Konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj

ministria e mbrojtjes 150x150 1
Ministria e Mbrojtjes
Published
10/08/2020
Location
Kosovo
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës shpall, konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 10 deri më 21 gusht 2020.

Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 - 23 vjet. Për informata plotësuese; https://mod.rks-gov.net; në nr.tel: 038-555-584-2044 ose 038-555-584-2045.

K O N K U R S
PËR REKRUTIMIN E REKRUTËVE TË RINJ TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS

Kriteret e përgjithshme për rekrut/OR1 të FSK-së janë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
  • Të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
  • Të ketë figurë të pastër dhe të mos ketë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
  • Të jetë i moshës 18 - 23 vjeçare në datën e aplikimit;
  • Të mos ketë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun;

Procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes:

  • Shqyrtimi fillestar i aplikacioneve;
  • Testi fizik;
  • Testin e Inteligjencës;
  • Testi i njohurive të përgjithshme;
  • Intervistën;
  • Testin/ekzaminimin shëndetësor.

Kalimi me sukses i testit paraprak është kusht për të drejtën e testimit në fazën vijuese.

Procedura ankimore ( e drejta në ankesë);

  • Cdo kandidat ka të drejtën e ankesës pas marrjes së rezultateve të çdo faze të testimit përkatës.
  • Rezultatet publikohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK dhe kandidatët e eliminuar kanë të drejtë ankese brenda afatit 2 ditor. Afati i ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të rezultatit.

Konfirmimi i pranimit në FSK;

  • Pastërtia e Figurës; Kandidatët e përzgjedhur për rekrut i nënshtrohen procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës në pajtim me rregulloren përkatëse për pastërtinë e figurës, gjatë kohës sa rekrutet janë në stërvitjen bazë apo edhe pas dhënies së betimit. Mos kalimi me sukses i pastërtisë së figurës paraqet shkak për ndërprerjen e kontratës së shërbimit në çdo kohë.
  • Trajnimi Bazik; Pranimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës bëhet si rekrutë për kategorinë e ushtarëve. Pranimi në FSK konfirmohet pas përfundimit të trajnimit bazik, gjatë së cilës kohë, kandidatët do të cilësohen si rekrutë (OR1). Pas përfundimit të trajnimit bazik, rekrutët marrin gradën e ushtarit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Dëshmia për përfundimin e shkollës së mesme;
  • Certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale (origjinali-jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës;
  • Dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).

Afati i konkurrimit:

Konkursi është i hapur prej 10 – 21 gusht 2020.

Si të aplikoni;

Formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit. Formularët duhet të dorëzohen personalisht, në të gjitha kazermat e FSK-së, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet e kërkuara. Dokumentet e pranuara nuk kthehen. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038-5555 842 044.

Ministria e Mbrojtjes iu shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e femrave dhe meshkujve për shërbim në FSK, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.

Shpallja e plote.

Related Listings

Mësimdhënës/e (2)   Istog new
18/09/2020
18/09/2020
18/09/2020
Drejtor/e i/e RTK Radios   Pristina new
18/09/2020
Drejtor/e i/e RTK – TV   Pristina new
18/09/2020