e ujit të lumit dhe nga shpejtësia aktuale apo – në rastet më të këqija – dështimi i mundshëm i digës. Plani për komunikim emergjent duhet të përfshijë mekanizmin me anë të cilit potencialisht do të njoftohen komunitetet e prekura në rrjedhën e poshtme  në rast të ndonjë emergjence.

PGE do të sigurojë udhëzime të qarta dhe koncize mbi veprimet emergjente: i) si të identifikohet një gjendje emergjente (sa më herët që është e mundur); ii) si të klasifikoj emergjencën, dhe iii) si të reagojmë ndaj emergjencës sipas një Matrice së Nivelit të Reagimit në Emergjencë që do të hartohet nga Konsulenti.

PGE në mes tjerash do të koordinohet me entitetet kryesore kombëtare, të tilla si agjencitë kombëtare dhe rajonale të emergjencave ose menaxhimit të fatkeqësive, rrethet dhe komunitetet në rrjedhën e poshtme të ujit.. Ndërsa pronarët e digave dhe/ose operatorët janë përgjegjës për vlerësimin e kushteve të sigurisë së digës dhe njoftimin e subjekteve përkatëse për rreziqe të mundshme, autoritetet e menaxhimit të emergjencave janë përgjegjëse për planifikimin dhe ekzekutimin e evakuimit. Paralajmërimi i menjëhershëm i popullatës në rrjedhen e poshtme të ujit, në rast rreziku të pashmangshëm dhe real, mbetet përgjegjësi e operatorëve të digës, sipas protokolleve të përcaktuara, që do të hartohet nga konsulenti në koordinim të ngushtë me pronarin e digës.

Për këtë qëllim, PGE do të përfshijë një protokoll për komunikimin e zhvillimit të një emergjence tek entitetetet e ngarkuara për njoftime të mëtejshme në terren. Menaxhimi i reagimit duhet të bazohet në harta, duke përshkruar nivelet e përmbytjes në kushte emergjence, karakteristikat e sistemit të paralajmërimit nga përmbytja; dhe procedurat për evakuimin e popullatës nga zonat e kërcënuara dhe mobilizimin e forcave dhe pajisjeve emergjente. PGE do të ndajë udhëzime të përgjithshme për përgatitjen e plotë të Planit të Veprimit në Emergjenca nga Pronari i Digës, i ngarkuar për ta zbatuar atë.

Një strukturë e plotë e PGE-së do të jepet si pjesë e rëndësishme e raportit siç janë:

  1. pronari / ët e digës dhe përgjegjësitë e tyre përkatëse;
  2. menaxherët lokal dhe kombëtar të reagimit ndaj emergjencave dhe niveli i përgjegjësisë së tyre varësisht nga niveli i emergjencës;
  3. Karakteristikat Themelore të Digës dhe informacioni përkatës, përfshirë procedurat standarde të operimit;
  4. Informacione të tjera të infrastrukturës si: Qasje në vendndodhje, burime të energjisë, opsionet e komunikimit (celular, radio, internet, etj. në vendndodhje dhe në afërsi), masat lehtësuese, etj.
  5. Informacioni mbi monitorimin, të tilla si vendndodhja e stacionit më të afërt meteorologjik, pikat më të afërta fikse topografike, etj.
  6. Trajnimi i stafit përgjegjës (temat dhe sa shpesh)
  7. Ndërgjegjësimi i të gjitha palëve të interesit (banorët dhe institucionet) sa shpesh dhe metodat e komunikimit

Plani i veprimit emergjent është pjesë e PGE.  Prandaj, konsulenti do të përgatisë planin e veprimit bazuar në strukturën aktuale të përgjegjësisë.

Në mesin e tyre pesë (5) prej temave kryesore meritojnë të jenë më të detajizuara:

  1. Diagrami i njoftimit
  2. Identifikimi i Emergjencave, Vlerësimi dhe Klasifikimi i tyre
  3. Përgjegjësitë
  4. Gatishmëria
  5. Hartat e përmbytjes

Grafiku i njoftimit

Do të analizohen jo më pak se 3 nivele tëemergjencave:

Niveli i emergjencës 1: zhvillimi i ngadalshëm i ngjarjeve jo-emergjente pa ndonjë rrezik dështimi. Kjo situatë nuk kërcënon funksionimin ose integritetin strukturor të digës, por potencialisht mund ta bëjë këtë nëse vazhdon të zhvillohet.

Niveli i emergjencës 2: dështim potencial dhe / ose zhvillimi i shpejtë i situatës së rrezikut nga përmbytja e shpejtë në rrjedhen e poshtme të digës. Duhet të merret në konsideratë zbrazja  e rezervuarit në një nivel më të sigurt uji në rezervuar.

SHËNIM: Për digën e Radoniqit duhet të merr parasysh mungesën e shkarkuesit fundor, por vetëm përmes shpërthimit të portës së betonit në hyrjen e tunelit të devijimit, rrjedhimisht, zbrazja e ujit mund të bëhet përmes tunelit ujitës të kontrolluar nga portat në kullën hyrëse. Kjo situatë duhet të analizohet me kujdes në PGE.

Për shkak të përgjegjësisë së pronarit / menaxherit të digës, zhvillimi dhe menaxhimi, përmes Diagramit të Njoftimit, do të përcaktohet në secilin nivel të emergjencës: do të tregohen zinxhiri  komandues dhe protokollet që do të miratohen.

Niveli i emergjencës 3: Kërcënim i menjëhershëm. Dështimi i digës duket se është i afërt ose është duke ndodhur. Kjo është një situatë jashtëzakonisht urgjente që nuk mund të parandalohet; vala e përmbytjes  së shpejtë do të ndodhë në rrjedhen e poshtme  të digës.

Identifikimi i Emergjencave, Vlerësimi dhe Klasifikimi

Shkaqet e ngjarjeve dhe situatave emergjente, si dhe klasifikimi i niveleve mund të analizohen dhe definohen.

Përgjegjësitë

Pronari i digës së Radoniqit është Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) por menaxhimi i kësaj dige është përgjegjësi e KRU Gjakova. Në një situatë të tillë duhet të përcaktohet zinxhiri komandues për të menaxhuar çdo nivel emergjence dhe duhet të tregohet personi përgjegjës (PP) për secilin nivel emergjence.

Veprimet e gatishmërisë

Veprimet e gatishmërisë do të merren parasysh për secilin nivel në mënyrë që të zbusin efektet e dështimit të digës ose lëshimit operativ të ujit dhe të lehtësojnë reagimin ndaj emergjencave. Gatishmëria ndaj Emergjencave duhet të ndahet në manuale operative praktike që duhet t’i bashkangjiten PVE-së, duke grupuar mostrat e emergjencave për secilin rrezik emergjent.

Hartat e përmbytjes (inondimit)

Kuptohet që ka vetëm një analizë shumë të vjetër të thyerjes së digës për këtë digë.

Duhet të theksohet se në rrjedhen e poshtme të  digës, përgjatë rrjedhës së prrockës Prue, ka disa fshatra (Zhdrellë, Bec, Vraniq, Doblibarë dhe pjesërisht Bardhasan) si dhe shumë ekonomi të izoluara bujqësore të shpërndara në fushë, dhe një thyerje hipotetike e digës, vala duhet të mbahet brenda luginës së ngushtë të rrjedhës së përroit të kufizuar nga kodrat, para se të derdhet në lumin Drini i Bardhë, 12 km nga diga.

Qyteza dhe fshatra më të mëdha janë të pranishme përgjatë rrjedhës së lumit Drini i Bardhë, para se i njejti të futet  në territorin e Shqipërisë duke u derdhur në liqenin e madh të Fierzës. Analiza e përmbytjes duhet të bëhet deri në këtë rezervuar të fundit për të vlerësuar efektin e këtyre përmbytjeve në nivele të ndryshme të rezervuarit (maks. gjysmë; bosh).

Harta e përmbytjes duhet të projektohet në një shkallë të përshtatshme në mënyrë që të përcaktojë breza të ndryshëm të rrezikshmërisë sipas niveleve relative të ujit me shpejtësinë e ndërlidhur të rrymimit. Harta e Emergjencës dhe Harta e Përmbytjes janë thelbësore për të përcaktuar vendndodhjet e sakta të vendit dhe mjetet për t’iu qasur digës dhe zonës së prekur. Theks i veçantë duhet t’i kushtohet identifikimit të atyre vendbanimeve ose bizneseve në zonën e përmbytjes që kanë njerëz me nevoja të veçanta.

Hartat e përmbytjes do të përgatiten nga Konsulenti bazuar në vrojtimet topografike dhe simulimin e përmbytjeve në dy kushte kryesore: i) për shkarkimet e ujitjes dhe për shkarkimet e derdhjeve nën përmbytje të ndryshme me kohë kthimi, që do të kryhen në një simulim të rrjedhës së qëndrueshme (HEC-RASS modelimi), dhe ii) për një ngjarje hipotetike të thyrjes/shembjes së digës nën një simulim të paqëndrueshëm / të ndryshueshëm të rrjedhës (Thyerja/shembja & modelimi i shembjes  së digës).

Konsulentit i kërkohet të ofrojë shërbime, për ti përshkruar qartë në një raport specifik, siç thuhet më poshtë.

  1. Të kryejë një vlerësim gjithëpërfshirës të pasojave të mundshme të thyerjes së pjesshme ose të plotë të digës së Radoniqit përgjatë rrjedhës së prrockës Prue. Të gjithë skenarët e mundshëm të dështimit duhet të merren parasysh në mënyrë që të zhvillohet vala e mundshme që rezulton nga përmbytja ose renditjen e ngjarjeve që mund të çojnë në një shkallshmëri të prishjeve të digës.
  2. Identifikimi i kërcënimeve të mundshme për sigurinë e digës që mund të zbutet në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i mundshëm i dështimit.

Në kryerjen e shërbimeve të mësipërme, konsulenti do të:

  1. Kryej vizita në vendndodhjen e digës dhe pellgut ujëmbledhës të lumit;
  2. Mbledh dhe shqyrton të dhënat përkatëse hidrometeorologjike, informacione mbi digat, të dhëna ekzistuese topografike dhe raportet përkatëse të studimeve të mëparshme;
  3. Identifikimin e mënyrave të mundshme të dështimit dhe mekanizmave të thyerjes së digës;
  4. Identifikimin e katër skenarëve të besueshëm të dështimit për vlerësim p.sh. “ditë me diell”, “përmbytje e shkaktuar”, etj.
  5. Ndërmerr analiza të valëve të përmbytjes për secilin skenar të propozuar të dështimit
  6. Përcakton karakteristikat e përmbytjes nga thyerja e Digës nën skenarë të ndryshëm
  7. Përcakton rrugën që rezulton nga dallgët e përmbytjes nga thyerja e Digës përmes sistemit të lumit poshtë rrjedhjes së ujit nga diga;
  8. Merr të dhëna hapësinore në lidhje me përdorimin e tokës, infrastrukturën, popullsinë, etj., përgjatë shtrtatit të lumit dhe fushave të përmbytjes;
  9. Hartografon zonat e përmbytjes (thellësitë, shpejtësinë, koha e arritjeve të valëve të përmbytjeve dhe përcakton rrezikun nga përmbytja, cenueshmërinë);
  10. Prodhon librin hartografik duke përmbledhur harta për skenarë të ndryshëm.

Vrojtimet topografike (vrojtimet topografike Tokësore, Modeli i Lartësisë Digjitale (DEM, LiDAR) për të përvijuar zonën e përmbytjeve, analizën e shembjes/thyerjes (modelet e thyerjeve/parametrat, rrjedhja e ujit nga thyerja e digës dhe hidrografikëve, etj.), simulimin e përmbytjeve (metodat e rrugëtimit, modeli hidraulik 1-D / 2-D, etj.) dhe hartës së përmbytjeve (koha e arritjes, thellësia, shpejtësia, etj., përfshirë vlerësimin e numrit të humbjes së mundshme të jetës, numrin e shtëpive të prekura, objektet komerciale, infrastrukturën kryesore) do të bëhet sipas propozimit/ofertës së konsulentit që do të vlerësohet në procedurën e tenderimit të konsulencës.

DETYRA 2: kapaciteti i kapërderdhjes nga diga

Kapërderdhësi i digës Radoniqi ndodhet në anën e majtë të shalës së argjinaturës (Koord. 42°28’32.94″N; 20°26’4.89″E). Kapërderdhësi përbëhet nga një prag i lirë betoni, me gjerësi të pragut 5 m dhe kreshtë në lartësi 456 m mnd. Mbi prag ndodhet një urë përmes së ciles kalon rruga. Trani i betonit të armiruar (RCC) ka një trashësi prej 0.6 m dhe lartësia e lirë mbi kreshtën është vetëm 1.4 m.

Lartësia neto mbi nivelin maks. operacional (456.4 m mnd), dhe kurores së digës (458), është vetëm 1.6 m. Kapaciteti i vlerësuar kapërderdhësit  në rast të përmbytjes është vetëm 12 m3/s. Kriteret e sigurisë së digës imponojnë verifikimin e kapacitetit të këtij kapërderdhësi për të shmanguar  përmbytjet maksimale të parashikuara me një kohë kthimi prej 1.000 dhe 10.000 vjet duke marrë parasysh zbutjen e rrjedhës së dhënë nga rezervuari. Duhet të vlerësohet gjithashtu rreziku i pengesave / zvogëlimit të hapjes së lirë poshtë pllakës së urës nga materiale lundruese si trungje pemësh.

a) Analiza hidrologjike dhe hidraulike

Me qëllim të freskimit të dukurive të përmbytjeve me kohë të ndryshme kthimi (të paktën 100, 200, 500, 1000, 10.000 vjet), duke marrë parasysh pasojat nga rreziqet afatgjata të ndryshimeve  klimatike, do të kryhet një analizë hidrologjike e basenit/pellgut ujëmbledhës (rreth 28 km2, që do të kontrollohet nga Konsulenti) të rezervuarit Radoniqi.

b) Përmirësimet e sigurisë

Kjo analizë do të verifikojë funksionimin e sigurt të kapërderdhësit, me një hapësirë të përshtatshme, në kushtet e projektuara të përmbytjes. Në mënyrë që të përmirësohen kushtet e sigurisë së digës, do të propozohen dhe vlerësohen punimet që duhet të bëhen në kapërderdhës.

c) Shkalla e zbrazjes-lakorja e kohes se zbrazjes së rezervuarit

Këto lakore duhet të llogariten dhe paraqitet në grafikon kohë/volum varësisht nga veprimet e zgjedhura për zbrazjen e liqenit (tunelet e ujitjes apo devijimit).

PRODUKTET E DORËZUESHME

Orari i punës dhe etapat do të koordinohen me KRU Gjakova dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Shërbimet për përditësimin e analizës ekzistuese Hidrologjike dhe Planit të Gatishmërisë Emergjente janë parashikuar të fillojnë në Shtator/ Tetor 2021 dhe kohëzgjatja e përfshirjes është 2 muaj pas nënshkrimit të kontratës.

Konsulenti duhet të dorëzojë një raport të konsoliduar pas përfundimit të detyrës. Ky raport duhet të tregojë çështjet që duhet t’i kushtohet vëmendje, nevojat për analiza të mëtejshme të detajuara dhe të propozojë zgjidhje. Konsulentit mund t’i kërkohet të punojë me agjenci dhe entitete të tjera përkatëse në projekt dhe konsulent mbikëqyrës dhe kontraktorë për të sqaruar çështjet përkatëse. Konsulenti gjithashtu mund të përgatisë raporte të tjera nëse kërkohet.

Kualifikimet, Ekspertiza e Kërkuar dhe Përvoja

Konsulenti do të demonstrojë aftësinë për kryerjen e projekteve të ngjashme për çështjet e menaxhimit të ujit (rregullimi i shtratit të lumit, dizajnimi dhe ndertimi  digave/pritave, ndertimi i kanaleve të hapura për ujitje dhe kullim,  dhe studime dhe analizë hidrologjike dhe hidraulike) të paktën 2 projekte të ngjashme në 10 vitet e fundit.

Stafi kryesor i konsulentit duhet të përfshijë një ekip ekspertësh vendorë me përvojë të gjerë nga projekte dhe studime të ngjashme. Përvoja e punës e stafit kryesor të konsulentit me organizata ndërkombëtare në angazhime të ngjashme sidomos me përvojë në kryerjen e studimeve të Sigurisë së Digave është një avantazh.

Personeli kryesor i konsulentit duhet të vijë nga fushat e mëposhtme të ekspertizës:

  • Minimum një specialist me përgatitje superiore/avancuar në Hidrologji dhe Hidraulikë lumore ose në një fushë të ngjashme ose drejtim tjetër përkatës që do të ketë rolin e drejtuesit të ekipit për këtë detyrë.
  • Specialisti Hidrologjik duhet të ketë së paku 5 vjet përvojë në punët profesionale përkatëse, duke punuar si hidrolog dhe ekspert i projektimit hidraulik në lidhje me infrastrukturat e kontrollit të përmbytjeve dhe me përvojë në modelimin hidrologjik dhe hidraulik të përmbytjeve dhe duhet të ketë përvojë të dëshmuar edhe në projektimin e digave.
  • Një specialist me diplomë të avancuar në Gjeologji ose drejtim tjetër përkatës me përvojë minimale tre vjeçare,
  • Një specialist me përvojë në Vlerësimin Preliminar të Rrezikut nga Përmbytjet dhe Raportet e Sigurisë së Digave me punë të dëshmuar të ndërlidhur me dy vjet përvojë përkatëse,
  • Një operator të ri në thyerjen e digës dhe modelimin HEC-RAS me një vit përvojë.

Konsulentët e interesuar duhet të ofrojnë informacion në aplikacionin e tyre duke demonstruar se ata kanë kualifikimet e kërkuara dhe përvojën përkatëse për ti kryer Shërbimet. CV-të e personelit kryesor (përfshirë përvojën e tyre të kualifikimit) nuk do të merren në konsideratë për vlerësimin e aplikimit të kompanive; megjithatë, nga kompania e renditur e para do të kërkohet të përmbushë kërkesat e mësipërme për kualifikim / përvojë të stafit kryesor gjatë negociatave të kontratës.  Kriteret e vlerësimit për listën e ngushtë janë:

Vlerësimi i Konsulentit do të bazohet në:

Kriteret/Nën-kriteret
Përvoja specifike e KOMPANISË konsulente | Pikët maksimale: 

  • Ekspertizë e përgjithshme profesionale në përmbushjen e detyrave të ngjashme në lidhje me çështjet e menaxhimit të ujit | 30 pikë
  • Përvoja e vërtetuar përkatëse të paktën 2 angazhime në 10 vitet e fundit në menaxhimin e burimeve ujore ose kryerjen e analizave hidrologjike dhe hidraulike | 70 pikë
  • TOTALI I PIKËVE - 10

Konsulentët e interesuar duhet të kenë vëmendjen tek paragrafi 1.9 i udhëzimeve të Bankës Botërore: Udhëzimet: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve [sipas Kredisë së IBRD dhe Kredive dhe Granteve të IDA-s] nga huamarrësit e Bankës Botërore të datës janar 2011 të rishikuara në korrik 2014 (“Udhëzimet për konsulentë”), duke parashtruar politikën e Bankës Botërore mbi konfliktin e interesit.

Konsulentët mund të bashkohen me kompani të tjera në formën e një ndërmarrjeje të përbashkët ose të një nën-konsulence për të rritur kualifikimet e tyre.

Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e përzgjedhjes Kualifikimi i Konsulentëve (CQ) të përcaktuar në Udhëzimet e Konsulentëve të lartpërmendura, dhe duke ndjekur kriteret e lartpërmendura të vlerësimit.

Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën më poshtë gjatë orarit të punës, gjegjësisht prej orës 08:00 deri në 16:00. Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen në formë të shkruar në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me e-mail) deri më 30 Gusht  2021 deri në ora 14:00.

Projekti për Bujqësi dhe Zhvillimit Rural (PBZHR)
Njësia për Implementimin e Projektit – PIU
Rruga Nëna Terezë Nr. 61 Kati – 3 Nr. 6 10 000 Prishtinë, Kosovë
E-mail: ardp.procurement@gmail.com

Prano njoftimet me email