Mësues/e

komuna shterpce e1618209168340
Komuna e Shtërpcës
Published
05/11/2021
Location
Shterpce
Listing Type
Jobs  

Description

Ne bazë te Ligjit per Zyrtaret Publike Nr.06/L-114, neni 67, 68 dhe 69, Ligjit per Arsimin ne  Komuna te Republikes se Kosoves Nr.03/L-068, Ligjit per Arsimin Parauniversitar ne  Republiken e Kosoves Nr.04/L-032, ne baze te Udhezimit Administrativ (MASHTI) nr.05/2021  per Normativin mbi Kuadrin Profesional te Arsimit te Pergjithshem si dhe ne baze te Udhëzimit  Administrativ 07/2017 per Rregullimin e Procedurave te Konkursit ne Sektorin Publik, Komuna  e Shtërpcës shpall: 

K O N K U R S
Per plotësimin e vendeve te lira te punës 

SHFMU. “Anton Santori” Bitijë
Histori 10 orë
Gjeografi 8 orë
Koeficient: A-421/1 

Përshkrimi i vendeve të punës: 

DETYRAT KRYESORE 

  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies.
  • Të  përgatis me rregull planin mësimor vjetor, mujor dhe ditor në përputhje me Kurrikulën e në pajtim me kërkesat  për përshtatjen e mësimdhënies aftësive dhe prirjeve individuale të çdo nxënësi.
  • Të ketë njohuri për një repertuor të gjërë të stileve mësimore dhe të jetë në gjendje t`i aplikoj ato që më së miri i  përgjigjen situatës në klasë.
  • Të shfrytëzoj në mënyrë efektive resurset që i ka në dispozicion.
  • Të planifikoj, të  udhëheqë dhe të vëzhgojë nxënien dhe sjelljen e secilit nxënës.
  • Të zbatoj metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare.
  • Të  krijoj një atmosferë pune dhe discipline, pa përdorur metoda ndëshkimi ose forma të ndryshme të poshtërimit ndaj  nxënësve.
  • Të kontrolloj me rregull dhe të mbaj evidencë për suksesin dhe progresin individual të secilit nxënës si  dhe të jetë në gjendje t`i raportoj prindit apo kujdestarit të fëmijës drejt për progresin e arritu të nxënësit sipas  kërkesës.
  • Të zgjoj te nxënësit kurreshtjen për të nxënë dhe t`i inkurajoj ata të nxënë në mënyrë të pavarur.
  • Të kujdeset për zhvilim të vazhdueshëm profesional individual sipas planit të paraparë dhe të kujdeset për  realizimin e planifikimit.
  • Të jetë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e çdo nxënësi duke realizuar takime  individuale me prindër/ kujdestarë të fëmijës.
  • T`i ndihmojë kolegët për ngritjen e cilësisë së punës.
  • Të mbikçyrë dhe të udhëzoj nxënësit në procesin mësimor.
  • Të marrë pjesë në punën e organeve të shkollës.
  • Të marrë pjesë aktive në përgatitjen e programeve dhe evenimenteve në shkollë, kur kërkohet nga drejtori i  shkollës.
  • Të marrë pjesë aktive në organizimet jashtëmësimore me nxënës dhe kryej me përgjegjësi ekskursionet me nxënës  brenda dhe jashtë vendit, sipas udhëzimeve të drejtorit të shkollës.
  • Të tregoj respekt, sjellje kolegiale dhe jodiskriminuese ndaj bashkëpunëtorëve me të cilët punon. Të mbajë orën e kujdestarisë dhe kujdestarinë ditore.
  • I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar në rregullorën e brendshme të  shkollës.

Kushtet e konkursit: 

Për vendin e punës kërkohet kualifikim përkatës profesional, sipas UA. 10/2018 (MASHT): 

  • Diploma 
  • Certifikata e lindjes 
  • Letërnjoftimi 
  • Vërtetim nga gjykata, me të cilin dëshmohet se kandidati nuk është nën hetime.

Kohëzgjatja e kontratës fillon prej datës së fillimit të punës deri më 31.08.2022 

Fletëaplikacionet mirren në DKA, në shkollë ose ti shkarkojne nga ëeb faqja zyrtare e Komunes  se Shtërpcës dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ , pastaj dorëzohen (me  dëshmi të verifikuara të kualifikimeve) në objektin e Komunës së Shtërpcës, zyra nr. 28 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e  pakompletuara refuzohen. 

Afati për aplikim: 05.11.2021 - 12.11.2021

Prano njoftimet me email

Related Listings

01/12/2021