Inxhinierë (2), Operatorë (2), Ujë instalues (5)

64x64 kru prishtina
KRU Prishtina SHA
Published
07/06/2021
Location
Pristina
Category
Listing Type
Jobs  

Description

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës të Republikës së Kosovës, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU „Prishtina“ sh.a. – Prishtinë, publikon:

KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e vendeve të lira të punës në Kompani

I. Dy (2) Inxhinier të Hidroteknikës

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Punon në kalkulimin e çmimeve për formimin e ofertave, konstaton në bazë të projektit dhe llojit të punëve numrinë e punëtorve, llojin e materialit dhe të veglave (komplentimin e tender dokumentit) ,
  • Pas koordinimit të punëve në zyrë, te palanifikimit dhe punimit te projektev sipas kerkesës se sherbimeve, obligohet te përcillen zhvillimet e punimeve edhe ne teren,
  • Përgadit tërë dokumentacionin teknik për kryerjen e punëve dhe të njejtin ia dërgonë shefit te sherbimit te projektimit,
  • Bashkpunon dhe koordinon punën me stafin inxhinierik ne hartimin e projekteve investive në fushën e Hidroteknikës,
  • Harton dhe korrigjon paramasat dhe parallogaritë për objekte që realizohen ne kuader te kompanise .

Kushtet :

Kandidatët duhet të kenë: - Fakultetin e Ndërtimtarisë - drejtimi hidroteknik, sistemi pesë vjeçar apo Master Shkencor (MSc), së paku 2 (dy) vite përvojë pune, ne menaxhim te projekteve (ndërtim të sistemeve të furnizimi me ujë dhe kanalizim), njohje të softuerëve profesionale, njohja e gjuhës angleze është me përparësi.

II. Dy (2) Operator-Monitorues të Sistemit në FPU

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Kryen monitorimin e sistemit visual nga SCADA sistemi, sipas kerkeses nga Udheheqesi i FPU-së kontrollon , monitoron me pompa dhe paisje tjera te dozimit.
  • Kryen dhe harmonizon punët në funksionimin normal të pajisjeve elektrike automatike dhe SCADA sistemit, pajisjeve për furnizim me energji elektrike të tensionit të lartë, të trafove të largpërçuesit si dhe është përgjegjës për mirëmbajtje të rregullt të
  • Kryen të gjitha punët në mirëmbajtje elektrike automatike dhe SCADA system duke perfshire edhe eleminiumin e defekteve ne
  • Siguron qe rrjeti i komunikimit te jete ne nivel te funksionimit mes paisjeve hardwerike nga marrja e sinjalit deri te paisjet PLC dhe SCADA dhe bene evitimin e defekte
  • Kontrollon dhe shqyrton Pajisjet 10 KV, Trafot, Largpërçuesin, gjatë intervenimit duhet ti ketë pajisjet mbrojtëse ne punë,
  • Kontrollon gjendjen e gypave dhe valvulave dhe të pjesëve tjera mekanike në galerinë e pompave dhe

Kushtet :

Kandidati duhet të këtë: - Përgatitjen Universitare, nj՞rin nga drejtimet: automatikë, mekatronikë, elektronikë, - së paku 1 (një) vit përvojë pune, - njohuri në sisteme monitorimi, operimi, sisteme elektrike, sisteme automatike SCADA.

III. Pesë (5) Ujë-Instalues për zonën e veprimit të Kompanisë,

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Mirëmban, menjanon prishjet dhe ndërron rrjetin e ujësjellësit, në qytet dhe në lagjët periferike,
  • Kryen të gjitha llojet e kyçjeve në rrjet si edhe montimin e profileve të ujëmatësave,
  • Punon në montimin e të gjitha dimenzioneve dhe profileve të ujësjellësit si edhe pjesëve  fazonike dhe të gjitha llojeve të lidhjeve,
  • Është i obliguar që të njohë rrjetin e ujësjellësit e sidomos vendin ku gjendet armatura,

Kushtet :

Kandidatët duhet të kenë: - Përgatitjen e mesme teknike, drejtimi instalues i ujit apo trajnime profesionale dhe certifikime shtese ne fushen e Hidro Instalimeve, - së paku 1 (një) vite përvojë pune, - njohuri në sisteme te instalimeve te ujit, - patentin për shofer kategoria “B”, përparësi do të kenë kandidatët e  certifikuar në sisteme të ujësjellësit, saldime apo fusha tjera relevante.

Vendet e Punës: Zonë e veprimit të Kompanisë.

Pagat: Në pajtim me politikën e kompensimit  të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.

Kohëzgjatja e kontratave: Për kohë të pacaktuar .

Orari i punës: I plotë.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për këto pozita:

  • diploma e përgaditjës shkollore -universitare;
  • kopja e letërnjoftimit;
  • çërtifikata e lindjes;
  • vërtetimi i përvojës së punës.
  • patentin për shofer kategoria “B”(aty ku është kërkuar)
  • çërtifikata që nuk është nën hetime më e re se 6 muaj;

Procedura për aplikim: Aplikacioni merret në Kompani ose në web-faqën e Kompanisë, të njëjtit i bashkëngjiten fotokopjet e dokumenteve personale dhe dokumentacioni tjetër të kërkuar sipas Konkursit dhe   dërgohen në adresën KRU „Prishtina“ sh.a. në Prishtinë, Rr. „Hazir Shala“ nr.4 në zyrën nr. 44,  më së voni deri me datën 14.06.2021 në ora 16.00.

Remarks: Kërkesat e kandidatëve me dokumente të pakompletuara do të refuzohen, ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim. Dokumentacioni i dorëzuar përmes postës pranohen brenda afatit prej 72 orësh pas mbylljës se konkursit.

Dokumentacioni pranohet në kopje dhe nuk u kthehet kandidatëve.

Full announcement