Konkurs për rekrutim në Kështjellën e Keqekollës (14)

Ministry of Culture, Youth and Sports
Published
22/09/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

MKRS shpall konkurs për rekrutim në Kështjellën e Keqekollës për këto pozita:

  • 1 arkeolog, udhëheqës i projektit
  • 2 konservator - restaurues
  • 1 skicograf
  • 3 mjeshtër konservimi
  • 1 arkitekt
  • 6 punëtorë21.09.2021

---

Departamenti i Trashëgimisë Kulturore

Sfond për projektin: “ Vazhdimi i konservimeve dhe restaurimeve në kështjellën e Keqekollës “

Projekti “ Vazhdimi i konservimeve dhe restaurimeve në kështjellën e Keqekollës” realizohet nga Institutit Arkeologjik i Kosovës (IAK) dhe udhëhiqet njëherazi nga hartuesi i këtij projekti, arkeologu Haxhi Mehmetaj.

Projekti synon konservimin dhe restaurimin e objekteve të arkitekturës në kështjellës e antikitetit të vonë të shek.VI pas Krishtit në Keqekollë të Komunës së Prishtinës, të cilat në mungesë të intervenimeve, konservimeve dhe restaurimeve janë në gjendje shumë të keqe. Sipërfaqja brenda Kështjellës dhe përgjatë mureve rrethuese është mbuluar nga vegjetacioni, muret rrethuese, muri lindor, muri perëndimor dhe objektet tjera , kulla jugore, bazilika, objektet e banimit, hyrja për karroca, hyrja për këmbësorë janë duke u rrezikuar nga shembja dhe shkatërrimi. Konservimet dhe restaurimet e kështjellës do të behën më qellim të parandalimit të degradimit dhe të shkatërrimit të kështjellës.

Fillimisht e terë sipërfaqja e brenda kështjellës dhe përgjatë mureve rrethuese do të pastrohet nga trungjet dhe vegjetacioni. Pastaj do të behet konservimi dhe restaurimi i mureve të objekteve të rrezikuara. Konservimi dhe restaurimi do të kryhet sipas metodave më të avancuara të konservimeve duke përdorë vetëm material ndërtimor adekuat nga rrënojat e kështjellës dhe material lidhës, gëlqere të shuar dhe rërë të ngjashme, e cila është përdorur gjatë ndërtimit të kështjellës.

Ministry of Culture, Youth and Sports
Shpall:

KONKURS

Për rekrutimin e udhëheqësit të projektit për zbatimin e projektit “ Vazhdimi i konservimeve dhe restaurimeve në kështjellën e Keqekollës.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, IAK
Titulli i punës: Arkeolog, udhëheqës i projektit
Numri i personave që rekrutohen 1
Ditët e angazhimit: 38
Kategoria funksionale/koeficienti:
1 ditë = 23 Euro
Numri i referencës: 01-09/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjek udhëzimet dhe i përgjigjet drejtorit të IAK
  2. Të udhëheq hulumtimet, konservimet dhe restaurimet në kështjellën e kështjellën e Keqekollës duke iu përmbajtur projektit “ Vazhdimi i konservimeve dhe restaurimeve në kështjellën e Keqekollës
  3. Të zbatojë kriteret dhe metodat bashkëkohore të konservimeve, restaurimeve dhe të gërmimeve të arkeologjike objekteve të trashëgimisë arkeologjike

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësisë dhe karakteristikat personale:

  • Të jetë i dëshmuar në hulumtimet arkeologjike, udhëheqjen e konservimeve dhe restaurimeve të objekteve të trashëgimisë arkeologjik
  • Të dorëzohet një CV më detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht në nga fusha e konservimeve dhe restaurimeve të objekteve të trashëgimisë arkeologjike
  • Të dorëzojë së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në ketë fushë

II.

Për rekrutimin e punonjëseve teknik për zbatimin e projektit,” Vazhdimi i konservimeve dhe restaurimeve në kështjellën e Keqekollës “

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit IAK
Titulli i punës: konservator - restaurues
Numri i personave që rekrutohen 2
Ditët e angazhimit: 38
Kategoria funksionale/koeficienti:
1 ditë = 23 Euro
Numri i referencës: 02-09/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekë të gjitha udhëzimet e arkeologut udhëheqës
  2. Analizon përmbajtjen fizike të materialit ndërtimor icili do të përdoret për konservim e restaurim në kështjellë dhe të ep rekomandim për teknikat e konservimit.
  3. Zbaton punët mirëmbajtëse dhe konservuese në lokalitet, etj. Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësisë dhe karakteristikat personale: Dëshmi për konservime nga fushat e përafërta më Arkeologji ( Konservim Arkeologji, Konservim Skulpturë, Konservim Arkitekturë etj.)
  4. Të dorëzohet një CV më detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojë në konservim
  5. Të dorëzojë së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në ketë fushë

III.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit IAK
Titulli i punës : Skicograf
Numri i personave që do të rekrutohen: 1
Ditë angazhimi : 35
Kategoria funksionale/koeficienti:
Një ditë = 23 Euro
Numri i referencës : 03-09/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e arkeologut udhëheqës
  2. Skicon më dorë dhe në mënyrë digjitale të gjitha objektet e arkitekturës dhe gjetjet e luajtshme arkeologjike

Shkollimi i kërkuar , përvoja, aftësisë dhe karakteristikat personale:

  • Të jetë i diplomuar nga fushat përkatëse të afërta më natyrën e dokumentimit të gjetjeve dhe objekteve arkeologjike ( Skulpturë, piktorë apo ndonjë fushë tjetër të artit),më, njohuri për vizatimin e planimetrive dhe të materialit të luajtshëm arkeologjik
  • Të dorëzohet një CV me detaj të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojë në skicim.
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në ketë fushë.

IV.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit IAK
Titulli i punës : Mjeshtër konservimi
Numri i personave që do të rekrutohen: 3
Ditë angazhimi : 35
Kategoria funksionale, koeficienti:
Një ditë - 30 Euro
Numri i referencës : 04-09/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekë të gjitha udhëzimet e ekspertit të konservimit dhe të restaurimit
  2. Te zbaton teknikat e murimit dhe të konservimit sipas udhëzimit të ekspertit të konservimit

Shkollimi i kërkuar , përvoja, aftësisë dhe karakteristikat personale:

  • Të ketë njohuri dhe përvojë në murimin dhe konservimin e objekteve të arkitekturës , përkatësisht të objekteve të trashëgimisë arkeologjike
  • Të dorëzohet një CV me detaj të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojë në fushën e murimit dhe të konservimit
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në ketë fushë.

V.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit IAK
Titullii punës: Arkitekt
Numri i personave që do të rekrutohen:
Ditë angazhimi : 35
Kategoria funksionale, koeficienti:
Një ditë - 23 Euro
Numri i referencës : 05-09/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekë të gjitha udhëzimet e arkeologut udhëheqës
  2. Ndihmojnë në marrjen e masave të lokalitetit
  3. Të bëjë rilevimin e tërësisë e objekteve të trashëgimisë arkeologjike, planimetritë dhe prerjet e objekteve të caktuara sipas udhëzimeve të arkeologut udhëheqës dhe të profesionistit të konservimeve. ,

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësisë dhe karakteristikat personale:

  • Arkitekt më njohuri bazë për proceset e rilevimeve, incizimeve të objekteve të trashëgimisë arkeologjike.
  • Të dorëzohet një CV me detaje të përvojës, veçanërisht të përvojës në incizimin dhe rilevimin e objekteve të trashëgimisë arkeologjike.
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në ketë fushë

VI.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit IAK
Titulli i punës: Punëtorë
Numri i personave që do të rekrutohen: 6
Ditë angazhimi :35
Kategoria funksionaleV koeficienti:
Një ditë - 20 Euro
Numri i referencës : 06-09 2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekë të gjitha udhëzimet e arkeologut udhëheqës
  2. Ndihmojnë në marrjen e masave të lokalitetit
  3. Asistojnë në konservime sipas udhëzimeve të arkeologut udhëheqës dhe të specialistit të gërmimeve
  4. Përgatisin materialin ndërtimor për konservim sipas udhëzimeve specialistit të konservimit

Shkollimi i kërkuar , përvoja, aftësisë dhe karakteristikat personale:

  • Punëtor krahu më njohuri bazë për proceset e konservimit dhe gërmimit
  • Të dorëzohet një CV me detaje të përvojës, veçanërisht të përvojës në konservim
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në ketë fushë

Shënim: Çmimi për pozitën mjeshtër konservimi është i caktuar sipas tregut të lirë të punës.

Përzgjedhja e kandidatëve

Përzgjedhja e kandidatëve do të behet nga komisioni profesional përmes intervistës të secilit kandidat që i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ketë konkurs.

Procedurat e konkurrimit :

Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatet e interesuar që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Data e aplikimit është nga 22.09.2021

Dokumentacioni i kandidatëve duhet të dërgohet deri me 30.09.2021 në adresën: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe SportiyDepartamenti i Trashëgimisë Kulturore për projektin, IAK për projektit ” Vazhdimi i konservimeve dhe restaurimeve në Kështjellën e Keqekollës ”.

Full announcement

Prano njoftimet me email

Related Listings

Drejtor/e në SHFMU   Istog new
02/12/2021
Roje Objekti   Podujeva new
02/12/2021
Ekspert/e profesional/e (7)   Pristina new
01/12/2021