Mësimdhënës/e i/e Lëndëve të Mjekësisë

komuna decan logo e1612521714314
Komuna Deçan
Published
25/11/2021
Expires
09/12/2021
Location
Decan
Category
Listing Type
Jobs  

Prano njoftimet me email

Description

Në bazë të nenit 64, paragrafi 1 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 094L-114, nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës, nr. 031L-212,( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr 9072010), Neni 8 pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr. 034-068, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.072017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik, Udhëzimi Administrativ MASHT Nr. 0522015 Normativi Për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan, shpallë këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës

  • Shkolla Mesme Teknike ”Tafil Kasumaj” në Deçan | Mësimdhënës/e i/e Lëndëve të  Mjekësisë (20 orë) | Vend i Lirë | 1

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal (letërnjoftimi ose pasaporta - kopje)
  • Diploma e kualifikimit e noterizuar
  • Trajnime (nëse ka)
  • Vërtetimin për përvojën e punës (nëse ka)
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime
  • Certifikata e lindjes
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara në MASHT.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniverzitar, ashtu siç planifikohet me Udhëzimi Administrativ MASHT Nr. 0522015 Normativi Për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional.

Kriteret e kualifikimit për Mësimdhënës ile Lëndëve të Mjekësisë:

  1. Doktor i Mjekësisë — 360 pikë - ECTS

Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës Nr. 04)L-37 datë 29 gusht 2011, në nenin 16 paragrafi 5 thotë: “Vetëm bartësit (publik) të arsimit të lartë mund të ofrojnë programe studimi që qojnë në kualifikimin e një mësimdhënësi, për tu punësuar në një shkollë”.

Vetëm në mungesë të kandidatëve nga sqarimi i lartcekur do të shqyrtohen edhe aplikacionet e kandidatëve me kualifikim më të përafërt.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuar dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente( jo ata që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Për intervistë do të ftohën vetëm kandidatët, të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të cekura.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje, (kualifikimet universitare duhet të jenë të noterizuara), dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistës.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit duke filluar nga data e publikimit më: 25.11.2021 më datën: 09.12.2021.

 

Related Listings