Merçendaizer

rugove kosovo e1604593874352
Rugove
Published
21/07/2021
Location
Pristina
Category
Sales  
Listing Type
Jobs  

Description

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove në Shkabaj, Prishtinë dhe në depon tonë në Pejë. Pozitat e hapura janë:

MERÇENDAIZER

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për Merçendaizer:

  • Siguron pozicionim sa më të mirë të produkteve nëpër markete.
  • Mirëmban dhe pastron ekspozimin e produkteve të kompanisë nëpër rafte sipas standardeve.
  • Kontrollon afatet e produkteve dhe stoqet.
  • Ndihmon në realizimin e promovimeve të produkteve.
  • Shpërndan material dhe rekuizita të ndryshme të marketingut sipas nevojës.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje.
  • Patent shofer kategoria B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 9 gusht 2021, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.