Mësimdhënës/e (4)

hani i elezit e1610131295562
Komuna e Hanit të Elezit
Published
08/07/2021
Location
Hani i Elezit
Listing Type
Jobs  

Description

Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68 , Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068 nenit 5 pika c, Ligjit të Punës Nr.03/L-212 nenit 8,Ligjit për Arsim Parauniversitar Nr.04/L-032 nenit 35,Udhëzimin Administrativ(MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik,Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.10/2018, Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm Drejtoria Komunale e Arsimit  shpallë:

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Titulli i vendit të punës:

  • Një (1) mësimdhënës/e e Arsimit Fillor në SHFMU “Ilaz Thaçi”-paralelja Krivenik, vend i lirë.
  • Një (1) mësimdhënës/e e Arsimit Fillor në SHFMU “Ilaz Thaçi”-pushim i lehonisë nga muaji shtatorë
  • Një (1) mësimdhënës/e e lëndës së Historisë në SHFMU “Ilaz Thaçi”-pushim i lehonisë nga muaji shtator
  • Një (1) mësimdhënës/e e lëndës TIK-ut në SHFMU “Ilaz Thaçi”-pushim i lehonisë nga muaji tetorë

Institucioni: Komuna Hani i Elezit
Drejtoria: Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
Lloji i pozitës: nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: katër (4)
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës
Grada/Koeficienti: Koeficienti A-421/1
Orët e punës: 40

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të realizoj planprogramin mësimor për vendin e punës , në harmoni me legjislacionin në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës;
  • Të zbatoj detyrat e punës duke sigurar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mesimdhënies;
  • Të përgadit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë;
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlersimit në përputhje me me Udhëzimet Kurikulare;
  • Të mbajë ditarin personal të vlersimit të nxënësve.
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës;
  • Të respektoj autoritetin e drejtpërdrejt të zyrtarit , të cilit i raporton dhe ti kryej detyrat që mund ti caktoj ai/ajo.Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në

Kushtet e pjesmarrjes në rekrutim: 1.Arsimi Fillor :

  • Fakulteti i Edukimit-programi fillor;
  • Fakulteti i Mësuesisë;

Histori :

  • Niveli master arsimor-Fakulteti i Edukimit (300 ECTS);
  • Sistemi katërvjeqar;
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS);

TIK: Programi/Dega teknologji-informatikë;

  • Niveli master arsimor-Fakulteti i Edukimit(300 ECTS);
  • Sistemi katërvjeqar;
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS);

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit (merret në Komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë)
  • Rezymeja personale (CV).
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë kopje ).
  • Diploma e kualifikimit (ose certifikata) duhet të jene kopje të vërtetuara.
  • Certifikata që nuk jeni nën
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).
  • Ҫertifikatat e trajnimeve te akredituara nga MASHT-i, tjerat jo profesionale nuk

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 08.07.2021 deri 22.07.2021

Tё gjithë kandidatët e interesuar aplikacionin e punësimit e marrin pranë Qendrës për Shërbime me Qytetarë nё Han të Elezit kati i parë dhe të plotësuar e dorëzojnë në të njëjtin vend.

Dokumentacioni i kandidatëve tё cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohen ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatet nga lista e ngushtë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet, jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe në për kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për kët pozitë, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Konkursi dhe rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe në tabelën e shpalljes.

Related Listings

15/10/2021
08/10/2021