Mjek/e Mjekësisë së Përgjithshme (3)

komuna istog e1558652144905
QKMF Istog
Published
12/07/2021
Location
Istog
Category
Listing Type
Jobs  

Description

QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE-ISTOG

Në mbështetje të nenit 8 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr 03L-212 e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës shpallë:

KONKURS PËR SHËRBIME TË VEÇANTA

Titulli i vendit të punës: Mjek-e i/e Mjekësisë së Përgjithshme
Numri i referencës: 06.nr.574-021
Numri i Ekzekutuesve 3 (tre)
Niveli i Pagës: Koeficienti 565€
Kohëzgjatja e Emërimit: Me afat të caktuar -1 (një) vit
Orët e Punës: 40 Orë

Punët dhe detyrat:

  • Sigurimi i shërbimeve shëndetësore në mbrojtjen parësore:
  • Kujdesi për shëndetin e pacientëve, përshkruan dhe administron tretmanet, medikamentët dhe i zbaton masat tjera shëruese:
  • Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve duke këshilluar pacientët dhe popullatën në lidhje me pastërtinë dhe shëndetin në përgjithësi:
  • Jep udhëzime me shkrim dhe me gojë për trajtim të pacientit:
  • Përshkruan dhe administron medikamente:
  • Udhëzon pacientët të specialistët mjekësorë dhe shkëmben të dhënat relevante mjekësore
  • Përpilon me shkrim raportet lidhur me punën dhe veprimet e tij:
  • Ndërmerr aktivitetet për edukimin shëndetësorë të popullatës:
  • Kryen dëtyra të tjera ashtu si kërkon mbikqyrësi në mbarëvajtjen e punës ku është i punësua
  • Ndihmon dhe siguron mirësjellje e kujdes të veqant në lëmin në të cilin është trajnuar
  • Mban kujdestarinë sipas radhës dhe kryen punë të tjera sipas kërkesës së eprorit:
  • Kryen detyra të veqanta në lidhje me profesionin e tij.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare- Fakulteti i Mjekësisë drejtimi Mjekësia e Përgjithshme.

Aftësiti përvoja dhe atributet e tjera:

  • Minimum stazhi i Obliguar Profesional
  • Të jetë i licencuar:
  • Përvoja e punës e dëshirueshme
  • Shkathtësi për komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit
  • Shkatht ulumtuese, analitike vlerësuese dhe dhënja e këshillave profesionale
  • Aftësi për përmbushjen e detyrave dhe punëve nën presion.
  • Njohja e punës me kompjuter e dëshirueshme. 5

Dokumentët e kërkuara:

  • Diploma e Fakultetit të Mjekësisë:
  • Çertifikatën e Licencës:
  • Dëshmi për përvojen e punës nëse ka:
  • Dokumenti i Identifikimit:
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime.

Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë Zotësi për të vepruar, janë në posedim të drejtave civile dhe politike , kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljës në mjetet e informimit.

Kandidatët e interesuar mund ti marrin aplikacionet çdo ditë pune në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare -Istog -Zyra e Shërbimit Juridik dhe aplikacionet e plotësuara dorëzohen në të njejtën zyre.

Me Kandidatët të cilët kanë konkuruar, do të mbahët intervista nga komisioni .

Për datën dhe kohën e mbajtjes së intervistës, kandidatët do të njoftohen me kohë.

Vërejtje: Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e nuk do të pranohen.

Full announcement

Related Listings