Mjek/e te praksës së përgjithshme (4)

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
QKMF Klinë
Published
07/06/2021
Location
Klinë
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06IL-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, si dhe në bazë të
Udhëzimit Administrativ Nr. 0772017, për rregullimin e procedurave te konkursit ne sektorin publik, Drejtoria për Shëndetësi, shpall këtë:

KONKURS PUBLIK
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TE LIRA TË PUNËS

Titulli i vendit te punës : Mjek te praksës së përgjithshme për punë në QKMF, QMF dhe AMF
Departamenti: Qendra Kryesore e Mjekësisë familjare
Numri i Ekzekutuesve 4
Periudha e kontratës : ne kohe te pacaktuar
Koeficienti : 7.2 paga 565.51
Orari i Punës: 40 orë në javë
Titulli i Mbikëqyrësit: Drejtori i QKMF-së

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • mbanë evidencën e rregullt të dokumentacionit shëndetësor,
  • jep udhëzime me shkrim dhe me gojë për trajtim të pacientëve,
  • kujdeset për shëndetin e pacientëve,
  • përshkruan dhe administron tretmanët, medikamente dhe masa tjera shëndetësore,
  • raporton lindjet, vdekjet dhe sëmundjet ngjitëse,
  • referon pacientët tek specialistët mjekësor,
  • mban kujdestarinë sipas radhës dhe kryen punë tjera sipas kërkesës së drejtorit të QKMF-se,

shkathtësitë e tjera te kërkuara:

- aftësitë ne organizimin e punës
- aftësitë ne përdorimin e kompjuterit dhe programeve përkatëse
- gatishmëri dhe aftësi për te punuar ne ekip

Kualifikimet arsimore te kërkuara:

  • Të ketë të kryer fakultetin e mjekësisë-drejtimi i përgjithshëm,
  • Të ketë të mbaruar stazhin e obliguar profesional,
  • Të jetë i licencuar,

DOKUMETET E NEVOJSHME:

  • Dokumentet personale:
  • Diplomë universitare:
  • Licencë pune e lëshuar nga organi kompetent:

Afati i aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga data 07.06.2021 deri 21.06.2021

Te gjithë kandidatët e interesuar duhet t'i marrin aplikacionet dhe të plotësuara ti dorëzohen pranë Zyrës se personelit te QKMF-së ne Klinë.

Dokumentacioni i kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.

Rezultatet shpallen në link konkursi.rks-gov.net