Kryeshef/e Ekzekutiv/e, Zyrtar/e Kryesor/e Financiar dhe i Thesarit

64x64 kru prishtina
KRU Prishtina SHA
Published
09/09/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Në pajtim me funksionet dhe kompetencat që parashihen në nenin 21, lidhur me nenin 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (Ligji nr.03/L-087), i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111 dhe Ligjin nr.05/L-009 për NP, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU “Prishtina” Sh.A., vendosi të shpall këtë:

KONKURS PUBLIK

Për plotësimin e dy (2) pozitave

  • KRYESHEF EKZEKUTIV
  • ZYRTAR KRYESOR FINANCIAR DHE I THESARIT
  • Numri i referencës: 1327

1. Titulli i punës: KRYESHEF EKZEKUTIV

Vendi: Pristina
Ndërmarrja: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.
I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve
Niveli i pagës: Kategoria I
Mandati: 3 vite – me mundësi vazhdimi

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” Sh.A., është Ndërmarrje Publike e cila në kuadër të veprimtarisë së saj përfshin grumbullimin, përpunimin dhe ofrimin e shërbimit të ujit për pije dhe largimin e ujërave të zeza, ku zona e shërbimit të veprimtarisë shtrihet në territorin e tetë  (8) komunave brenda regjionit të Prishtinës.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të lartë të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë të cilat kërkojnë që kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Kandidati/tja duhet të ketë diplomë universitare në fushën e administrimit të biznesit, ekonomisë, financave, inxhinierisë, juridik, ose nga një fushë tjetër e shkencës e cila ka të bëjë me veprimtarinë biznesore të NP-së; ose për së paku pesë (5) vite, të ketë qenë kontabilist publik i licencuar nga ndonjë shoqatë kombëtare ose ndërkombëtare e kontabilitetit. Diploma pas-universitare në këto fusha konsiderohet përparësi.
  • Kandidati/tja duhet të këtë së paku 5 vite përvojë pune në menaxhment të lartë, preferohen kandidatët me përvojë në ndërmarrjet pune në korporatat tjera me madhësi dhe kompleksitet të lartë duke përfshirë edhe kërkesat tjera që i parasheh neni 17, pika 3 e Ligjit Nr.03/L-087 i ndryshuar dhe plotësuar më vonë.
  • Njohuri të avancuara në fushëveprimin e ndërmarrjeve publike.
  • Të këtë integritet të lartë moral e profesional.
  • Aftësi për udhëheqje dhe arritjen e objektivave të ndërmarrjes.
  • Të këtë aftësi në sigurimin e fondeve, menaxhim të projekteve dhe raportim.
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
  • Preferohet njohuri të avancuara në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe pakove standarde softuerike.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe planifikuese.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimit në të shkruar dhe të folur.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Kryeshefit Ekzekutiv:

  • Zhvillimin strategjik të KRU “Prishtina” Sh.A.
  • Menaxhon ndërmarrjen dhe udhëheq politikën e saj programore, financiare dhe të punësimit.
  • në pajtim me aktet ligjore dhe politikat e kompanisë.
  • Të zbatojë qëllimet strategjike dhe objektivat e kompanisë duke i dhënë drejtim lidershipi drejt arritjes së misionit dhe vizionit të kompanisë.
  • Mbështet punën e Bordit të Drejtorëve me anë të propozimeve lidhur me politikat dhe vendimet që do t`i merr Bordi.
  • Është përgjegjës për shërbimet që ofron kompania duke mbikqyrë kualitetin e programit të përgatitjes së shërbimeve, marketingun dhe shitjen e këtyre shërbimeve.
  • Propozon buxhetin vjetor për aprovim tek Bordi i Drejtorëve, si dhe me kompetencë menaxhon resurset financiare të kompanisë brenda ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme.
  • Në mënyrë efektive menaxhon resurset njerëzore të kompanisë brenda politikave zyrtare të kompanisë dhe procedurave në pajtim me ligjet në fuqi.
  • Siguron që misioni dhe programi i Kompanisë dhe i shërbimeve të saj, të jenë në mënyrë të vazhdueshme dhe fuqishëm të prezantuara për të krijuar një pasqyrim pozitiv të kompanisë tek palët e interesit.
  • Mbikëqyrë ngritjen e fondeve, planifikimin dhe zbatimin e tyre, duke përfshirë identifikimin e burimeve të financimit, si dhe përgatitjen e strategjisë për të ju qasur këtyre burimeve duke ofruar propozim për administrimin dhe dokumentimin e ngritjes së këtyre fondeve.
  • Menaxhon politika dhe zbaton vendimet e Bordit në pajtim me legjislacionin në fuqi.
  • Kujdeset për operacionet ditore të Ndërmarrjes dhe angazhohet që ato të jenë në të mirë të Ndërmarrjes;
  • Bën vlerësimin e kontrollit të brendshëm dhe ndërmerr masat e nevojshme që ato të jenë funksionale për të menaxhuar dhe mbajtur nën kontroll rreziqet që i kanosen veprimtarisë së Ndërmarrjes.
  • Përfaqëson ndërmarrjen tek palët tjera sipas detyrës zyrtare dhe aty ku ka nevojë edhe me autorizimet e Bordit të Drejtorëve.

2. Titulli i punës:  ZYRTAR  KRYESOR  FINANCIAR DHE I THESARIT

Vendi: Pristina
Ndërmarrja: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.
I përgjigjet: Kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit të Drejtorëve
Niveli i pagës: Kategoria III
Mandati: 3 vite – me mundësi vazhdimi

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të njohur të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (k) dhe (l) të Ligjit për Ndermarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë të cilat kërkojnë që kandidatët të plotësojnë këto kritere:

  • Të këtë diplomë universitare nga fusha e financave, kontabilitetit dhe/ose auditim, dhe përvojë të konsiderueshme profesionale në këto fusha; Diploma pas-universitare në këto fusha konsiderohet përparësi.
  • Të këtë së paku 5 vite përvojë pune në menaxhim të dëshmuar në financa, kontabilitet dhe/ose auditim.
  • Të jetë kontabilist i çertifikuar sipas një programi në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Edukimit (SNE) dhe sipas udhëzimeve të Federatës ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK). Çertifikimi si auditor konsiderohet përparësi.
  • Të këtë njohuri në interpretimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) në bazë të cilave raporton Ndërmarrja.
  • Të këtë integritet të lartë moral e profesional.
  • Të këtë aftësi të dëshmuara në menaxhim financiar.
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe pakove standarde softuerike.
  • Aftësi ndër-personale.
  • Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme të ndërmarrjes.
  • Preferohen kandidatë me përvojë pune në ndërmarrjet korporata tjera me madhësi dhe kompleksitet të lartë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Zyrtari Kryesor Financiar (ZKF) do të menaxhoj çështjet financiare të Kompanisë nën drejtimin dhe mbikqyrjen e KE-së dhe Komitetit të Auditimit në përputhshmëri me legjislacionin primar dhe sekondar për menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike.
  • Mirëmbajtjen e llogarisë së Kompanisë të azhurnuar dhe të saktë.
  • Themelimin dhe udhëheqjen e të gjitha kontrolleve të brendshme financiare, duke përfshirë blerjet, pranimet e parave të gatshme dhe pasuritë themelore.
  • Monitoron llogaritë e pagueshme dhe kordinon pagesën e faturave dhe blerjet speciale.
  • Rishikon shpenzimet e të punësuarve për të siguruar pajtueshmeri me politikat e Kompanisë dhe buxhetin para pagesës së tyre.
  • Përgatitë të dhënat e Kompanisë për auditim në fund të vitit.
  • Koordinon funksionet tjera të biznesit, siç janë dhënja me qira e objekteve dhe pajisjeve, si dhe bashkëpunon me KE dhe zyrën apo funksionin e prokurimit të Kompanisë.
  • Menaxhon thesarin e kompanisë, vendos dhe përgatitë buxhetin dhe çfarëdo detyre tjetër financiare të përcaktuar nga  KE apo BD.
  • Përgatitë dhe raporton për gjendjen financiare të kompanisë në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar në perputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Bashkëpunon me auditorin e jashtëm për çështje të auditimit dhe bën implementimin e rekomandimeve të cilat dalin si rrjedhojë e një auditimi të brendshëm, të jashtëm ose nga çfarëdo organi tjetër këshillues apo ofrues i sigurisë.
  • Bashkëpunon me zyrtarët tjerë të Ndërmarrjes siç janë: Kryeshefi Ekzekutiv, Auditori i Brendshëm dhe Sekretari i Korporatës për të ndihmuar në arritjen e objektivave të Organizatës.

Procedura për aplikim:

Aplikacioni-kërkesa mund të merret në uebfaqen e Kompanisë www.kru-prishtina.com dhe i bashkangjiten:

  • Një C.V. e detajuar
  • Kopja e dokumentit identifikues
  • Letër motivimi (maksimum 500 fjalë)
  • Dëshmitë e përgatitjes profesionale
  • Dëshmitë e përvojës së  punës
  • Tri (3) referenca nga punëdhënësit paraprak
  • Deklarata nën betim sipas neneve 17.1 dhe 17.2 të Ligjit të NP
  • Çertifikatë nga gjykata kompetente që nuk është subjekt i një hetimi për kryerje të veprës penale, nuk është në procedurë penale dhe nuk është dënuar nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj.

I gjithë dokumentacioni i kompletuar dorëzohet i skanuar (në cilësi të mirë) në e-mail adresën rekrutimi.krup@kru-prishtina.com. Konkursi mbetët i hapur tridhjetë (30) ditë kalendarike, afati i fundit për aplikim është data 08.10.2021, deri në ora 16:00h CET.

Remarks:  Kandidatët me dokumentacion të pakompletuar, të paplotësuar dhe jo-adekuat dhe jashtë afatit të konkurrimit do të refuzohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe përfshihen në listën e ngushtë.

Prano njoftimet me email