Operator/e Teknik/e

komuna e vushtrrise e1623918908434
Komuna Vushtrri
Published
29/10/2021
Location
Vushtrri
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në mbështetje të nenit 79 dhe 80 të Ligjit Nr.06JL-114 për Zyrtarët Publik, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.0772017 për Procedurat e Konkursit në Sektorin Publik dhe në bazë të kërkesës nr.03793121 , Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:

KONKURS

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport — Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri
Vendi i punës: Operator Teknik
Nr. i ekzekutueseve një (1)
Koeficienti, 5

Përshkrimi i shkurtër i detyrave dhe përgjegjësive

  • Ndriçimi i Teatrit të Qytetit
  • Zërimii Teatrit të Qytetit
  • Zërimi në terren
  • Skenografia
  • Muzika
  • Instalimi elektrik për pajisjet e zërimit
  • Mirëmbajtja e aparaturave të zërimit
  • Kryen edhe punë të tjera operative teknike, në pajtim me ligjin.

Kualifikimi profesional, aftësitë dhe përgjegjësitë:

  • Shkolla e Mesme;
  • Përvoja e punës: 3 vite;
  • Për punën e vetë i përgjigjet Mbikëqyrësit të Qendrës së Kulturës dhe Drejtorit të Drejtorisë

Lloji i vendit të punës: Nëpunës Administrativo dhe Mbështetës
Lloji i kontratës: Sipas Ligjit për Zyrtarët Publik 0GJL-114
Periudha provuese: Gjashtë (6) muaj.

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje)
  • Diploma e shkollës së mesme (kopje)
  • Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (Origjinali)
  • Letërnjoftimi (kopje)
  • Vërtetim për përvojën e punës

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 29.10.2021 deri më 12.11.2021

Paraqitja e kërkesave:

Të gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë dhe portali shtetëror konkursi.rks-gov.net dhe të plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në Komunën e Vushtrrisë

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444,

Rezultatet shpallen në vveb faqen e komunës së Vushtrrisë dhe në linkun:
konkursi.rks-gov.net

Prano njoftimet me email

Related Listings

02/12/2021
01/12/2021
Zyrtar/e ligjor/e   Podujeva
22/11/2021