Mësimdhënës/e për lëndën e matematikës

rahovec e1601100650626
Komuna Rahovec
Published
29/10/2021
Location
Rahovec
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 037L-212, nenit 68 të Ligjit Nr. 06L-114 për Zyrtaret Publik (Ligjit për Arsimin Para universitar në Republikën e Kosovës, Nr.04L-032,të datës 29.08.2011, nenit 34 dhe 35. Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nr.037L-068, neni 5,paragrafi c, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it. Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.0572021, Për Normativ për Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec shpall:

Konkurs

Për plotësimin e 1 pozite të ë punës me kuadër profesional të arsimit, për vitin shkollor 2021/22022: Mësimdhënësje për Lëndën e Matematikës.

Kushtet për konkurrim:

Për vendin e punës kërkohet kualifikim përkatës profesional sipas U.A.0512021, Udhëzimi Administrativ për Normativ mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm), ndërsa kualifikimet tjera që nuk janë në përputhje me këtë udhëzim administrativ nuk do të merren në konsideratë.

Dokumentet e nevojshme:

  • Kopjen e diplomës së fakultetit të kryer, të noterizuar,
  • Kopjet e çertifikatave të trajnimeve me bazë në shkollë.
  • Kopjen e ekstraktit të lindjes.
  • Kopjen e letërnjoftimit.
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime.

Mënyra e aplikimit:

Dokumentacioni i aplikimit, dorëzohet në kopje fizike së bashku me formularin e aplikimit në DKA. Formulari i aplikimit merret / shkarkohet nga linku: konkursi.rks-gov.net

Lista Pritëse:

Kandidatët të cilët grumbullojnë më shumë se 59 pikë, hynë në Listën pritëse si kandidat fitues, dhe nëse paraqitet nevoja për ndonjë pozitë të lirë-Mësimdhënës/e për Lëndën e Matematikës, kanë të drejtë të punësohen. Lista pritëse vlen vetëm gjatë vitit 2021.

Themelimi i marrëdhënies së punës:

Marrëdhënia e punës themelohet vetëm nga dita e nënshkrimit të kontratës së punës .

Aplikimi në konkurs:

Afati i aplikimit fillon nga data 29.10.2021 dhe zgjat 15 ditë kalendarike dhe atë deri me datë 12.11.2021, deri ne ora 16:00.

Prano njoftimet me email