Përkthyes/e

Agjencia Kadastrale e Kosoves e1629964978131
Kosovo Cadastre Agency
Published
04/11/2021
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

Kërkesë për Shprehje Interesi

Shteti: Kosova
Project ID: P164555
Emri i Kredisë të Bankës Botërore: Projekti i Kadastrit të Pronës së Paluajtshme dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore
Nr. Identifikimi i Kontratës: REGIP-KCA-012-CS-INDV

Përkthyes

Hyrje

Qeveria e Kosovës ka marrë një Kredi nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) në vlerë prej 14.60 milion EUR për të financuar Projektin e Kadastrit të Pronës së Paluajtshme & Infrastrukturës Gjeohapësinore, që pritet të zbatohet brenda një periudhe pesëvjeçare. Projekti i propozuar synon të ndihmojë Qeverinë e Kosovës që të rrisë transparencën dhe cilësinë e administrimit të tokës dhe të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore. Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është agjencia zbatuese për projektin REGIP, brenda së cilës do të krijohet Njësia për Implementimin e Projektit (NjIP). NjIP-i do të ketë stafin me një Udhëheqës të NJIP-it, Specialist të Prokurimit, Specialist të Menaxhimit Financiar, Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim dhe personel tjetër teknik si ekspert i GIS / Kadastrit, specialist Ligjor etj.

NJIP do të jetë përgjegjës për zbatimin e përditshëm të Projektit dhe për sigurimin e mbikëqyrjes teknike specifike të aktiviteteve të projektit. NjIP -i do të jetë përgjegjës për të gjitha aspektet e mirëbesimit, të tilla si prokurimi, menaxhimi financiar, monitorimi dhe vlerësimi dhe masat mbrojtëse sipas Projektit.

Komponentët e projektit janë Komponenti A - Politika, Mbështetje Ligjore dhe Institucionale; Komponenti B - Modernizimi i Kadastrit; Komponenti C – Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe Infrastruktura Gjeohapësinore dhe Komponenti D - Menaxhimi i Projektit, Ngritja e Kapaciteteve, Informimi i Publikut, dhe Monitorimi & Vlerësimi.

Përgjegjësitë e Përkthyesit

Përkthyesi është një pozicion me kohë të plotë që do të punojë në zyrat e AKK-së në Prishtinë. Përkthyesi do të jetë përgjegjës për mbështetjen e AKK-së për përkthimet nga shqip në anglisht dhe anasjelltas të dokumenteve ligjore dhe teknike, raporteve, strategjive, zyrtare. korrespondenca dhe dokumente të tjera.

Detyra dhe përgjegjësitë kryesore të Përkthyesit paraqiten në Termat e Referencës (TeR) për këtë detyrë. TeR mund të gjenden në ueb faqen e AKK-së, linku: https://projects.worldbank.org/en/projects-operations/procurement-detail/OP00146535

Kualifikimet e nevojshme

  • Diplomë universitare në Gjuhë Angleze;
  • Së paku tre (3) vite përvojë profesionale përkatëse;
  • Njohuri rrjedhshëm të gjuhës shqipe dhe angleze të shkruar dhe të folur. Njohja e gjuhës serbe-kroate të punës do të ishte përparësi;
  • Njohuri bazë për kadastrin, çështjet juridike dhe financiare;
  • Përvojë e mëparshme profesionale si Përkthyes;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe efikase;
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të ndjekur standarde të larta të punës;
  • Njohuri të shkëlqyera të aplikacioneve kompjuterike (Word, Excel).

Periudha e Performancës

Përkthyesi do të punojë me kohë të plotë dhe kohëzgjatja e kontratës pritet të jetë deri në fund të projektit në gusht 2023. Kohëzgjatja e kontratës do t'i nënshtrohet performancës së kënaqshme të rënë dakord gjatë një vlerësimi zyrtar të planifikuar në fund të çdo viti. Paga do të paguhet bazuar në normën mujore të rënë dakord në kontratë. Konsulenti pritet të fillojë shërbimet pas nënshkrimit të kontratës.

Selection process:

Individë me përvojë dhe të kualifikuar do të përzgjidhen sipas dispozitave të Rregullores së Prokurimit të Bankës Botërore për Financimin e Projekteve të Huamarrjes (IPF), Korrik 2016, bazuar në konkursin e hapur.

Kriteret e vlerësimit:

  • Kualifikimi i përgjithshëm - 30 pikë
  • Përvoja specifike në lidhje me detyrën – 70 pikë

Konsulentët Individë të interesuar mund të marrin informacione të mëtejshme në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës: 08:00 - 16:00 (nga e hëna në të premte)

Shprehja e interesit mund të dorëzohet në adresën e mëposhtme deri më 18 nëntor 2021

Kosovo Cadastre Agency
Muzafer Çaka, Koordinator Projekti
Adresa: Rr. “Astrit e Arbnor Dehari” Nr.25
Arkivi Building 2 nd kati
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës
E-mail: Muzafer.Qaka@rks-gov.net

Full announcement

Prano njoftimet me email