Operator i makinave speciale (të rënda) (2)

KEDS Energy e1629815520926
KEDS Energy
Published
10/12/2021
Expires
20/12/2021
Location
Peja
Category
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendeve të lira të punës, në Departamentin e Sistemeve të Operimit, Departamenti i Burimeve Njerëzore,më datë 10 Dhjetor 2021 shpall vende të lira pune për pozitën e mëposhtme:

OPERATOR I MAKINAVE SPECIALE (TË RËNDA)

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Zbaton planin e punës në baza ditore dhe implementon urdhëresat e punës të dhëna nga Koordinatori, në kohën e duhur të punës, në mënyrë të përshtatshme dhe pa mungesa;
  • Kujdeset që pajisjet që përdorë të jenë në gjendje të rregullt, pa defekt sipas rregullave të kompanisë;
  • Largon çdo pengesë, duke përdorur kapacitetet teknike, në çështjet siç janë rreziqet dhe pengesat që shfaqen brenda një periudhe të shkurtër kohore, të cilat duhet t’i raportoj;
  • Sigurohet që operimi, mirëmbajta dhe riparimi i çfarëdo lloji të makinave, materialeve dhe pajisjeve, të jetë në pajtim me rregulloret e punës për shfrytëzim;
  • Njeh kriteret rreth ngarkimit të makinës, tolerancat e peshës, dimensionet dhe respekton të gjitha rregullat dhe lejet për qarkullim sipas rregullave të kompanisë;
  • Është përgjegjës për shfrytëzimin e sistemit të përcjelljes së makinës, sipas kushteve të shfrytëzimit;
  • Gjatë përdorimit të makinave speciale vepron sipas rregullores së brendshme të kompanisë;
  • Implementon të gjitha instruksionet për operim me eskavator të dhëna nga mbikëqyrësit për çdo lloj aktiviteti me eskavator dhe duhet të njoftoj mbikëqyrësin në rast të dëmtimeve nga palët e treta apo në rast të rrezikut për shkak të çështjeve mjedisore;
  • Shfrytëzon çdoherë pajisjet për mbrojtje në punë pa dëmtuar mjedisin dhe pa zvogëluar sigurinë në punë;
  • Vepron në pajtim me Ligjet e Republikës së Kosovës dhe rregulloret e KEDS.

KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET:

  • Preferohet të ketë Diplomë nga Shkolla e Mesme Teknike (Profesionale), Drejtimi Makineri dhe/ose Elekroenergjetikë;
  • Minimum 2 vite përvojë pune në Operim të makinave speciale;
  • Kategoria C e vozitjes, e domosdoshme;
  • Aftësi të mira të zgjidhjes së problemeve dhe person i vëmendshëm në detaje;
  • Bashkëpunues dhe mbështetës në punët e përditshme të Departamentit.

SI TË APLIKONI?

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju duhet të dërgoni dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në;
  • Diplomën e kualifikimit (nëse keni);
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura dhe
  • Certifikata/ Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen në këtë email adresë:
hr@keds-energy.com duke specifikuar në titull pozitën për të cilën aplikoni, më së largu deri më datë: 20 Dhjetor 2021, në ora 16:00.

SHËNIME ME RËNDËSI:

  • KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikimin nga të gjithë personat e gjinisë femërore dhe mashkullore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe të përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

Related Listings

Vende të lira pune   Ferizaj
21/01/2022
18/01/2022
13/01/2022