Mësimdhënës/e (12)

komuna decan logo e1612521714314
Komuna e Deçanit
Published
09/07/2021
Location
Decan
Listing Type
Jobs  

Description

Në bazë të nenit 64, paragrafi 1 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06/L-114, nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës, nr. 03/L-212,( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), Neni 5 pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr. 03/L-068, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik, Udhëzimi Administrativ MASHT Nr. 05/2015 Normativi Për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, Udhëzimit Administrativ MASHT Nr. 10/2018 datë: 20.07.2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr. 34/2014 Funksionimi i shërbimit pedagogjik - psikologjik në shkolla, Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan, shpallë këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës për vitin shkollor 2021/22

Nr. | Niveli, Shkolla | Pozita | Vend i Lirë /Me kohë të caktuar / Zëvendësim | Numri i pozitave | 1

  1. Shkolla Mesme Teknike ”Tafil Kasumaj” në Deçan | Mësimdhënës i/e Ekonomisë (Kontabilitet dhe Financa 10 orë ) (Rishpallje) | Kohë të Caktuar (mandati i drejtorit të shkollës) | 1
  2. Shkolla Mesme Teknike ”Tafil Kasumaj” në Deçan | Mësimdhënës i/e Ekonomisë (Menaxhimi i Turizmit dhe Hotelerisë 20 orë) - (Rishpallje) | Zëvendësim Lehonie | 1
  3. Shkolla Mesme Teknike ”Tafil Kasumaj” në Deçan | Mësimdhënës i/e Lëndëve të Mjekësisë (10 orë) | Vend i Lirë | 1
  4. Shkolla Fillore Mesme e Ulët “Lidhja e Prizrenit” në Deçan | Mësues Klase | Zëvendësim Lehonie | 1
  5. Shkolla Fillore Mesme e Ulët "Lan Selimi” në Lumbardh | Mësues Klase | Vend i Lirë | 1
  6. Shkolla Fillore Mesme e Ulët ‘’Lan Selimi” në Lumbardh (6 orë); Shkolla Fillore Mesme e Ulët ‘’Kuvendi i Verrave të Llukës” në Llukë e Epërme (4 orë) | Mësimdhënës i/e Teknologjisë Informative (10 orë) | Vend i Lirë | 1
  7. Shkolla Fillore Mesme e Ulët ‘’Jusuf Gërvalla” në Prapaqan | Mësimdhënës i/e Gjeografisë (14 orë) | Kohë të Caktuar (mandati i drejtorit të shkollës) | 1
  8. Shkolla Fillore Mesme e Ulët ‘Tsa Boletini” në Isniq | Mësimdhënës i/e Gjuhës Angleze (14 orë) | Vend i Lirë | 1
  9. Shkolla Fillore Mesme e Ulët ‘’Rexhep Kadrijaj” në Rastavicë (6 orë); Shkolla Fillore Mesme e Ulët ”Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan (4 orë) | Mësimdhënës i/e Gjuhës Gjermane (10 orë) | Vend i Lirë | 1
  10. Shkolla Fillore Mesme e Ulët ‘’Sylë Alaj” në Drenoc | Mësimdhënës i/e Matematikës (10 orë) | Kohë të Caktuar deri më datë 31.03.2022 | 1
  11. Drejtoria e Arsimit, në shkollat e komunës së Deçanit | Psikolog i/e shkolle | Vend i Lirë | 1
  12. Drejtoria e Arsimit, në shkollat e komunës së Deçanit | Pedagog i/e shkolle | Vend i Lirë | 1

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit;
  • Rezymeja personale (CV);
  • Dokumenti personal(letëmjoftimi ose pasaporta - kopje);
  • Diploma e kualifikimit e noterizuar;
  • Trajnime (nëse ka);
  • Vërtetimin për përvojën e punës (nëse ka);
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime;
  • Certifikata e lindjes;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara në MASHT.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniverzitar, ashtu siç planifikohet me UA të MASHT-it për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm nr. 10/2018 të datës: 20.07.2018, Udhëzimi Administrativ MASHT Nr. 05/2015 Normativi Për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional dhe Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr. 34/2014 Funksionimi i shërbimit pedagogjik - psikologjik në shkolla.

Kriteret e kualifikimit për Mësim Klasor:

  1. Fakulteti i Edukimit - Programi fillor;
  2. Fakulteti i Mësuesisë.

Kriteret e kualifikimit për Mësimdhënës Gjuhë Angleze:

  1. Niveli master arsimor - Fakultetit i Edukimit (300 ECTS);
  2. Sistemi katërvjeçar;
  3. Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Kriteret e kualifikimit për Mësimdhënës Gjuhë Gjermane:

  1. Niveli master arsimor - Fakultetit i Edukimit (300 ECTS);
  2. Sistemi katërvjeçar;
  3. Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Kriteret e kualifikimit për Mësimdhënës Matematikë:

  1. Niveli master arsimor - Fakultetit i Edukimit (300 ECTS);
  2. Sistemi katërvjeçar;
  3. Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Kriteret e kualifikimit për Mësimdhënës Gjeografi:

  1. Niveli master arsimor - Fakultetit i Edukimit (300 ECTS);
  2. Sistemi katërvjeçar;
  3. Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Kriteret e kualifikimit për Mësimdhënës Teknologji Informative:

  1. Niveli master arsimor — Fakultetit i Edukimit (300 ECTS);
  2. Sistemi katërvjeçar;
  3. Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).

Kriteret e kualifikimit për Mësimdhënës i Ekonomisë (Kontabilitet dhe Financa):

  1. Master i ekonomisë- profilit përkatës:
  2. Ekonomist i diplomuar banka, financa, kontabilite;
  3. Ekonomist i diplomuar- përgjithshëm.

Kriteret e kualifikimit për Mësimdhënës i Ekonomisë (Menaxhimi i Turizmit dhe Hotelerisë):

  1. Master i turizmit dhe hotelerisë;
  2. Ekonomist i diplomuar i turizmit dhe hotelerisë.

Kriteret e kualifikimit për Mësimdhënës i/e Lëndëve të Mjekësisë:

  1. Mjek i përgjithshëm.

Kriteret e kualifikimit për Psikolog i/e shkolle:

Psikolog i shkollës - personi i cili ka përfunduar studimet e nivelit Master në degën e Psikologjisë - drejtimi: Psikologji Shkollore dhe Këshillim, të Fakultetit Filozofik (apo siç është rregulluar më UA 2014 për licencimin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtoreve profesional).

III. Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-37 datë 29 gusht 2011, në nenin 16 paragrafi 5 thotë: ”Vetëm bartësit (publik) të arsimit të lartë mund të ofrojnë programe studimi që qojnë në kualifikimin e një mësimdhënësi, për tu punësuar në një shkollë”.

Kriteret e kualifikimit për Pedagog i/e shkolle:

Psikolog i shkollës - personi i cili ka përfunduar studimet e nivelit Master në degën e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik përkatësisht Fakultetin e Edukimit, studimet katërvjeçare në Degën e Pedagogjisë, (apo siç është rregulluar më UA 2014 për licencimin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtoreve profesional).

IV. Vetëm në mungesë të kandidatëve nga sqarimi i lartcekur do të shqyrtohen edhe aplikacionet e kandidatëve me kualifikim më të përafërt.

  1. Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuar dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.
  2. Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente( jo ata që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  3. Për intervistë do të ftohën vetëm kandidatët, të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të cekura.
  4. Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje, (kualifikimet universitare duhet të jenë të noterizuara), dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistës.

Formularin i Aplikimit për Punësime shkarko këtu:

https://kk.rks-gov.net/decan/wp-content/uploads/sites/9/2021/01/Formulari-Aplikimi-Per-Punesim-07AR.pdf

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në faqen zyrtare të komunës, duke filluar nga data e publikimit më: 09.07.2021 më datën: 23.07.2021.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes zyrës së DKA-së Nr. 52 , në objektin e Komunës së Deçanit.

Full announcement

Related Listings