Konkurs për juristë të diplomuar – praktikantë

oda e avokateve te kosoves oak 150x150 1 e1603956855677
Oda e Avokatëve të Kosovës
Published
11/06/2021
Location
Pristina
Listing Type
Jobs  

Description

Konkurs për juristë të diplomuar – praktikantë në OAK

11.06.2021, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës mundëson praktikë 1 vjeçare (me pagesë) për 5 (pesë) juristë të Fakulteteve Juridike.

Kushtet:

Të jenë juristë të diplomuar sipas programit katër vjeçar ose t’i kenë përfunduar studimet master.

Dokumentet e nevojshme:

  • CV
  • Letër motivuese
  • Diploma e fakultetit juridik në Kosovë apo diplomën nga fakulteti juridik i ndonjë shteti tjetër e nostrifikuar nga Ministria e Arsimit në Republikën e Kosovës (Kopje e noterizuar)
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal)
  • Certifikata që nuk jeni në marrëdhënie pune (origjinal)

Gjatë praktikës praktikantët do të;

  • Angazhohen në përgatitjen e trajnimeve dhe seminareve të organizuara për avokatë dhe praktikant të avokatisë në kuadër të Qendres Trajnuese për Avokat;
  • Angazhohen në azhurnimin e shënimeve në bazën e të dhënave të OAK;
  • Angazhohen në Zyren për angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare;
  • Angazhohen në Zyrën e Financave;
  • Angazhohen në Zyrën e Prokurorit Disiplinor dhe në Zyrës Disiplinore;
  • Angazhohen në Zyrën për Komunikim
  • Marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të OAK dhe përkrahjen e administratës,
  • Marrin pjesë në seancat disiplinore;
  • Asistojnë në hartimin dhe përgatitjen e raporteve te aktiviteteve si dhe agjendat e ndryshme;
  • Përkrahin stafin e OAK-së në përgatitjen e shënimeve, raporteve, punëve administrative- juridike;
  • Ndihmojnë stafin e OAK-së në organizimin e takimeve, konferencave, trajnimeve, seminareve;
  • Ndihmojnë në kryerjen e detyrave tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e shpalljes së konkursit dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në zyret e OAK-së në Prishtinë Rr.Bedri Pejani nr.31, deri me datë 26 Qershor 2021 në ora 16:00, apo të skenuara në e-mail adresën: info@oak-ks.org

Do të kontaktohen vetëm juristët që do të ftohen për intervistim.

Full announcement

Related Listings

22/10/2021
Konsulent/e   Prizren
22/10/2021
Praktikantë (2)   Pristina
21/10/2021