Mirëmbajtës/e i ngrohjes qëndrore- Fokist

kacanik 150x150 e1620113906267
Komuna Kaçanik
Published
29/11/2021
Expires
13/12/2021
Location
Kacanik
Category
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

Komuna e Kaçanikut në mbështetje të nenit 79,80, 81 të Ligjit Nr.06JL-I 14 për zyrtarët publikë, nenit 8 të Ligjit të punës Nr.031L-212 dhe Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik më 29.10.2021, shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Mirëmbajtës i ngrohjes qëndrore- Fokist
Numri i pozitave: (1)
Koeficienti Grada 4/1
Drejtoria për Arsim dhe Kulturë
Njësiafsektori: SHFMU “ Emin Duraku”

Përshkrimi i përgjithshëm i detyrave të punës

  1. Është përgjegjës për funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ngrohjes së objektit
  2. Kujdeset për ndezjen e sistemit të ngrohjes së shkollës.
  3. Kujdeset për furnizimin me lëndë djegëse për funksionimin e sistemit të ngrohjes
  4. Kujdeset për mjetet e punes dhe materialin shpenzues të sistemit te ngrohjes
  5. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me t dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi i tij.

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik janë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare në pajtim me Ligjin për gjuhët, të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, të mos ketë në fuqi asnjë masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Përveç kushteve të përgjithshme të cekura më lartë kandidatët duhet t'i plotësojnë edhe këto kërkesa:

  • Të kenë të kryer shkollën e mesme
  • (Kandidatët e kualifikuar në drejtimin për ngrohje qendrore apo që kanë të kryer trajnime në drejtimin përkatës do të kenë përparësi)

Kohëzgjatja e emërimit: pa afat të caktuar

Formularët e aplikimit mund të merren në linkun konkursi.rks-gov.net  dhe web-faqen komunale si dhe në Qendrën për shërbim me qytetar, kati përdhesë ku edhe dorëzohen.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë duke filluar prej datës 29.11.2021 deri më 13.12.2021

Së bashku me aplikacionin kandidatët duhet të bashkangjitin edhe dokumentacionin si në vijim:

  1. Kopjen e vërtetuar të Diplomës, për nivelin përkatës të kualifikimit dhe Çertifikaten e trajnimeve
  2. Kopja e letërnjoftimit, ekstrakin e lindjes, dëshminë se nuk është nën hetime
  3. Dëshminë shëndetësore (pas përzgjedhjes )
  4. Dëshminë për përvojën e punës nëse ka (nuk është obligative),

Pas vlerësimit të kandidatëve Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore publikon listen e kandidatëve fitues në linkun konkursi.rks-gov.net  dhe vveb-faqen komunale

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil dhe publik të Kosovës, siç specifikohet në Ligj”:

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Të gjitha dokumentet e dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e konkurimit, kandidati, përmes aplikacionit, vetdeklaron se janë të vërteta dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e Deklarimi i rrejshëm paraqet shkak për përjashtimin nga procedura e pranimit.

Related Listings

25/01/2022
25/01/2022
25/01/2022
25/01/2022