Pedagog/e dhe Psikolog/e (4)

shtime e1608736731496
Komuna e Shtimes
Published
06/08/2021
Location
Shtime
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat c Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në
Republikën e Kosovës, Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.067L-114, Ligjit të Punës, nr. O3JL-212,
Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional nga MASHT, Udhëzimit Administrativ të
MASHT nr. 3472014 për Funksionimi i Shërbimit Pedagogjik Psikologjik në Shkolla, Udhëzimit
Administrativ (MPMS) Nr.0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpallë:

KONKURS PUBLIK

Instisucioni: Komuna Shtimes
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit Shtime
Vendi:

1. SHFMU “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë
2. ShF “Emin Duraku” në Shtime
3. SHML Gjimnazi “Naim Frashëri” Shtime

Titulli i vendit të punës: Pedagog/e dhe Psikolog/e, katër (4) poz.
Periudha e kontratës: Me kohë të caktuar

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Lasgush Poradeci” në Muzeqin

  • Një (1) Pedagog/e, (me kohë të caktuar) nga data 01.09.2021, deri në kthimin e pedagoges nga pushimi i lehonisë, Nr. Poz. 01,

Shkolla Fillore “Emin Duraku” në Shtime.

  • Një (1) Pedagog/e, (me kohë të caktuar) punën e fillon nëntor, deri në kthimin e Pedugoges nga pushimi i lehonisë, Nr. Poz. 02,
  • Një (1) Psikolog/e, (me kohë të caktuar) punën e fillon dhjetor, deri në kthimin e psikologes nga pushimi i lehonisë. Nr. Poz. 03,

Shkolla e Mesme e Lartë “Naim Frashëri” në Shtime

  • Një (1) Psikolog/e, (me kohë të caktuar) punën e fillon më 01.09.2021, deri në kthimin e psikologes nga pushimi i lehonisë, Nr. Poz. 04,

Detyrat dhe përgjegjësitë e pedagogut

  • Të kujdeset për realizimin dhe përparimin e punës edukative-arsimore:
  • Të kontribuojë në tejkalimin e problemeve që shfaqen në shkollë, si tek nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe akterët e tjerë relevantë
  • Të mbështet hartimin dhe zbatimin e planit zhvillimor te shkollës
  • Të koordinojë punën e aktiveve profesionale
  • Të udhëzojë mësimdhënësit në realizimin e veprimtarisë mësimore për zbatimin e metodologjive bashkëkohore
  • Të mentorojë (hospitojë) dhe analizojë procesin mësimor
  • Të inkurajojë bashkëpunimin në mes mësimdhënësve
  • Të ndihmojë nxënësit në njohjen e potencialeve të veta, në socializimin e tyre për tejkalimin e vështirësive në të nxënë:
  • Të përgatitë raporte profesionale mujore dhe vjetore për drejtorin e shkollës
  • Të kryejë detyra të tjera, të caktuara nga drejtori dhe ato të përcaktuara me akte të tjera normative.

Detyrat dhe përgjegjësitë e psikologut

  • Të vlerësojë dhe interpretojë çështjet që kanë të bëjnë me procesin e të nxënit dhe zhvillimin psikologjik, social dhe emocional të nxënësve
  • Të ofrojë ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjike me të gjithë akterët në
    shkollë
  • Të ofrojë ndihmë në identifikimin e nxënësve me vështirësi në të nxënë dhe nxënësve të
    talentuar
  • Të zhvillojë intervista me nxënës, mësimdhënës c prindër, vëzhgime e procedura të ndryshme, me qëllim të vlerësimit objektiv, dhe propozon e zbaton masa për intervenime psikocdukative individuale dhe në grup
  • Të mbajë lidhjet me arsimtarët lidhur me nxënësit të cilët kanë nevojë për ndihmë ose kanë probleme personale
  • T'i këshillojë nxënësit, te cilët kanë nevojë për ndihmë në mësim, punë vazhduese, , keshilloje për zgjedhjen e profesionit ose të cilët kanë nevojë për këshilla për të tejkaluar problemet  personale
  • Të përgatit raporte mujore dhe vjetore për drejtorin e shkollës
  • Të angazhohet në dy c më tepër shkolla, sipas nevojës (aty ku numri i nxënësve është i vogël)
  • Të angazhohet në komisionet profesionale
  • Të kryejë edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori dhe ato të përcaktuara me akte tjera normative.

Kushtet e punësimit

Për këto vende pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat ec Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Ligjit të
Punës nr. 037L-212 Udhëzimit Administrativ nr. 0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional te Arsimit te Pergjithshëm nga MASHT.

Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin: Diplomën ose certifikatën e
diplomimit nga Fakulteti — kopjen e vërtetuar te noteri, certifikatën e trajnimeve të kryera nëse keni, vërtetimin mbi përvojën e punës nëse keni dhe letërnjoftimin kopje.

Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen, si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do
shqyrtohen. Data e njoftimit në portalin shtetëror vvavvv.konkursi.rks-gov.net është prej datës
06.07.2021 deri më datë 05.08.2021 ndërsa data e aplikimit është nga data 06.08.2021 derë më
20.08.2021.

Aplikacionet e konkurrimit merren dhe dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00 në ShF “Emin Duraku” në Shtime (Afër ish stacionit policor) Rr “Tahir Sinani” në Shtime.

Inkurajohen për konkurrim kandidatët e të gjitha përkatësive etnike dhe gjinore.

Në intervistë do të ftohën vetëm ata kandidatë që i plotësojnë kushtet e konkursit sipas
përgatitjes përkatëse ose të përafërt,

Rezultatet shpallen në linkun https://konkursi.rks-gov.net/

Këshillë Juridike: Kundër këtij konkursi palët ce pakënaqura mund të bëjnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e publikimit, Komisionit për Ankesa.

Related Listings