Mësimdhënës/e i/e gjuhës frënge

shtime e1608736731496
Komuna e Shtimes
Published
03/10/2021
Location
Shtime
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit të Punës, nr. O3L-212, Ligji për Zyrtarët Publikë Nr.06JL-114, Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional nga MASHT, Udhëzimit Administrativ të MASHT nr. 0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nga MASHT, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.0712017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria për Arsim shpallë:

KONKURS PUBLIK

Instisucioni: Komuna e Shtimes
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit - Shtime
Vendi: SHFMU “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë
Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e lëndor, 1 (Një) pozitë

SHFMU “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë.
Një (1) ) Mësimdhënës/e i/e lëndës gjuhë frënge 20 orë, 17 orë në SHFMU “Lasgush. Poradeci” Muzeqinë dhe 3 orë në SHFMU “ Bajram Curri” Petrovë, Nr.Poz. 01.

Detyrat dhe përgjegjësitë e mësimdhënësit:

I punësuari është i obliguar të realizojë detyrat e punës si ne vijim:

  1. Të realizoj planprogramin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore, të cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tijfsajftë punës.
  2. Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies.
  3. Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet e planprogramit të ri.
  4. Të tregojë respekt dhe të sillet me drejtësi, barazi dhe pa dallime me bashkëpunëtorët të cilët punon
  5. Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit, të cilit i raporton, dhe t'i kryejë detyrat që mund t'ua caktojë aiajo. Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.
  6. Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së.
  7. Të mos e shfrytëzoi pozitën e punës për interesa private në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo miqësinë e tij.
  8. Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë, ruajtjen e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhën me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave sipas kësaj kontrate apo autorizimit nga zyrtari të cilit i raporton.
  9. Të mbaj orën e kujdestarisë dhe kujdestarinë ditore.
  10. I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar me rregulloren e brendshme të shkollës dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore.
  11. I punësuari sipas kësaj kontrate, nuk do të kryejë punë apo detyrë tjetër, me orar të plotë, nëse puna e tillë, bie ndesh me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga DKA-ja ose përfaqësuesit të saj.
  12. Puna do të monitorohet dhe të vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të nxënësve, sipas procedurave profesionale nga ana e ekspertëve përkatës.

Kushtet e punësimit:

Për këto vende pune kërkohet përgatitja adekuate profesionale në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Kosovës, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Ligjit të
Punës nr. 031L-212 Udhëzimit Administrativ nr. 0572021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nga MASHT.

Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin: Diplomën ose certifikatën e diplomimit nga Fakulteti — kopjen e vërtetuar te noteri, certifikatën e trajnimeve të kryera nëse keni, vërtetimin mbi përvojën e punës nëse keni dhe letërnjoftimin kopje

Kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen, si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do
shqyrtohen. Data e njoftimit në portalin shtetëror konkursi.rks-gov.net është prej datës
03.09.2021 deri më datë 02.10.2021 ndërsa data e aplikimit është nga data 03.10.2021 derë më
17.10.2021

Aplikacionet e konkurrimit merren dhe dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00 në zyrën e drejtorisë së Arsimit në Komunën e Shtimes, Rruga “Tahir Sinani” në Shtime.

Inkurajohen për konkurrim kandidatët e të gjitha përkatësive etnike dhe gjinore.

Në intervistë do të ftohën vetëm ata kandidatë që i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse ose të përafërt.

Rezultatet shpallen në linkun konkursi.rks-gov.net

Këshillë Juridike: Kundër këtij konkursi palët e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e publikimit, Komisionit për Ankesa.

Prano njoftimet me email

Related Listings