Kontraktimi i shërbimeve: Transporti i nxënësve në grupe

64x64 bone vet 150x150 1 e1624633768218
Fondacioni Bonevet
Published
05/11/2021
Location
Pristina
Listing Type
Tenders  

Description

KËRKESË PËR OFERTË

Prishtinë, 2 tetor 2021

Kontraktimi i shërbimeve: Transporti i nxënësve në grupe prej 8 vetash nga zona rurale në Prishtinë dhe Fushë Kosovë deri te BONEVET dhe kthim.

24 grupe x 16 udhëtime për grup = 384 udhëtime për një vit.

Fondacioni BONEVET (BONEVET) është një institucion edukativ jo-fitimprurës dhe jo formal që u themelua në vitin 2014 nga Fondacioni UNË E DU KOSOVËN nga Prishtina. BONEVET funksionon si një hapësirë për inovacion dhe krijimtari në katër qytete të ndryshme: Gjakovë, Prishtinë, Kaçanik dhe Kamenicë duke i stimuluar fëmijët e të gjitha moshave që të krijojnë, mësojnë, dhe studiojnë në një ambient që është miqësor dhe i fokusuar në zhvillimin e mendimit kritik, shkathtësive teknike dhe të buta.

1. Përshkrimi i projektit

Fondacioni BONEVET Prishtinë do të implementojnë projektin “STEM Education for All”, i cili ka për qëllim mbajtjen e trajnimeve për fëmijë dhe të rinjë.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

2. Lloji i shërbimit

BONEVET kërkon të kontraktojë shërbimet e:

  • Transportit të nxënësve në grupe prej minimum 8 vetash nga zona rurale në Prishtinë dhe Fushë Kosovë deri te BONEVET dhe rikthim.
  • Realizimi i 384 udhëtimeve kthyese në grupe prej minimum 8 vetash përgjatë një viti.

3. Rolet dhe përgjegjësitë e kompanisë së kontraktuar

  • Në koordinim me BONEVET, të kontraktohen shërbimet e transportit të cekura si më lartë;
  • Kompania kontraktuese koordinon kalendarin kohor të transportit për aktivitete në bazë të kërkesave të BONEVET dhe nevojave të projektit;
  • Të sigurohet që kontrollet teknike të mjeteve të transportit të bëhen para çdo udhëtimi me fëmijë;
  • Kompania e kontraktuar dhe personat përgjegjës për kryerjen e shërbimeve të transportit duhet të marrin pjesë në trajnimin për Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve.

4. Automjetet e transportit duhet të kenë:

  • Të ketë rripa të sigurisë për secilën ulëse në mjet të transportit;
  • Kutinë e ndihmës së parë;
  • Pajisjet e nevojshme rezervë;
  • Pajisjet e përshtatshme për sezonin e dimrit dhe sezonet e tjera;

5. Pritshmëritë e shërbimit dhe përfundimi i afateve

Porositë | Data e planifikuar | Pagesa

  • Kontraktimi i shërbimeve (nënshkrimi i marrëveshjes) | 1 dhjetor, 2021
  • Organizimi i transportit për katër grupe / 16 udhëtime për grup | Dhjetor, 2021 | Pagesa pas përfundimit të shërbimit
  • Organizimi i transportit për tetë grupe / 16 udhëtime për grup | Janar – Shkurt, 2022 | Pagesa pas përfundimit të shërbimit
  • Organizimi i transportit për gjashtë grupe / 16 udhëtime për grup | Mars – Prill, 2022 | Pagesa pas përfundimit të shërbimit
  • Organizimi i transportit për katër grupe / 16 udhëtime për grup | Maj – Qershor, 2022 | Pagesa pas përfundimit të shërbimit
  • Organizimi i transportit për dy grupe / 16 udhëtime për grup | Shtator – Tetor, 2022 | Pagesa pas përfundimit të shërbimit

6. Kohëzgjatja e kontratës

Kohëzgjatja e kësaj kontrate fillon më 1.12.2021 deri më 25.10.2022.

7. Procesi i aplikimit

Kompanitë që janë të interesuara për këtë shërbim duhet të i dorëzojnë dokumentet si në vijim:

1) Një historik i shkurtë i kompanisë, duke përfshirë edhe informatat si më poshtë:

a. Emri i plotë ligjor i kompanisë;
b. Çertifikata e regjistrimit të biznesit;
c. Emri i plotë i përfaqësuesit ligjor të kompanisë;
d. Emri i plotë, emaili, dhe numri i telefonit të personit kontaktues;

2) Buxhet i detajizuar, me dhe pa TVSH të përfshirë;
3) Shembuj të punëve të mëparshme në shërbime të tilla, me dëshmi të të paktën 3 shërbimeve të ngjashme.
4) Emrat, email adresat, dhe numrat e telefonit të së paku një referencë të bashkëpunimi të mëparshëm dhe miratimi për t’i kontaktuar këto referenca

Dokumentet e përmendura më lartë duhet të dërgohen jo më larg se deri më 17.11.2021 në ora 23:59 përmes email adresave: rinafetahu@bonevet.org dhe arbana@bone.vet. Dokumentet të cilat dorëzohen pas kësaj date nuk do të merren parasysh.

8. Procesi i vlerësimit

Kriteret | Pikët

  • Oferta më e favorshme ekonomikisht | 60
  • Siguria dhe cilësia e mjeteve transportuese dhe kompanisë | 20
  • Ofrimi i shërbimeve në kohë në afatet e caktuara nga projekti | 10
  • Konformiteti cilësor i ofertës | 10

Pikët në total | 100

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Full announcement

Prano njoftimet me email

Related Listings