Mësimdhënës/e për Lëndën e Infermierisë

rahovec e1601100650626
Komuna Rahovec
Published
02/12/2021
Expires
16/12/2021
Location
Rahovec
Category
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 037L-212, nenit 68 të Ligjit Nr. 06L-114 për Zyrtaret Publik ,Ligji Arsimin Para universitar në Republikën e Kosovës, Nr.04)L-032,të datës 29.08.2011, nenit 34 dhe 35, 1 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nr.037L-068, neni 5 paragrafi c, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, Udhëzimit Administrativ te MASHT-it Nr.0572015, Për Normativ për Kuadrin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec shpall:

Konkurs

për Për plotësimin e 1 pozite të lirë të punës me kuadër profesional të arsimit, për vitin shkollor 2021/2022: Mësimdhënës/e për Lëndën e Infermierisë me 10 orë mësimi në javë.

Kushtet për konkurim:

Për vendin e punës kërkohet kualifikim përkatës profesional sipas U.A.0572015, Udhëzimi Administrativ për Normativ mbi Kuadrin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, ndërsa kualifikimet tjera që nuk janë në përputhje me këtë udhëzim administrativ nuk do të merren në konsideratë.

Dokumentet e nevojshme:

  • Kopjen e diplomës së fakultetit të kryer, të noterizuar
  • Kopjet e çertifikatave të trajnimeve me bazë në shkollë.
  • Kopjen e ekstraktit të lindjes.
  • Kopjen e letërnjoftimit.
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime.

Mënyra e aplikimit:

Dokumentacioni i aplikimit, dorëzohet në kopje fizike së bashku me formularin e aplikimit në DKA. Formulari i aplikimit merret fshkarkohet nga linku: konkursi.rks-gov.net

Lista Pritëse:

Kandidatët të cilët grumbullojnë më shumë se 59 pikë, hynë në Listën pritëse si kandidat fitues, dhe nëse paraqitet nevoja për ndonjë pozitë të lirë- Mësimdhënësje për Lëndën e Infermierisë, kanë të drejtë të punësohen.

Themelimi i marrëdhënies së punës:

Marrëdhënia e punës themelohet vetëm nga dita e nënshkrimit të kontratës së punës .

Aplikimi në konkurs:

Afati i aplikimit fillon nga data 02.12.2021 dhe zgjat 15 ditë kalendarike dhe atë deri me datë 16.12.2021.

 

Related Listings

Mësimdhënës/e   Lipjan
21/01/2022
Mësimdhënës/e (4)   Hani Elezit
17/01/2022
14/01/2022