Konkurs për ndarjen e specializimeve

kosovo logo 150x150 1
Ministry of Health
Published
30/07/2020
Location
Kosovo
Listing Type
Jobs  

Description

Në pajtim me Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125, Udhëzimin Administrativ mbi shkollimin specialistik Nr.05/2017, në bazë të propozimit të Bordit Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) dhe pas aprovimit nga Ministri i shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë shpall:

Konkurs Për ndarjen e specializimeve

Shpallja e plote mund te shkarkohet ketu.

Kandidatet kane te drejte te aplikojnë ne dy lëmi specialistike, por jo te njëjtës kategori (mund te konkurrojnë ne një lëmi specialistike nga kategoria e pare dhe ne një nga kategoria e dyte)

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas Udhëzimit Administrativ UA Nr.05/2017 për Shkollim Specialistik, si në vijim:

  • Të kenë të kryer Fakultetin e Mjekësisë (drejtimi Mjekësi e përgjithshme, Stomatologji, Psikologji master)
  • Të jenë të licencuar për punë profesionale
  • Në lëmit kirurgjikale në ditën e shpalljes së konkursit nuk duhet të kenë mbushur moshën 35 vjeçare, kurse për lëmit tjera nuk ka kufizim moshe
  • Të ketë aftësi të domosdoshme psikofizike për vijimin e specializimit
  • Te jete anëtar i Odes përkatëse shëndetësore.

Dokumentet e nevojshme në ditën e aplikimit janë:

  • Aplikimi behet online ne linku:  https://rsh.rks-gov.net
  • Diploma (apo nostrifikimi) e Fakultetit të Mjekësisë;
  • Çertifikata e notave të Fakultetit dhe nota mesatare (nëse nota mesatare nuk figuron në diplomë), për kandidatet te cilët kanë përfunduar fakultetin jashtë Republikës se  Kosove duhet te behet barazvleresimi I notes mesatare ne Fakultetin e Mjekësisë;
  • Licenca e punës;
  • Dokument nga Oda përkatëse shëndetësore qe është anëtarë i odes
  • Letërnjoftimi (fotokopje);
  • Çertifikata e lindjes;
  • Çertifikata mjekësore;

Për kandidatët aplikantë me financim nga Institucionet Shëndetësore private dhe për specializimet nga Mjekësia Familjare:

Letër mbështetëse qe institucioni përkatës e konfirmon mbështetjen e kandidatit për financim gjate kohës se specializimit.

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga shpallja publike.

Shpallja e plote.

Related Listings

13/08/2020
Mësimdhënës/e   Malisheva new
13/08/2020
Biblotekist/e   Drenas new
13/08/2020
Mësimdhënës/e (4)   Drenas new
13/08/2020