Mjek/e, Infermier/e, Teknik Laborant

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
QKMF Skenderaj
Published
14/08/2021
Location
Skenderaj
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të Vendimit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Skenderaj-it nr.08-111/01-0032557/21 të datës 06.07.2021 për lejimin e shpalljes së konkursit për vendet e lira të punës për nevojat e QKMF-së në Skenderaj e në përputhje me nenin 7,8,10 parg 1 nënparagrafi 2.1, nenit 15 pargrafi 1.2 dhe 3 të Ligjit të Punës së Republikës së Kosovës nr.03/L- 212, neni 4 i Udhëzimit Administrativë nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, QKMF në Skenderaj publikon këtë :

KONKURS
PËR PRANIM NË MARRËDHËNIE PUNE 

Titulli i vendit të punës : Doktor i Mjekësisë Një (1) pozita
Kategoria dhe grada e vendit të punës:
Koeficienti : 7.20 , H-27
Orari i punës 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Ofron shërbime shëndetësore në QKMF, QMF,AMF –ku është caktuar të punojë sipas orarit të punës të caktuar  nga punëdhënesi .
  • Respekton orarin e punës ardhja , pauza , dalja nga puna etj.
  • Siguron diagnostifikimin dhe menagjimin efektiv të pacientve duke siguruar edhe referim në Institucionet shëndetësore gjegjëse si dhe në qendrat më të avancuara .
  • Evidenton dhe përcjellë sëmundjet efektive sipas rregullave të IKSHP . I përmbahet etikës mjekësore .
  • Kryen të gjitha punët e Mjekut gjatë orarit të punës .
  • Bënë përcjelljen e të arriturave më të reja në lëminë e Mjekësisë Familjare . Të këtë vetëiniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore .
  • I raporton për çdo ndryshim dhe problem Përgjegjesit të Njesisë apo shërbimit ku punon. Sipas nevojes kryen edhe vizita shtepiake të pacientet kronik.
  • Sipas urdhërit të përgjegjesit apo Shefit te Sektorit të MF, kryen edhe punë tjera.
  • Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Sektorit MF dhe Stafit Udhëheqës të QKMF-së. Detajet e tjera të detyrave dhe përgjegjësive do të përshkruhen në kontratën e punës.

Kushtet e Konkursit :

Kandidati/ja të cilët konkurojnë për këto pozita përveq kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të kenë të përfunduar:

  • Fakultetin e Mjekësisë-Drejtimi i Mjekësisë së Përgjithshme
  • Licencën e punës .

Dokumentet e kërkuara :

  • Kopja e Diplomës së Fakultetit të Mjekësisë
  • Kopjen e Licencës sëPunës
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatën qe nuk është i dënuar dhe nën hetime
  • Çdo dokument tjeter apo çertifikatë trajnimi që kandidat-i/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.
  • Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter –e deshirueshme.

Titulli i vendit të punës : Infermier/e të përgjithshëm: Një (1) pozitë
Kategoria dhe grada e vendit të punës:
Koeficienti : 4.80 , H-68
Orari i punës 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Kryen punët e Infermieri-it/es në kuadër të Sektorit të Mjekësisë Familjare
  • Bënë pranimin e pacientëve në bazë të fletëzes kompjuterike nga Mjeku Famijar
  • Bënë aplikimin e terapisë parenterale sipas recetës të përshkruar nga mjeku dhe verifikon afatin e skadimit te barit,evidenton dhe protokolon terapinë e dhënë.
  • Kryen të gjitha punët e Infermier-it/es në shërbimin ku punon në kuadër të Mjekësisë Familjare. Bënë llogaritjen,evidentimin e recetave ne bazë të ingjekcioneve të dhëna.
  • Kryen punët e Infermier-it/es si regjistrimin dhe protokolimin e dokumentacioneit,reçetave etj. Bënë ndarjen e pacienteve me sëmundje infektive,kronike dhe atyre me urgjencë.
  • Kujdeset për konfidencën e kërkueseve të shërbimeve shëndetësore. Respekton orarin e punë , ardhja , pauza , dalja nga puna etj.
  • Jepë raporte mujore për punën e vet. Kujdeset në kontinuitet për antishokterapinë.
  • Kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të përgjegjesit të Shërbimit ku punon.
  • Për punën e vet i përgjigjet Kryeinfermier-it/es dhe Stafit Udheheqes – të QKMF-së
  • Detajet e tjera të detyrave dhe përgjegjësive do të përshkruhen në kontratën e punës.

Kushtet e Konkursit :

Kandidati/ja të cilët konkurojnë për këtë pozitë përveq kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të kenë të përfunduar :

  • Shkollën e Mesme të Mjekësisë-Infermieri e përgjithshme
  • Licencën e punës .

Dokumentet e kërkuara:

  • Kopja e Diplomës së Shkollës së Mesme të Mjekësisë - Infermieri e përgjithshme të vertetuar
  • Kopjen e Licencës të vërtetuar
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatën qe nuk është i denuar dhe nën hetime
  • Çdo dokument tjeter apo çertifikatë trajnimi që kandidat-i/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.
  • Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter – e deshirueshme.

Titulli i vendit të punës : Teknik Laborant , Një (1) pozitë
Kategoria dhe grada e vendit të punës:
Koeficienti : 4.80 , H-68
Orari i punës 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Punon analizat laboratorike në lëmin e hematologjisë dhe biokimisë, Regjsitron materialin e marrë në formular
  • Mban edhe punë tjera të Laboratorit sipas urdhërit të Përgjegjësit të Laboratorit
  • Për punën e vet i përgjigjet përgjegjësit të laboratorit dhe Stafit Udheheqes – të QKMF-së .
  • Detajet e tjera të detyrave dhe përgjegjësive do të përshkruhen në kontratën e punës.

Kushtet e Konkursit :

Kandidati/ja të cilët konkurojnë për këto pozita përveq kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të kenë të përfunduar :

  • Shkollën e Mesme të Mjekësisë-Teknik laborant
  • Licencën e punës .

Dokumentet e kërkuara :

  • Kopja e Diplomës së Shkollës së Mesme të Mjekësisë – Teknik Laborant ,të vertetuar
  • Kopjen e Licencës të vërtetuar
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatën qe nuk është i denuar dhe nën hetime
  • Çdo dokument tjeter apo çertifikatë trajnimi që kandidat-i/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.
  • Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter – e deshirueshme.

Të gjithë kandidatet të cilët hyjnë në listën e ngushtë, do të ftohen në intervistë, dhe për datën e mbajtjes së intervistës do të njoftohen me kohë dhe do të intervistohen nga Komisioni Intervistues .

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në administratën e QKMF-së Skenderaj nga ora 08:00 deri në ora 15:00.

Dokumentacioni i cili nuk ju përgjigjet kërkesave dhe specifikave të Konkursit si dhe dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai qe arrinë me vonesë , nuk do të shqyrtohen.

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës

Data e njoftimit ne portalin shtetëror www.konkursi.rks-gov.net është 15.07.2021 deri 13.08.2021 Afati për aplikim është pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data 14.08.2021 deri 28.08.2021