Kryeshef Ekzekutiv në NPL Eko Natyra Sh.A.

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna e Skenderajt
Published
09/07/2021
Location
Skenderaj
Listing Type
Jobs  

Description

Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrja Publike Lokale NPL Eko Natyra Sh.A Skenderaj, në mbështetje të Ligjit për ndërmarrjet publike 03VL -087, Ligjit të Punës Nr. O3VL-212 dhe të Udhëzimit Administrativ Nr. 0712017 Për rregullimin e procedurave të konkursit ne sektorin publik, Statutin e ndërmarrjes, NPL Eko Natyra Sh.A Skenderaj, Vendimit Nr.0372021 të datës 07.07.2021 të shpall ketë:

KONKURS

  • Titulli i pozitës: Kryeshef Ekzekutiv në NPL Eko Natyra Sh.A Skenderaj.
  • Raportimi: Bordit të Drejtorëve të NPL Eko Natyra Sh.A
  • Pozita: Kryeshefi Ekzekutiv emërohet nga Bordi i Drejtorëve të NPL Eko Natyra Sh.A Skenderaj më mandate tre vjeçar.
  • Koeficienti: Kompensimin e Kryeshefit Ekzekutiv e përcakton Bordi i Drejtorëve të NPL Eko Natyra Sh.A
  • Vendi i Punës: NPL Eko Natyra Sh.A Skenderaj

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Të menaxhojë kompaninë në baza ditore në pajtim me aktet ligjore dhe politikat e kompanisë.
  • Te zbatoj qëllimet strategjike dhe objektivat e kompanisë duke i dhënë drejtim lidership drejt arritjes së misionit dhe vizionit të kompanisë.
  • Mbështet punën e Bordit të Drejtorëve duke i këshilluar dhe informuar anëtarët e Bordit me anë të propozimeve lidhur me politikat dhe vendimet që do ti marrë Bordi.
  • Është përgjegjës për shërbimet që ofron kompania duke mbikëqyrur kualitetin e programit të përgatitjes së shërbimeve, marketingut dhe ofrimit të këtyre shërbimeve.
  • Rekomandon buxhetin vjetor për aprovim të Bordit të Drejtorëve si dhe menaxhon resurset humane dhe financiare të kompanisë konform ligjeve në fuqi.
  • Siguron që misioni dhe programi i kompanisë të shërbimeve të sajë të jenë në mënyrë të vazhdueshme dhe fuqishëm të prezantuara për të krijuar një pasqyrë pozitive të kompanisë për palët e interesit.
  • Mbikëqyr ngritjen e fondeve, planifikimin dhe zhvillimin e tyre, duke përfshirë identifikimin e burimeve të financimit, si dhe përgatitjen e strategjisë për t'iu qasur këtyre burimeve duke ofruar propozim për administrimin dhe dokumentimin e ngritjes së këtyre fondeve.
  • Menaxhon politika dhe zbaton vendimet e Bordit në pajtim me legjislacionin në fuqi .

Kualifikimi dhe Aftësitë

  • Diplomë Universitare, Fakulteti Juridik, Drejtimi Politikat Publike dhe Menaxhment, Administrim Biznesi dhe Ekonomi që lidhet më veprimtarin e ndërmarrjeve publike
  • Pesë (5) vite përvojë pune në fushën profesionale,
  • Aftësi të larta të komunikimit dhe bashkëpunimit.
  • Njohës i mirë i punës me kompjuter.( Vord, Excel, Povver Point, Internet)

Procedura e Aplikimit

  • Aplikacioni për punë — Kërkesa.
  • CV
  • Letërnjoftimi kopje.
  • Diploma Universitare e vërtetuar,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës ,Referenca
  • Vërtetimin nga gjykata kompetente.
  • Prezantim i shkurtër mbi idenë e arritjes së objektivave për manxhimin dhe zhvillimin e
    ndërmarrjes.

Sqarim: Kandidatet të cilët i plotësojnë kriteret për intervistë do të ftohen për intervistim.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit duke filluar nga data 08.07.2021 deri më 22.07.2021.

Dokument shkarkohen nga ueb faqja e Komunës së Skenderaj dhe dorëzohen në E-mail:
eko.natyra2021@gmail.com ose përmes postes në adresë të NPL Eko Natyra Sh.A , Rr. 28 Nëntori pn 41000 Skenderaj, prej orës 09:00 — 16:00. Tel. për kontakt: 138320042733 .

Full announcement