Mësues/e Klase (2)

50x50 komuna peje
Municipality of Peja
Published
04/11/2021
Location
Peja
Listing Type
Jobs  

Description

Nё bazë nenit 67, 68 tё Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, Ligjit Nr.03/L-068 për  Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.04/L-032 për Arsimin  Parauniversitar në Republikën e Kosovës, nё bazë tё Udhëzimit Administrativ (MASHT)  nr.05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si  dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin Procedurave të  Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Pejës, shpall: 

KO N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës 

Institucioni: Municipality of Peja
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit; 

Titulli i vendit të punës: 

  1. Mësues/e klase në ShFMU”Smajl Hajdaraj “ Pejë 

Numri i Pozitave: Një (1);
Orët e punës: 20 orë në javë
Periudha e Kontratës: pas përfundimit të procedurave të konkursit deri në kthim nga  pushimi i lehonisë 

2. Mësues/e klase në ShFMU”Naum Veqilharxhi “ P.N. Sverkë

Numri i Pozitave: Një (1);
Orët e punës: 20 orë në javë
Periudha e Kontratës: deri në përfundim të pushimit pa pagesë (31.08.2022 ) 

Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;
Grada-Koeficienti –A-421/1: 

Detyrat Kryesore:  

  1. Punëkryesi është i obliguar ta realizojë plan programin mësimor për vendin përkatës të  punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe  në aktet e tjera nënligjore, të cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e  tij/saj të punës;
  2. Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në  procesin e mësimdhënies;
  3. Të përgatisë me rregull planin mësimor vjetor, mujor dhe ditor, në përputhje me  korrikulën, e në pajtim me kërkesat për përshtatjen e mësimdhënies, aftësive dhe prirjeve  individuale të çdo nxënësi;
  4. Të ketë njohuri për një repertor të gjerë të stileve mësimore dhe të jetë në gjendje ti  aplikojë ato që më së miri i përgjigjen situatës në klasë;
  5. T'i shfrytëzojnë mënyrë efektive resurset që i ka në dispozicion;  
  6. Të planifikoj, të udhëheqë dhe të vëzhgoj nxënien dhe sjelljen e secilit nxënës;
  7. Të zbatoj metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me  udhëzimet kurrikulare;
  8. Të krijojë një atmosferë pune dhe disipline, pa përdorur metoda ndëshkimi ose forma të  ndryshme të poshtërimit ndaj nxënësve;
  9. Të kontrollojmë rregull dhe të mbajë evidencë për suksesin dhe progresin  individual të secilit nxënës si dhe të jetë në gjendje t'i raportoj prindit apo kujdestarit të  fëmijës drejt për progresin e arritur të nxënësit sipas kërkesës;
  10. Të zgjoj të nxënësit kureshtjen për të nxënë dhe ti inkuadrojë ata të nxënë në mënyrë  të pavarur;
  11. Të kujdeset për zhvillim të vazhdueshëm profesional individual sipas planit të  paraparë dhe të kujdeset për realizimin e planifikimit;
  12. Të jetë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e çdo nxënësi duke realizuar  takime individuale me prindër, kujdestarë të fëmijës;
  13. T'i ndihmojë kolegët për ngritjen e cilësisë së punës;
  14. Të mbikëqyrë dhe të udhëzoj nxënësit në procesin mësimor;
  15. Të marrë pjesë në punën e organeve të shkollës;
  16. Të marrë pjesë aktive në përgatitjen e programeve dhe evenimenteve në shkollë, kur  kërkohet nga drejtori i shkollës;
  17. Të marrë pjesë në formë aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës dhe të  kryejë me përgjegjësi ekskursionet me nxënës brenda dhe jashtë vendit, sipas udhëzimeve  të drejtorit të shkollës;
  18. Të tregoj respekt sjellje kolegjiale dhe jo diskriminuese ndaj bashkëpunëtorëve me të  cilët punon;
  19. Të respektoj autoritetin e drejtpërdrejt të zyrtarit të cilit i raporton, dhe t'i kryej detyrat  që mund t'i caktoj ai/ajo. Detyrat e punës duhet të jen në harmoni me legjislacionin në  fuqi;
  20. Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga  asnjë organ tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së ose personave të caktuar nga  ata;
  21. Të mos e shfrytëzoj pozitën e punës për interesa private në dobi të një pale të tretë,  përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo rrethin shoqëror.
  22. Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë  ruajtjen e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhen me procesin e punës dhe  raporteve të krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person  fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave  sipas kësaj kontrate apo autorizimit nga zyrtari të cilit i raporton;
  23. Të mbajë orën e kujdestarisë dhe kujdestarinë ditore;
  24. I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuara  me rregulloren e brendshme të shkollës dhe me akte tjera nënligjore;
  25. I punësuari sipas kësaj kontrate, nuk do të kryej punë apo detyrë tjetër, me orare  tëplotë, nëse puna e tillë, bie ndesh me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore, pa  pëlqimin paraprak me shkrim nga DKA-ja ose përfaqësuesit të saj;  

Kushtet dhe Kualifikimi:  

  • Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës;
  • Kriter për pozitën 1 dhe 2 Mësues/e klase është :
  • Fakulteti i Edukimit Programi Fillor
  • Fakulteti i Mësuesisë

Dokumentet e nevojshme: 

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);  
  • Diploma e noterizuar e fakultetit –(kopje); 
  • Certifikatën nga Gjykatëse nuk është nën hetime(origjinali);Letërnjoftimi (kopje)dhe;
  • Certifikata të trajnimeve (kopje). 

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet. 

Konkursi (afati i aplikimit) mbetet i hapur 15 ditë nga data 04.11.2021 deri me  datën 18.11.2021. 

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në  Drejtorin Komunale për Arsim në Pejë, apo ti shkarkojnë nga portali shtetëror  https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Drejtorin për Arsim. Vetëm  kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së  Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për  këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me  Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë  selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë  plotësuar këtë kusht të konkursit. Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të 

të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të  paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi  aplikuesit i drejtohen DKA-së, zyra nr. 33 ose në tel 045 108 914. Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Pejës https://kk.rks-gov.net/pejë/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/. 

Prano njoftimet me email

Related Listings

22/11/2021
22/11/2021
22/11/2021
22/11/2021
22/11/2021