Konkurs per bursa

lipjan
Municipality of Lipjan
Published
30/06/2020
Location
Lipjan
Listing Type

Description

Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së
Lipjanit 15 Nr. 670-19941 të datës 29.05.2020 dhe Vendimit të Kryetarit të Komunës 1Nr.670-
24576 të datës 22.06.2020 për caktimin e nurrit të bursave dhe shumës financiare për një
bursë për studentë për vitin akademik-shkollor 202072021, Drejtorati për Arsim i Komunës së Lipjanit shpallë:

KONKURS
PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTË TË KOMUNËS SË LIPJANIT

Komuna e Lipjanit ndanë 80 (tetëdhjetë) bursa për studentë të cilët studiojnë në
Universitetet publike të Republikës së Kosovës për vitin akademik 2020/2021. Vlera e bursës
është 500 € për vitin akademik.

Kushtet dhe kriteret:

1.Të drejtë për të aplikuar për bursë komunale kanë studentë të cilët i plotësojnë këto kushte:

  • Të jenë banorë rezident të Komunës së Lipjanit,
  • Të jenë të regjistruar në vitin akademik për të cilin ndahen bursat,
  • Të kenë çertifikaten e notave,
  • Të mos jenë shfrytzues të ndonjë burse tjetër për vitin e njejtë akademik,
  • Të mos jenë të punësuar.

2. Niveli i studimeve për të cilën ndahet bursa është themelore (bachelor), studentë aplikues
duhet të jenë të regjistruar së paku në vitin e dytë të studimeve.

3. Studentët do të vlerësohen me pikë nga Komisioni duke u bazuar në sukseset e arritura në
vitin paraprak në pajtim me kriteret e përcaktuar me dispozitate e Rregullores për ndarjen e
bursave për studentë të Komunës së Lipjanit 15 Nr. 670-19941 të datës 29.05.2020

Bursa për studentë të Universiteteve Publike të vendit për fakultetet:

1. Fakulteti i SHMN - Matematike
2. Fakulteti i Ndërtimtarisë
3. Fakutiteti i Arkitekturës
4. Fakulteti i Gjuhë Gjermane
5. Fakulteti Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike
6. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike
7. Fakulteti i Mjekësisë
8. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
9. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
10. Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore
11, Fakulteti Filozofik
12. Fakulteti i Edukimit: Programi fillor
13. Fakulteti SHMN
14, Fakulteti Filologjik
15. Fakulteti Juridik
16. Fakulteti Ekonomik

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

  • Ekstraktin e lindjes
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Çertifikata mbi vendbanimin
  • Deklaratën e bashkësisë familjare
  • Certifikatën e notave
  • ID e fakultetit
  • Konfirmimin e llogarisë bankare
  • Vërtetim nga fakulteti që nuk merrni bursë nga fakulteti

- Dokumentin zyrtar të lëshuar nga organi kompetent si dëshmi se është është fë
dëshmorit, invalidit , veteranit dhe martirit të luftës së UÇK, është person me aftësi të
kufizuara, në asistencë sociale si dhe dëshminë se nuk i ka prindërit në jetë.

- Aplikacioni merret në zyrën e pranimit te Komunës dhe dorëzohen ne ketë zyre në afat
prej 15 ditësh nga dita e publikimit.

Shënim:

  • Të gjitha dokumentacionet e kërkuara duhet të jenë origjinale
  • Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen

Shpallja e plote.

Related Listings

Pranues/e Malli   Pristina
08/08/2020
08/08/2020
08/08/2020
08/08/2020