Konkurs për rekrutim në Kalanë e Korishës (4)

Ministry of Culture, Youth and Sports
Published
22/09/2021
Location
Prizren
Category
Listing Type
Jobs  

Description

MKRS shpall konkurs për rekrutim në Kalanë e Korishës për këto pozita:

  • 1 arkeolog
  • 1 këshilltar i brendshëm (Arkeolog)
  • 2 punëtorë21.09.2021

Departamenti i Trashëgimisë Kulturore

Sfond për projektin: “Masa preventive konservuese - restauruese në Kështjellën (Kalanë) e Korishës

Projekti “Masa preventive konservuese - restauruese në Kështjellën (Kalanë) e Korishës”, realizohet nga Institutit Arkeologjik i Kosovës (IAK) dhe udhëhiqet nga Pleurat Kabashi, njëherit edhe hartues i këtij projekti.

Fshati Korishë, duke qenë një lokalitet kompleks dhe shumështresorë arkeologjik, ka nevojë për një koncentrim të përkujdesjes preventive dhe hulumtuese. Vendbanimi i periudhës paleokristiane (kalaja) dhe muret e kishës paleokristiane, tashmë të konservuara, kanë nevojë për përkujdesje preventive të vazhdueshme.

Gërmimet arkeologjike të filluara që nga viti 2003 kanë nxjerr në pah struktura arkitektonike të cilat duhen të mbrohen nga vegjetacioni i lartë dhe i ultë.

Në kampanjën e planifikuar për vitin 2021 synojmë të realizojmë këto punime:

  • Përkujdesje konservuese për strukturat arkitektonike të kishës paleokristiane. Do të lyhen fugat e mureve me rrëshirë (bazë), për tu pamundësuar depërtimi i lagështisë në brendësi të materialit lidhës (llaçit gëlqeror). Muret do të mbulohen me membranë për tu mbrojur nga ngrica gjatë stinës së dimrit
  • Kuadratet e hapura do të pastrohen dhe strukturat arkitektonike të zbuluara do të mirëmbahen.
  • Materiali arkeologjik i lëvizshëm i gjetur do të trajtohet, me qëllim që të mbrohet nga degradimi. Do të bëhet larja e qeramikës, selektimi, signimi dhe vizatimi (grafik dhe digjital).

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit
Shpall:

KONKURS

Për rekrutimin e punonjës teknik për zbatimin e projektit: Masa preventive konservuese-restauruese në Kështjellën (Kalanë) e Korishës, Korishë, Prizren.

I.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport) IAK
Titulli i punës: Arkeolog
Numri i personave që do të rekrutohen: 1
Ditët angazhimi: 60
Kategoria funksionale , Koeficienti:
Një ditë = 23, 00 Euro
Numri i referencës: 01-09/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekë të gjitha udhëzimet e IAK,
  2. Të zbatoj projektin e miratuar,
  3. Raport mbi punën e realizuar (bazuar në legjislacionin në fuqi).

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Ekspert Arkeolog
  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

II.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport) IAK
Titulli i punës: Këshilltar i brendshëm (Arkeolog)
Numri i personave që do të rekrutohen: 1
Ditët angazhimi: 30
Kategoria funksionale , Koeficienti:
Një ditë = 23,00 Euro
Numri i referencës: 02-09/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjek të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Këshillon, ndihmon në gërmime

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Ekspert i Arkeologjisë
  • Të dorëzohet një CV me detaje të shkollimit dhe përvojës, veçanërisht përvojës në gërmime arkeologjike

III.

Institucioni: Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sport, IAK
Titulli i punës: Punëtor
Nunrri i personave që do të rekrutohen: 2
Ditët angazhimi: 60
Kategoria funksionale , Koeficienti:
Një ditë = 20.00 Euro
Numri i referencës: 03-09/2021
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të ndjekin të gjitha udhëzimet e Arkeologut Udhëheqës
  2. Ndihmojnë në marrjen e masave të lokalitetit
  3. Asistojnë në gërmime sipas udhëzimeve te Arkeologut Udhëheqës

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Punëtor krahu me njohuri për njohuri bazë mbi proceset e gërmimeve arkeologjike
  • Të dorëzohet një CV me detaje e përvojës, veçanërisht përvojës në gërmim
  • Së paku një rekomandim që dëshmon përvojën në këtë fushë.

Përzgjedhja e kandidateve:

Përzgjedhja e kandidateve do të bëhet nga komisioni profesional përmes intervistimit të secilit kandidat që i plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë konkurs.

Procedurat e konkurrimit:

Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në konkurs.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Data e aplikimit është nga 22.09.2021

Dokumentacioni i kandidateve duhet të dërgohet deri me 30.09.2021 në adresën: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Departamenti Trashëgimisë KulturorefI AK për Projektin “Masa preventive konservuese - restauruese në Kështjellën (Kalanë) e Korishës”.

Full announcement

Prano njoftimet me email