Kryeshef/e Ekzekutiv/e

NPL “Kuzhina Qendrore” SHA
Published
11/11/2021
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

NPL “Kuzhina Qendrore” SHA, në bazë të nenin 21 lidhur me nenin 17 të Ligjit Nr. 03/L-087 për  Ndërmarrjet Publike, nenin 13 lidhur me nenin 9 të Ligjit Nr.04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin  e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, nenit 14 paragrafi 3 të Statutit të Ndërmarrjes nr.005  të datës 11.11.2020, ,vendimin nr._053._ të datës 09.11.2021 të Bordit të Drejtorëve, më datë  09.11.2021 shpall këtë: 

K O N K U R S 

  • Pozita e punës: Kryeshef Ekzekutiv (1 pozitë).  
  • Kohëzgjatja e kontratës: 3 vite.  
  • Kompensimi: Kompensimi i Kryeshefit Ekzekutiv bëhet nga Bordi i Drejtorëve në bazë të deklaratës  mbi politikën e kompensimit të ndërmarrjes.  
  • Orari i punës: I plotë.  
  • Vendi: Pristina  

Të përgjithshme:  

Çdo kandidat për Kryeshef Ekzekutiv duhet të ketë integritet të lartë, i cili i plotëson kushtet e  kualifikimit dhe përshtatshmërisë profesionale në bazë të nenin 17 të Ligjit Nr. 03/L-087 për  Ndërmarrjet Publike në lidhmëri me nenin 13 të Ligjit Nr.04/L-111 për Ndryshimin dhe Plotësimin e  Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike.  

Detyrat specifike dhe përgjegjësitë:  

  • Bën Planifikimin ,organizimin dhe kontrollimin e afarizmit të Ndermarrjes
  • Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes (KE) ka autoritet që të lidhë kontratë për ndërmarrjen, në  pajtueshmëri me Ligjin, Statutin dhe Kontratën e Punës, si dhe aktet tjera qeverisëse, përjashtuar  rastet e parapara me dispozitat e nenit 192, paragrafi 192.1, pika c, të Ligjit për Shoqëritë  Tregtare;
  • Organizimi i Ndërmarrjes bëhet në mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e KE, në pajtueshmëri me  statutin dhe aktet tjera të ndërmarrjes dhe vendimet e Bordit të Drejtorëve;
  • Të gjitha çështjet në lidhje me ndërmarrjen të cilat nuk janë përgjegjësi e Komisionit Komunal  të Aksionareve, BD, Komisionit të Auditimit /Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm, do të vendosen  me përgjegjësitë e KE;
  • KE do të ketë autoritet të punësojë apo të largojë nga puna zyrtarët dhe stafin e ndërmarrjes  përveç zyrtareve të lartë të cilët zgjidhen nga Bordi i Drejtorëve apo Komisioni i Auditimit;
  • Këshillon dhe merr pjesë në Bordin e Drejtorëve, në përcaktimin e strategjisë së ndërmarrjes  dhe planet e saja strategjike afatgjata;
  • T’i ofron kurdo që të jetë e nevojshme dhe së paku një herë në muaj, Bordit të drejtorëve  raporte për transaksionet kryesore të ndërmarra nga ndërmarrja dhe për vendimet kryesore të  marra nga menaxhmenti lidhur me udhëheqjen e veprimtarisë së ndërmarrjes;
  • T’i dorëzon, nën përgjegjësin e tij/saj, Bordit të drejtorëve dokumente, shkresa dhe  informacione lidhur me të gjitha çështjet e përfshira në agjendën e mbledhjeve të tij;
  • Bën matjen e performancës së ndërmarrjes dhe i ofron BD rregullisht, së paku çdo tre muaj  raportet e matjes së performancës së ndërmarrjes ndaj klientëve të saj;
  • Themelon dhe rishikon strukturën organizative të kompanisë, si dhe alokimin e fuqisë  vendimmarrëse të ndërmarrjes, si dhe të fuqisë së ndërlidhjes në mes të udhëheqësve dhe të të  punësuarve në ndërmarrje
  • Ofron Komisionit të Auditimit të gjitha informatat dhe asistencën që mund të kërkohet;
  • Ofron zyrtarit të auditimit të brendshëm të gjitha informatat dhe asistencën që mund të  kërkohen nga ai;
  • Merr pjesë në të gjitha mbledhjet e përgjithshme;
  • Për punën e tij/saj i raporton Bordit të Drejtorëve.
  • Si dhe te gjitha kompetencat tjera të parapara me ligjet dhe aktet ligjore dhe nënligjore ne fuqi.

Kualifikimet dhe aftësitë:  

  • Përmbush kushtet e kualifikimit dhe përshtatshmërisë profesionale në bazë të nenin 17 të  Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike në lidhmëri me nenin 13 të Ligjit Nr.04/L-111 për  Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike; 
  • Të ketë përgatitje universitare në fushën ekonomike, juridike apo të tjera të ndërlidhura me  aktivitetet në të cilat vepron ndërmarrja; (diplomat e fituara jashtë shtetit duhet të jenë të  nostrifikuara nga MASHT);
  • Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në menaxhim të lartë (pozita të larta drejtuese);
  • Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi, me theks të veçantë në Ligjin për NP, Ligjin  për Shoqëritë Tregtare dhe akteve tjera që rregullojnë veprimtarinë e ndërmarrjes;
  • Të ketë shkathtësi organizative, drejtuese dhe aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;  Shkathtësi të dëshmuara në punë me grupe dhe organizim të ndërmarrjes apo të ngjashme;
  • Shkathtësi të mira në punën me kompjuter; 
  • Njohuri në gjuhen angleze e preferuar.

Dokumentacioni i kërkuar:  

  1. Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e Komunës së Prishtinës  https://prishtinaonline.com/konkurset
  2. Deklaratën nën betim të nënshkruar nga kandidati se i plotëson kriteret e pavarësisë sipas Ligjit  për Ndërmarrjet Publike (forma shkarkohet nga web faqja e Komunës së Prishtinës  https://prishtinaonline.com/konkurset
  3. Letër motivuese;  
  4. Dëshmi mbi shkollimin;  
  5. Dëshmi mbi përvojën e punës ; 
  6. Kopja dokumentit identifikues;  
  7. Kandidati së bashku me aplikacionin duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin nga gjykata kompetente  se i njëjti nuk është nën hetime – jo më të vjetër se 6 muaj.  

Çdo përgënjeshtrim material – qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca – ose ndryshim materiali nga  informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.  

Informata të përgjithshme:  

  • Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjithë qytetarët pa dallim.  
  • Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve,  pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.  

Mënyra e Aplikimit:  

Kandidati/ja, duhet t`i dorëzoj këto dokumente në formë të skanuar në email : kuzhinaqendrore@gmail.com 

Konkursi është i hapur 30 ditë, nga data 11.11.2021 dhe përfundon më datë 10.12.2021 në ora 24:00. Vërejtje: Dokumentet e pa kompletuara, të pa nënshkruara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit  të konkursit nuk do të shqyrtohen.

Shpallja dhe aplikacioni.

Prano njoftimet me email

Related Listings

09/11/2021