Mësimdhënës/e lëndor/e në SHML (2)

shtime e1608736731496
Komuna e Shtimes
Published
06/08/2021
Location
Shtime
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit të Punës, nr. 03/L-212, Ligji për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional nga MASHT, Udhëzimit Administrativ të MASHTI nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nga MASHT, Udhëzim Administrativ MASHT nr. 05/2015 normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpallë:

KONKURS PUBLIK

Komuna Shtimes
Drejtoria e Arsimit Shtime

ShML Profesionale në Shtime
ShML Gjimnazi “Naim Frashëri” në Shtime

Mësimdhënës/e, lëndor dy (2) pozita

ShML Profesionale në Shtime

  • Një (1) Mësimdhënës/e e lëndës elektrotektinë me 20 orë në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale në Shtime (me kohë të caktuar), Nr.Poz. 01,

ShML Gjimnazi “Naim Frashëri” në Shtime

  • Një (1) Mësimdhënës/e e lëndës me 20 orë filozofi (me kohë të pacaktuar), Nr.Poz. 02,

Detyrat dhe përgjegjësitë e mësimdhënësit:

I punësuari është i obliguar të realizojë detyrat e punës si ne vijim:

  • Të realizoj plan programin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore, të cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tij/saj/të punës.
  • Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies.
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet e plan programit të ri.
  • Të tregojë respekt dhe të sillet me drejtësi, barazi dhe pa dallime me bashkëpunëtorët të cilët punon.
  • Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit, të cilit i raporton, dhe t’i kryejë detyrat që mund t’ua caktojë ai/ajo. Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.
  • Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryeijen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së.
  • Të mos e shfrytëzoi pozitën e punës për interesa private në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo miqësinë e tij.
  • Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë, ruajtjen e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhën me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave sipas kësaj kontrate apo autorizimit nga zyrtari të cilit i raporton.
  • Të mbaj orën e kujdestarisë dhe kujdestarinë ditore.
  • I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar me rregulloren e brendshme të shkollës dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore.
  • I punësuari sipas kësaj kontrate, nuk do të kryejë punë apo detyrë tjetër, me orar të plotë, nëse puna e tillë, bie ndesh me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga DKA-ja ose përfaqësuesit të saj.

Puna do të monitorohet dhe të vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të nxënësve, sipas procedurave profesionale nga ana e ekspertëve përkatës.

Kushtet e punësimit:

Për këto vende pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Ligjit të Punës nr. 03/L-212 Udhëzimit Administrativ nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin

Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nga MASHT, Udhëzim Administrativ MASHT nr. 05/2015 normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional,.

Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin: Diplomën ose certifikatën e diplomimit nga Fakulteti - kopjen e vërtetuar te noteri, certifikatën e trajnimeve të kryera nëse keni, vërtetimin mbi përvojën e punës nëse keni dhe letëmjoftimin kopje.

Kërkesat e derguara pas afatit nuk pranohen, si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do shqyrtohen. Data e njoftimit në portalin shtetëror www.konkursi.rks-gov.net është prej datës 07.07.2021 deri më datë 05.08.2021 ndërsa data e aplikimit është nga data 06.08.2021 deri më 20.08.2021.

Aplikacionet e konkurrimit merren dhe dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00 në ShF “Emin Duraku” në Shtime (Afër ish stacionit policor) Rr “Tahir Sinani” në Shtime.

Inkurajohen për konkurrim kandidatët e të gjitha përkatësive etnike dhe gjinore.

Në intervistë do të ftohën vetëm ata kandidatë që i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse ose të përafert.

Rezultatet shpallen në linkun https//konkursi.rks-gov.net

Këshillë Juridike: Kundër këtij konkursi palët e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e publikimit, Komisionit për Ankesa.

Related Listings

21/10/2021
20/10/2021
20/10/2021