Konkurs vjetor për subvencionim të projekteve filmike

Qendra Kinematografike e Kosoves QKK e1632899002531
Kosovo Cinematography Center
Published
29/09/2021
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Grants  

Description

Këshilli Drejtues i QKK-së në mbledhjen e mbajtur me 27.09.2021, ka vendosur të shpallë të hapur konkursin vjetor për subvencionim të projekteve filmike në këto kategori:

  • konkursin për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar;
  • konkursin për film të shkurtër dhe të gjatë të animuar;
  • konkursin për film debutues të metrazhit të gjatë artistik;
  • konkursin për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik;
  • konkursin për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik;
  • dhe konkursin për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.

Afati i fundit për të aplikuar mbështetje të projekteve filmike është data 28 tetor, 2021.

Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK-së.

Për më shumë informata vizitoni seksionin e konkursit në webfaqen e QKK-së duke klikuar KËTU.

Full announcement

Prano njoftimet me email

Related Listings