Ngasës i Makinerisë së Rëndë/Manipulator

kmdk Kosove
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë
Published
05/08/2021
Location
Ferizaj
Listing Type
Jobs  

Description

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë SH.A

Në bazë të Ligji nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, KMDK SH. A. është Kompania e vetme e Legalizuar dhe e Licencuar për Menaxhimin e Deponive Sanitare të Mbeturinave në Republikën e Kosovës dhe është e regjistruar si shoqëri aksionare, në bazë të Rregullores Nr. 19/2020 për Procedurat e Punësimit, Strukturën Organizative, Kategorizimin dhe Përshkrimin e vendeve të punës në KMDK SH.A, në bazë të Vendimit të KE nr.73/2021 të dt.05.08.2021 si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ(MPMS) Nr.07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik Shpall:

Konkurs të Jashtëm - Publik për këtë vend pune:

Pozita: Ngasës i Makinerisë së Rëndë/Manipulator
Kontratë për punë specifike- (1 pozitë )
Vendi i punës : Stacioni i Transferit Gërlicë, Ferizaj

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të respektojë Udhëzimet e dhëna nga përgjegjësi i deponisë dhe inxhinieri i makinerisë lidhur me përdorimin e makinerisë;
  • Ti respektojë rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara për makinerinë e rëndë;
  • Ti respektojë rregullat e caktuara të komunikacionit;
  • Të jetë fleksibil në punë, të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në kolektiv;
  • Para çdo vozitje të bëjë kontrollimin e gjendjes së makinerisë;
  • Të njoftojë për çdo defekt të makinerisë tek përgjegjësi i deponisë;
  • Pas çdo përdorimi të bëjë kontrollin, pastrimin dhe ta kthejë makinerinë në vendin e caktuar;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së PD dhe STF;
  • Për punën e vet jep përgjegjësi, përgjegjësit të deponisë.

Qualifications:

  • Diploma e shkollës fillore.
  • Minimum 1 vjet përvojë pune.

Aftësitë kryesore

  • Të posedojë patentë Shoferë të kategorisë përkatëse

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • CV
  • Diploma
  • Certifikatat mbi kualifikimet dhe trajnimet
  • Dëshmi mbi përvojën në punë, si dhe dëshmi të tjera në bazë të kualifikimit dhe aftësive.

Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim, ndërsa KMDK SH.A mban të drejtën e formimit të listës së shkurtuar me aplikantët që i plotësojnë kushtet e Konkursit. Lartësia e pagës për pozitën e lartëcekur, do të përcaktohet në harmoni me politikat e Kompanisë dhe rregulloren e brendshme. Të gjithë kandidatët/et e interesuar për punësim që i plotësojnë kushtet e konkursit, duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në adresën: Rruga: Bekim Fehmiu nr.137, 10000 Prishtinë, Kosovë. (Afër Shkollës Shtjefën Gjeçovi), Lakrishtë. Tel: 038/ 600 - 552,

Forma e aplikacionit mund gjendet në Web-faqe të KMDK-së, www.kmdk-ks.org.

Afati për aplikim është 15 ditë nga data 06.08.2021 deri me datë 20.08.2021 ora 08:00-16:00.

Related Listings

05/10/2021