Nëpunës për shërbime të veçanta (5)

prizren
Municipality of Prizren
Published
15/07/2020
Location
Prizren
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Duke u bazuar në nenin 12 paragrafi 4 i Ligjit me numër 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dispozitave të Ligjit me numër 04/L -077 mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve, dhe në bazë të Vendimit me nr. 01/060-57296 të dt. 30.06.2020 të Kryetarit të Komunës, Komuna e Prizrenit, shpall këtë:

KONKURS PËR SHËRBIME TË VEÇANTA

Zyra e Kryetarit / Zyra për Informim

Pozita: Nëpunës për shërbime të veçanta si Këshilltar i Kryetarit të Komunës, për informim, mardhënje me publikun, çështje ekonomike dhe arsimore.
Numri i Nëpunësve: 3
Paga bruto: 378 euro

Detyrat kryesore:

  1. Përcjellë për Kryetarin e Komunës, në mënyrë të përditshme ndërlidhjen e institucionit me mediat e shkruara dhe elektronike si dhe gazetarët me të cilët punohet në baza të rregullta;
  2. Përcjellë shkrimet dhe publikimet e mediave lidhur me aktivitete dhe shërbimet e institucionit dhe përgatit përgjigjet, reagimet sipas nevojës;
  3. Monitoron në vazhdimësi mediat e shkruara dhe elektronike dhe përgatit një përmbledhje të informatave për Kryetarin e Komunës;
  4. Mbanë dhe përditëson një bazë të dhënash të kontakteve të mediave dhe krijon marrëdhënie të mira me gazetarët kryesorë në lidhje me lajmet që i interesojnë Kryetarit të Komunës;
  5. Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e kumtesave, informatave, raporteve dhe publikimeve tjera për publikun;
  6. Pranon kërkesat për qasje në dokumente zyrtare, evidenton kërkesat dhe i përcjell tek burimet përkatëse të cilët duhet të përgjigjen;
  7. Mirëmbanë, ruan dhe arkivon të gjitha kumtesat, informatat, raportet dhe publikimet tjera për publikun e Komunës së Prizrenit, si dhe shkrimet e mediave të shkruara dhe elektronike për Komunën;
  8. E ndihmon Kryetarin e Komunës, lidhur me vlerësimin e planeve buxhetore vjetore të Komunës së Prizrenit;
  9. Analizon dhe vlerëson propozimet buxhetore dhe bënë ekzaminimin e tyre duke shqyrtuar korrektësinë, saktësinë dhe tërësinë si dhe kontribuon në përgatitjen e buxhetit përfundimtar në nivel institucional;
  10. I ofron këshilla dhe udhëzime Kryetarit të Komunës, lidhur me proceset dhe procedurat nga aspekti financiar;
  11. Kryen edhe detyra tjetra në përputhje me Ligjet dhe Rregulloret në fuqi, të cilat mund të kërkohen nga Kryetari i Komunës.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri dhe përvojë në fushën e gazetarisë dhe komunikimit publik ;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Ëord, Excel, Poëer Point, Internetit).

Kushtet:

  • Diploma universitare, filologjik, filozofik, juridik, shkencat politike, edukimit, mardhënjet nderkombtare dhe fakulteti i gazetarisë.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport

Pozita: Nëpunës për shërbime të veçanta si Këshilltar i Drejorit të Drejtorisë Nëpunës për shërbime të veçanta në Sektorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Numri i nëpunësve: 1
Paga Bruto: 378 Euro

Detyrat kryesore:

  1. E ndihmon Drejtorin e drejtorisë lidhur me vlerësimin e planeve buxhetore vjetore të DKRS-së.
  2. Analizon dhe vlerëson propozimet buxhetore dhe bënë ekzaminimin e tyre duke shqyrtuar korrektësinë, saktësinë dhe tërësinë si dhe kontribuon në përgatitjen e buxhetit përfundimtar në nivel institucional;
  3. I ofron këshilla dhe udhëzime Drejtorit të Drejtoris, lidhur me proceset dhe procedurat nga aspekti financiar;
  4. Monitoron shpenzimet e buxhetit gjatë gjithë vitit dhe rekomandon rialokimin e buxhetit kur është e nevojshme si dhe përgatitë raporte mbi shpenzimet buxhetore;
  5. Siguron disponueshmërinë dhe alokimin e buxhetit në përputhje me procesin e fillimit të çdo aktivitetit dhe buxhetin e planifikuar;
  6. Ndihmon Drejtorin, në zhvillimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe praktikave financiare dhe operative të cilat lehtësojnë dhe mbështesin menaxhimin financiar;
  7. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen nga

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri dhe përvojë në futjen e të dhënave në sisteme elektronike ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Ëord, Excel, Poëer Point, Internetit).

Kushtet:

  • Diploma universitare, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i

Zyra e Kryetarit / Zyra për Komunitete dhe Kthim
Pozita: Nëpunës për shërbime të veçanta si Këshilltar për Nënkryetarin për Komunitete. Numri i Nëpunësve: 1
Paga bruto: 378 euro

Detyrat kryesore:

  1. E këshillon Nënkryetarin e Komunës për Komuniteteve, për aktivitetet e Komunës së Prizrenit që nderlidhen me realizimin e të drejtave të komunitetev joshumicë.
  2. Koordinon aktivtetet  me  Zyrën  për  Komunitete  dhe Kthim për     evetentimin kërkesave të komuniteteve joshumicë.
  3. Merret me krijimin e dadabazës për të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me kominitetin joshumicë.
  4. Koordinon punët me Organizatat Joqeveritar që merren me mrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe realizimin e të drejtave të
  5. Grumbullon të dhëna për aktet e nxjerra nga Kryetari i Komunës dhe Kuvendi i Komunës për çështjet e
  6. Monitoron aktet e Komunës së Prizrenit, për nivelin e rrespektimit të gjuhëve

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohje të mirë të gjuhëve zyrtare në përdorim në Komën e Prizrenit;
  • Njohuri dhe përvojë në futjen e të dhënave në sisteme elektronike ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Ëord, Excel, Poëer Point, Internetit).

KUSHTET:

  • Diplomë Universitare: në juridik, shkenca kompjuterike dhe ekonomik.

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Aplikacioni për punësim (i plotësuar me të dhëna të sakta)
  • Fotokopja e vërtetuar e diplomës
  • Dëshmi mbi përvojen e punës (Vërtetime për marrëdhënie të punës)
  • Fotokopja e Letërnjoftimit
  • Ekstrakti i lindjes
  • CV

Konkursi, mbetet i hapur nga dt. 14.07.2020 deri më 21.07.2020, që konsiderohet si ditë e fundit e përmbylljes së konkursit. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë aplikuesit të cilët i plotësojnë kriteret sipas udhëzimeve të përmendura më lartë. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Kërkesat për aplikim së bashku me dokumentacionin e bashkëngjitur duhet të dorëzohen në sportelin e pranimit nr. 3 në objektin e Administratës Komunale, në Komunën e Prizrenit, rr. ‘‘Remzi Ademaj ’’p.n- Prizren, duke filluar prej orës 08:00 deri në orën 16:00.

Shpallja e plote e punes.

Related Listings

04/08/2020
29/07/2020
29/07/2020
28/07/2020
28/07/2020