Mbështetës teknik (Zyra ligjore)

kpmm logo 150x150 1
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
Published
27/07/2020
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

Nr. 07-002-2020
Datë: 22.07.2020

Në bazë të nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës , nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, shpall:

Jobs

  • Departamenti Ligjor
  • Pozita – Mbështetës teknik
  • Pagesa – 362.50€ (bruto)
  • Lloji i vendit të punës: me afat të caktuar, (6 muaj)
  • Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:

  • Ofron mbështetje teknike dhe operative për Departamentin Ligjor
  • Mbështet departamentet që bashkëpunojnë me Departamentin Ligjor dhe zbaton rekomandimet e dhëna nga Kryesuesi i Departamentit Ligjor;
  • Ofron mbështetje administrativo – teknike sipas kërkesave që vijnë nga Kryesuesi i Departamentit Ligjor;
  • Asiston dhe lehtëson punën si dhe mban korrespodencë në mes të zyrtarëve, departamenteve, për qëshjtet që ja përcakton Kryesuesi i Departamentit Ligjor
  • Ndihmon në zgjidhjen e çështjeve teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kushtet:

Diplomë e Shkollës së mesme ose fakultetit

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri në fushën përkatëse të punës,
  • I gatshëm të merrë përgjegjësi dhe të shfrytëzojë iniciativën e tij,
  • Shkathtësi të mira komunikuese me palët dhe stafin e brendshëm,
  • Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Word, Excel, Power Point, Access, Internet).

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Diploma e Shkollës së mesme ose fakultetit (kopja e vërtetuar)
  • Fotokopja e Letërnjoftimit
  • Ekstrakti i lindjes
  • Dy - rekomandime (nëse keni)
  • Certifikata të trajnimeve
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 22.07.2020 deri më datën 05.08.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në uebfaqen e KPMM-së: https://www.kosovo-mining.org/kpmm/mundesi-punesimi/ dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë - Adresa jonë: Rr. Armend Daci nr.1, Bregu i Diellit, Prishtinë, ose përmes emailit icmm@kosovo-mining.org.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/240252202 prej orës 08:00–16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin ne fuqi.

Shpallja e plote e punes.

Related Listings