Konkurs për rekrutim në Kalanë e Novobërdës (13)

Ministry of Culture, Youth and Sports
Published
22/09/2021
Location
Novoberdo
Category
Listing Type
Jobs  

Description

MKRS shpall konkurs për rekrutim në Kalanë e Novobërdës për këto pozita:

  • 1 arkeolog këshilltar
  • 1 konservator restaurues
  • 1 skicograf
  • 2 mjeshtër konservimi
  • 7 punëtorë
  • 1 arkitekt

---

Departamenti i Trashëgimisë Kulturore

Sfond për projektin “Vazhdimi i punimeve konservuese - restauruese në Kështjellën (Kalanë) Novobërdë ”

Projekti do të realizohet nga Institutit Arkeologjik i Kosovës (IAK) dhe udhëhiqet nga arkeologu Mr. Luan Gashi.

Projekti synon ndërhyrjen konservuese - restauruese të objekteve të arkitekturës në kështjellë, më konkretisht, në qytetin e poshtëm, të cilat në mungesë të intervenimeve, konservimeve dhe restaurimeve në vazhdimësi (pamundësia për ndërhyrje mëse dy vjeçare) parqet gjendje degraduese. Sipërfaqja brenda në përgjithësi, është e rrezikuar nga shembja dhe shkatërrimi,marrë parasysh kushtet klimatike. Veprimtaria do të ndermirët më qellim të parandalimit të degradimit dhe të shkatërrimit të strukturave të vendbanimit.

Kryesisht puna do të fokusohet në konservimin e mureve të objekteve të rrezikuara. Konservimi dhe restaurimi do të kryhet sipas metodave më të avancuara të konservimeve duke përdorë vetëm material ndërtimor adekuat dhe material lidhës, gëlqere të shuar dhe rërë të ngjashme.

Ministry of Culture, Youth and Sports

Shpall
KONKURS

I.

Për rekrutimin e udhëheqësit të projektit për zbatimin e projektit “Vazhdimi i punimeve konservuese - restauruese në Kështjellën (Kalanë) Novobërdë ”

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, IAK
Titulli i punës: Arkeolog këshilltar
Numri i personave që rekrutohen 1
Ditët e angazhimit: 35
Kategoria funksionale, koeficienti:
1 ditë = 23 Euro
Numri i referencës: 01-09/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjek udhëzimet e Udhëheqësit të Projektit, ti përgjigjet IAK
  2. Të udhëheq punimet / konservimet dhe restaurimet duke iu përmbajtur projektit
  3. Të zbatojë kriteret dhe metodat bashkëkohore të konservimeve dhe restaurimeve të objekteve të trashëgimisë arkeologjike

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësisë dhe karakteristikat personale:

  1. Të ketë përvojë në hulumtimet, konservimeve dhe restaurimeve të objekteve të trashëgimisë arkeologjike
  2. Të dorëzohet një CV më detaje të shkollimit dhe përvojës
  3. Të dorëzojë së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në ketë fushë

II.

Për rekrutimin e punonjëseve teknik për zbatimin e projektit

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit IAK
Titulli i punës: Konservator - restaurues
Numri i personave që rekrutohen 1
Ditët e angazhimit: 35
Kategoria funksionale / koeficienti:
1 ditë = 23 Euro
Numri i referencës: 02-09/ 2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekë të gjitha udhëzimet e arkeologut udhëheqës
  2. Analizon përmbajtjen fizike të materialit ndërtimor i cili do të përdoret për konservim e restaurim në kështjellë dhe të ep rekomandim për teknikat e konservimit
  3. Zbaton punët mirëmbajtëse dhe konservuese në lokalitet, etj.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësisë dhe karakteristikat personale:

  • Ekspert i konservimit nga fushat e përafërta më Arkeologji (Konservim Arkeologji, Konservim Skulpturë, Konservim Arkitekturë etj.)
  • Të dorëzohet një CV më detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojë në konservim
  • Të dorëzojë së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në ketë fushë

III.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit IAK
Titulli i punës : Skicograf
Numri i personave që do të rekrutohen: 1
Ditë angazhimi : 35
Kategoria funksionale, koeficienti:
Një ditë = 23 Euro
Numri i referencës : 03-09/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e arkeologut udhëheqës
  2. Skicon më dorë dhe në mënyrë digjitale të gjitha objektet e arkitekturës dhe gjetjet e luajtshme arkeologjike

Shkollimi i kërkuar , përvoja, aftësisë dhe karakteristikat personale:

  • Të jetë i diplomuar nga fushat përkatëse të afërta më natyrën e dokumentimit të gjetjeve dhe objekteve arkeologjike ( Skulpturë, piktorë apo ndonjë fushë tjetër të artit),më njohuri për vizatimin e planimetrive dhe të materialit të luajtshëm arkeologjik
  • Të' dorëzohet një CV me detaj të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojë në skicim.
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në ketë fushë.

IV.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit IAK
Titulli i punës : Mjeshtër konservimi
Numri i personave që do të rekrutohen: 2.
Ditë angazhimi : 35
Kategoria funksionale/ koeficienti:
Një ditë = 30 Euro
Numri i referencës : 04-09/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekë të gjitha udhëzimet e ekspertit të konservimit dhe të restaurimit
  2. Te zbaton teknikat e murimit dhe të konservimit sipas udhëzimit të ekspertit të konservimit

Shkollimi i kërkuar , përvoja, aftësisë dhe karakteristikat personale:

  • Të ketë njohuri dhe përvojë në murimin dhe konservimin e objekteve të arkitekturës , përkatësisht të objekteve të trashëgimisë arkeologjike
  • Të dorëzohet një CV me detaj të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojë në fushën e murimit dhe të konservimit
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në ketë fushë.

V.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit IAK
Titulli i punës: Punëtorë
Numri i personave që do të rekrutohen: 7
Ditë angazhimi : 35
Kategoria funksionale/koeficienti:
Një ditë = 20 Euro
Numri i referencës : 05-09/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekë të gjitha udhëzimet e arkeologut udhëheqës
  2. Ndihmojnë në marrjen e masave të lokalitetit
  3. Asistojnë në konservime sipas udhëzimeve të arkeologut udhëheqës dhe të specialistit të gërmimeve
  4. Përgatisin materialin ndërtimor për konservim sipas udhëzimeve specialistit të konservimit

Shkollimi i kërkuar , përvoja, aftësisë dhe karakteristikat personale:

  • Punëtor krahu më njohuri bazë për proceset e konservimit
  • Të dorëzohet një CV me detaje të përvojës, veçanërisht të përvojës në konservim
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në ketë fushë

VI.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport) IAK
Titulli i punës: Arkitekt
Numri i personave që do të rekrutohen: 1
Ditët angazhimi: 35
Kategoria funksionale , Koeficienti:
Një ditë = 23.00 Euro
Numri i referencës: 06-09/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Marrin masate lokalitetit dhe i paraqet ato ne mënyrë digjitale
  3. Skicon me dorë dhe ne mënyre digjitale objekte e gjetura

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Studentët nga fushave përkatëse
  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në skicim
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

Shënim: Caktimi i çmimit për mjeshtër konservimi bazohet në tregun e lirë të punës.

Përzgjedhja e kandidatëve

Përzgjedhja e kandidatëve do të behet nga komisioni profesional përmes intervistës të secilit kandidat që i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ketë konkurs.

Procedurat e konkurrimit :

Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatet e interesuar që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Data e aplikimit është nga 22.09.2021

Dokumentacioni i kandidatëve duhet të dërgohet deri me 30.09.2021 në adresën: Ministria
e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore për projektin e
IAK: “Vazhdimi i punimeve konservuese - restauruese në Kështjellën (Kalanë)
Novobërdë ”

Full announcement

Prano njoftimet me email

Related Listings

29/11/2021
26/11/2021
26/11/2021
26/11/2021
Recepsionist/e (3)   Pristina
25/11/2021