Pedagog/e – Praktikant-e me pagesë

ideas partnership 150x150 e1624633927525
The Ideas Partnership
Published
04/08/2021
Location
Kosovo
Listing Type
Jobs  

Description

OJQ The Ideas Partnership, është duke kërkuar:

  • Pozita: 1 Pedagog-e / Praktikant-e me pagesë
  • Projekti: “Edukimi për të gjithë - Përmbushja e të Drejtave të Fëmijëve dhe Adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe nga komunitetet e cenueshme”
  • Data e fillmit të punës 01.09.2021
  • Kohëzgjatja e kontratës: 5 muaj
  • Orari: Gjysëm orari
  • Vendi i punës: Fushë Kosovë, Janjevë dhe Gracanicë
  • Pagesa në muaj: 80 EUR

Historia e Organizatës:

The Ideas Partnership (TIP) është Organizatë jo-qeveritare e themeluar në Kosovë në vitin 2009.

Veprimtaria e saj përqendrohet në edukim, shëndetësi, trashëgimi kulturore, dhe ruajtjen e ambientit. Ndër të tjera, TIP punon me komunitetet Rom, Ashkali, Egjiptian në Fushë Kosovë dhe në Janjevë. Ne jemi Organizatë pa ndonjë ndërlidhje politike apo fetare, kryesisht me bazë vullnetare si dhe me një staf lokal. Ju mund të informoheni më shumë për punën tonë dhe çështjet për të cilat punojmë në web faqen tonë: http://www.theideaspartnership.org/.

Në kuadër të projektit “Edukimi për të gjithë - Përmbushja e të Drejtave të Fëmijëve dhe Adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe nga komunitetet e cenueshme” i cili financohet nga Bashkimi Evropian / Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EU EIDHR) dhe implementohet nga 3 organizata: Organizata nderkombetare People in Need Kosova, dhe 2 OJQ lokale The Ideas Partnership dhe Autizmi Flet, shpallim konkurs për pranimin e 1 Pedagog-e i/e cili/a do të punojnë në shkolla fillore të mesme dhe të ulëta dhe qendra të mësimit në 3 lokacione Fushë Kosovë, Lipjan (Janjevë) dhe Gracanicë. Qëllimi i projektit është përmbushja e të drejtave për arsim të barabartë të fëmijëve dhe adoleshentëve me nevoja të veçanta dhe të atyre që vijnë nga komunitetet e cenueshme në Kosovë (mosha 6-14 vjeç).

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Mbështje dhe ndihmë fëmijëve me nevoja të vecanta dhe fëmijëve të komuniteteve
  • Mbështje dhe ndihmë mesimdhënësve për të dhënë kontributet e një cilësie më të mire
  • Ofron këshillim dhe bashkëpunim me prindërit në aspektin pedagogjik
  • Ofron ndihmë për mësimdhënësit në metoda për zhvillimin e procesit mësimor
  • Punë individuale me nxënës ose në grupe të vogla
  • Të dokumentojë dhe mirëmbajë punën me nxënës, në forme fizike dhe elektronike
  • Të zbatojë rregullat shkollore dhe të klasës
  • Të punojë në përputhje me Politikën e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Kriteret:

  • BA në Fakultetin e Pedagogjisë, studimet postdiplomike të dëshirueshme
  • Të ketë njohuri dhe aftësi të avancuara në paketën MS Office
  • Të ketë një qëndrim pozitiv dhe të punojë me vetëiniciativë
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim, verbale dhe të jetë i/e afërt që të punojë me fëmijë.

Si të aplikoni?

Ju lutem dërgoni një CV dhe një letër motivimi në email adresën: vacancy@theideaspartnership.org deri më datë: 22.08.2021, ora 20:00

Të jeni të informuar që vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen dhe ftohen për intervistë.