Mësimdhënës/e (10)

drenas logo e1558609641693
Municipality of Drenas
Published
31/07/2021
Location
Drenas
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 64 pika 1 dhe 68 pika 1 e Ligjit nr. 06L-114 për Zyrtaret Publikë të Republikës së Kosovës, në vështrim të nenit 8 të Ligjit nr.037L-212 të Punës, Udhëzimit administrativ nr. 0772017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik,Udhëzimit Administrativ të MASHTI, nr. 0572021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Drejtorati për Arsim në Drenas, shpallë:

KONKURS

Titulli i pozitës se punës: Mësimdhënës/e

  • Një mësimdhënës për arsim fillor në SHFMU” Migjeni” në Baicë, për vitin shkollor 2021712022, më mundësi vazhdimi.
  • Një mësimdhënës për arsim fillor në SHFMU” Mehmet Gradica” në Gradicë, më kohë të pacaktuar.
  • Një mësimdhënës për arsim fillor në SHFMU” Zenel Hajdini” në Tërstenik, deri sa të këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë.
  • Një mësimdhënës për arsim fillor në SHFMU” Luigj Gurakuqi” në Sankoc, deri sa të këthehet
    punëtorja prej pushimit të lehonisë. u
  • Një mësimdhënës për arsim fillor në SHFMU” Shaban Polluzha” në Polluzhë, deri sa të këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë.
  • Një mësimdhënës për arsim fillor në SHFMU” 24 Korriku” në Fushticë e Poshtme, deri sa të
    këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë.
  • Një mësimdhënës për arsim fillor në SHFMU” Hasan Prishtina” në Llapushnikë, deri sa të
    këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë.
  • Dy mësimdhënës për arsim fillor në SHFMU” Bajram Curri” në Nekoc, deri sa të këthehen
    punëtoret prej pushimit të lehonisë.
  • Një mësimdhënëspër arsim fillor në SHFMU” Abedin Bujupi” në Arllat, deri sa të këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë.
  • Një mësimdhënës me 16 orë Fizikë në SHFMU” Bajram Curri” në Nekoc t 4 orë Fizikë në SHFMU”Luigj Gurakuqi” -Sankoc, më kohë të pacaktuar.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të realizoj planprogramin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore, të cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tij/saj/të punës.
  2. Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies.
  3. Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet e planprogramit të ri.
  4. Të tregojë respekt dhe të sillet me drejtësi, barazi dhe pa dallime me bashkëpunëtorët të cilët punon.
  5. Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit, të cilit i raporton, dhe t'i kryejë detyrat që mund t'ua caktojë aifajo. Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.
  6. Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së.
  7. Të mos e shfrytëzoi pozitën e punës për interesa private në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo miqësinë e tij.
  8. Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë, ruajtjen e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhën me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave sipas kësaj kontrate apo autorizimit nga zyrtari të ciliti raporton.
  9. Të mbaj orën e kujdestarisë dhe kujdestarinë ditore.
  10. I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar me rregulloren e brendshme të shkollës dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore.
  11. I punësuari sipas kësaj kontrate, nuk do të kryejë punë apo detyrë tjetër, me orar të plotë, nëse puna e tillë, bie ndesh me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga DKA-ja ose përfaqësuesit të saj.
  12. Puna do të monitorohet dhe të vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të nxënësve, sipas procedurave profesionale nga ana e ekspertëve përkatës.

Institucioni: Komuna e Drenasit
Drejtorati: Drejtorati për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: Dhjetë (10)
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës

KUSHTET E PUNËSIMIT:

Për të gjitha vëndet e punës kërkohet përgatitje adekuate profesionale (me fakultete përkatëse), sipas U.A.0512021-MASHTI.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM:

  1. Aplikacioni i punësimit.
  2. Kopje e dokumentit të identifikimit ( letërnjoftim, patentë shofer ose pasaportë)
  3. Diploma e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik ( vula orgjinale, jo në kopje).
  4. Çertifikata e diplomimit- jo më e vjetër së gjashtë muaj, e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.
  5. Certifikatë origjinale që nuk është nën hetime, ose e noterizuar, jo më e vjetër së gjashtë muaj.
  6. Çërtifikatë mjekësore për gjendjen shëndetësore lidhur më çështjen e punësimit, për kandidatët që pranohen në punë.

REKRUTIMI:

Intervistat me shkrim, me gojë dhe përzgjedhjen e kandidatëve do të bëjë Komisioni i përzgjedhur nga Njësia e Burimeve Njërzore.

INFORMATA TË PËRGJITHSHME:

Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën nr.10,11,12 në Komunën e Drenasit. Data e njoftimit në vveb faqen, konkursi.rks-gov.net, është prej dt, 01.07.2021 deri me dt: 30.07.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 31.07.2021 deri me datën 14.08.2021. Përveq vveb faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në vveb-faqe zyrtare të Komunës

Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni.

Related Listings

21/10/2021
20/10/2021
20/10/2021