Mësimdhënës/e (5)

novoberde
Municipality of Novo Brdo
Published
19/07/2021
Location
Novoberdo
Listing Type
Jobs  

Description

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, neni 67, 68 dhe 69 të Ligjit për Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, nё bazë tё Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.10/2018 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Novobërdës Shpall:

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Titulli i vendit të punës:

  • Një (1) Mësimdhënës i lëndës së Bilogjisë-Kimisë në SHFMU “Asdreni” në Llabjan.
  • Një (1) Mësimdhënës Klasor në PNF “Skendërbeu” në fsh, Makresh.
  • Një (1) Mësimdhënësi lëndës së Matematikës dhe Fizikës në PNF “Skendërbeu” në fsh, Makresh.
  • Një (1) Mësimdhënës Klasor në në PNF ”Minatori” në Vllasali.
  • Një (1) Mësimdhënës Klasor në në PNF ”Minatori” në fsh.Tullar, në kohë të caktuar (deri sa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë.

Institucioni: Municipality of Novo Brdo
Drejtoria: Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës
Numri i Pozitave: (5) pozita
Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;
Grada/Koeficienti: Koeficienti – A-421
Orët e punës: 40 orë në javë;

Përshkrimi shkurtër i detyrave të punës:

Detyrat Kryesore:

  • Punë kryesi është i obliguar ta realizojë plan programin mësimor për vendin përkatës të punësduke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore, të cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tij/saj tëpunës;
  • Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesine mësimdhënies;
  • Të përgatisë me rregull planin mësimor vjetor, mujor dhe ditor, në përputhje me korrikulën, e në pajtimmekërkesatpërpërshtatjenemësimdhënies,aftësivedheprirjeveindividualetëçdonxënësi;
  • Të ketë njohuri për një repertor të gjerë të stileve mësimore dhe të jetë në gjendje ti aplikojë ato që më së miri i përgjigjen situatës nëklasë;
  • T'i shfrytëzoj në mënyrë efektive resurset që i ka nëdispozicion;
  • Të planifikoj, të udhëheqë dhe të vëzhgoj nxënien dhe sjelljen e secilitnxënës;
  • Të zbatoj metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare;
  • Të krijojë një atmosferë pune dhe disipline, pa përdorur metoda ndëshkimi ose forma tëndryshme të poshtërimit ndajnxënësve;
  • Të kontrolloj me rregull dhe të mbajë evidencë për suksesin dhe progresin individual të secilit nxënës si dhe të jetë në gjendje t'i raportoj prindit apo kujdestarit të fëmijës drejt për progresine arritur të nxënësit sipaskërkesës;
  • Të zgjoj të nxënësit kureshtjen për të nxënë dhe ti inkuadrojë ata të nxënë në mënyrë tëpavarur; 11 Të kujdeset për zhvillim të vazhdueshëm profesional individual sipas planit të paraparë dhe të kujdeset për realizimin eplanifikimit;
  • Të jetë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e çdo nxënësi duke realizuar takime individuale me prindër, kujdestarë tëfëmijës;
  • T'i ndihmojë kolegët për ngritjen e cilësisë sëpunës;
  • Të mbikëqyrë dhe të udhëzoj nxënësit në procesinmësimor; 15 Të marrë pjesë në punën e organeve tëshkollës;
  • Të marrë pjesë aktive në përgatitjen e programeve dhe evenimenteve në shkollë, kur kërkohetnga drejtori ishkollës;
  • Të marrë pjesë në formë aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës dhe të kryejëme përgjegjësi ekskursionet me nxënës brenda dhe jashtë vendit, sipas udhëzimeve të drejtorit të shkollës;
  • Të tregoj respekt sjellje kolegjiale dhe jo diskriminuese ndaj bashkëpunëtorëve me të cilët punon; 19 Të respektoj autoritetin e drejtpërdrejt të zyrtarit të cilit i raporton, dhe t'i kryej detyrat që mund t'i caktoj ai/ajo. Detyrat e punës duhet të jen në harmoni me legjislacionin nëfuqi;
  • Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjëorgan tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së ose personave të caktuar ngaata;
  • Të mos e shfrytëzoj pozitën e punës për interesa private në dobi të një pale të tretë, përfshirëedhe familjen, shoqërinë apo rrethinshoqëror.
  • Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë ruajtjen e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhen me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave sipas kësaj kontrate apo autorizimit nga zyrtari të cilit i raporton; 23 Të mbajë orën e kujdestarisë dhe kujdestarinëditore;
  • I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuarame rregulloren e brendshme të shkollës dhe me akte tjeranënligjore;
  • I punësuari sipas kësaj kontrate, nuk do të kryej punë apo detyrë tjetër, me orare të plotë, nëse punaetillë,biendeshmeaktetpërkatëseligjoredhenënligjore,papëlqiminparaprakmeshkrimnga DKA-ja ose përfaqësuesit tësaj;

Kushtet dhe Kualifikimi:

Kualifikimi për mësimdhënës : kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativet të MASHT-it në fuqi. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it,, nr. 8/2010,në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

- Tё jenë shtetas të Republikës sёKosovës;

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
    Diploma e fakultetit – (kopje);
    Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
    Letërnjoftimi (kopje) dhe;
    Dëshminë mbi përvojën e punës

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 18.07.2021 deri me 01.08.2021

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e portalit shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Drejtorinë e Arsimit dhe Kulturës nё Komunën e Novobërdës.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

TëgjithëkandidatëttëcilëtkanëmbaruarstudimetjashtëRepublikëssëKosovëssidhenëkolegjetprivate brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Novobërdës https://kk.rks-gov.net/novoberde/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes telefonit.

Related Listings

21/10/2021
20/10/2021
20/10/2021